LIVE UPDATES
Ekonomi

“Open Banking”- Guvernatori Gent Sejko: Faturat dhe gjobat do të paguhen nga celulari

Gent Sejko, gjatë fjalës së tij në forumin “Dixhitalizimi kundrejt parasë fizike”, ilustroi rritjen e fortë të pagesave elektronike në dekadën e fundit.

14 Qershor 2022, 11:58 Nga k.m.
“Open Banking”- Guvernatori Gent Sejko: Faturat dhe gjobat do
Gent Sejko

Sektori bankar ka hedhur hapa të shpejtë në drejtim rë dixhitalizimit të pagesave, por avancimi i mëtejshëm kërkon edhe ndërhyrje të domosdoshme ligjore, rregullatore dhe teknike. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë fjalës së tij në forumin “Dixhitalizimi kundrejt parasë fizike”, ilustroi rritjen e fortë të pagesave elektronike në dekadën e fundit.

“Në vitin 2012, rreth 96% e transfertave incioheshin në letër në sportelet e bankave, ndërkohë që sot rreth 50% e transfertave procesohen në distancë. Nëse në llogaritje përfshijmë dhe pagesat me kartë, rezulton se 79% e pagesave dhe transfertave kryhen në distancë dhe vetëm 21% në degët e bankave. Në këtë këndvështrim, vlerësoj se bankat mbeten të angazhuara për të akomoduar edhe nevojat e platformës e-Albania, si në kushtet ekzistuese, ashtu edhe pas krijimit të “open banking”.

Harmonizimi dhe koordinimi kësaj platforme dhe atyre të sistemit bankar, si dhe dhënia e prioritetit zhvillimeve të nevojshme që kërkohen në lidhje me to, do të sjellë jo vetëm një lehtësim dhe ndërveprim më efikas, por dhe shtim të sinergjisë midis të gjitha palëve të përfshira në këto procese,”-tha Sejko.

Ai vendosi në dukje se dixhitalizimi i mëtejshëm dhe ofrimi i shërbimeve si hapja e llogarisë apo nënshkrimi në distancë kërkojnë mbështetjen e institucioneve publike, me ndryshimin e bazës ligjore dhe nënligjore, si edhe me ngritjen e një depozitari të të dhënave biometrike.

“Me rëndësi mbetet edhe kapërcimi i çdo problematike të identifikuar gjatë gjithë këtyre viteve nga zbatimi i inovacioneve të përmendura më parë. Një theks i veçantë duhet vendosur mbi problematikat e hasura nga hapja e llogarive dhe nënshkrimi i kontratave në distancë, të cilat janë parakusht i nevojshëm për digjitalizimin e shërbimeve.

Pavarësisht parashikimeve ligjore e rregullative në lidhje me këto çështje, zbatimi në praktikë ka dëshmuar se mbart problematika të karakterit teknik. Për këtë qëllim, do të inkurajonim bashkëpunimin e gjithë institucioneve dhe aktorëve të tregut për të tejkaluar problematikat që mund të lindin në lidhje me: parandalimin e pastrimit të parave; nënshkrimin elektronik; lidhjen e kontratave në distancë; promovimin e përdorimit të dokumenteve elektronike dhe informacioneve të nevojshme gjatë aplikimeve të qytetarëve pranë bankave.

Të gjitha këto do të lehtësonin më tej digjitalizimin, jo vetëm të pagesave, por dhe të shërbimeve të tjera, si huadhënia dhe investimet, duke kontribuuar ndjeshëm në objektivin e përbashkët të formalizimit dhe rritjes së qëndrueshme të ekonomisë.

Krijimi i një “depozitari qendror” të të dhënave biometrike të popullsisë, të cilat mund të përdoren si elemente sigurie në komunikimin edhe autentifikimin në distancë, është një zhvillim mjaft pozitiv për digjitalizimin e shërbimeve bankare.

Për më tepër, zhvillimi i nënshkrimit elektronik dhe përmirësimi i legjislacionit për nënshkrimin e kontratave në distancë është gjithashtu një masë mbështetëse në këtë drejtim,”-tha ai.

Sejko shtoi se është e nevojshme të shihen dhe të vlerësohen mundësitë e zhvillimeve infrastrukturore të parashikuara në strategji, të cilat do të sjellin një efikasitet të shtuar në procesimin e pagesave dhe transfertave, si Instant Payments apo SWITCH-i kombëtar.

Ai mbështeti kërkesat e sektorit bankar për masa shtesë ndaj përdorimit të parasë cash. Sipas tij, duke hulumtuar eksperiencat e fqinjëve tanë dhe më gjerë, mund të identifikohen masa të tjera shtesë, të cilat do të nxisin formalizimin e ekonomisë dhe reduktimin e përdorimit të parasë fizike./Monitor

open banking gent sejko

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet