LIVE UPDATES
Ekonomi

Normat e interesit, në dilemën mes inflacionit dhe kursit të këmbimit

Megjithëse ulja e normave të interesit ka nisur, drejtuesit e bankave qendrore vazhdojnë të ndajnë shqetësimin se kjo ulje duhet të jetë e kujdesshme dhe se inflacioni mund të rezervojë përsëri “surpriza” të hidhura. Dilemat e uljes së normave të interesit kanë përfshirë tashmë edhe Shqipërinë. Në muajin korrik, Banka e Shqipërisë ndoqi Bankën Qendrore Europiane dhe uli normën bazë për herë të parë që nga viti 2020. Megjithëse ulja e normave të interesit ka nisur, drejtuesit e bankave qendrore vazhdojnë të ndajnë shqetësimin se kjo ulje duhet të jetë e kujdesshme dhe se inflacioni mund të rezervojë përsëri “surpriza” të hidhura.

21 Shtator 2024, 08:11 Nga I.A
Normat e interesit, në dilemën mes inflacionit dhe kursit të
Foto Ilustruese

TIRANË- Së fundmi, për herë të dytë gjatë këtij viti, Banka Qendrore Europiane uli normat e interesit, në përpjekje për të nxjerrë nga plogështia rritjen e ekonomisë së Eurozonës. Një lëvizje të ngjashme pritet të ndërmarrë këtë javë edhe Rezerva Federale, duke ulur normat e interesit për herë të parë, pas një cikli shtrëngues dyvjeçar.

Megjithëse ulja e normave të interesit ka nisur, drejtuesit e bankave qendrore vazhdojnë të ndajnë shqetësimin se kjo ulje duhet të jetë e kujdesshme dhe se inflacioni mund të rezervojë përsëri “surpriza” të hidhura. Dilemat e uljes së normave të interesit kanë përfshirë tashmë edhe Shqipërinë. Në muajin korrik, Banka e Shqipërisë ndoqi Bankën Qendrore Europiane dhe uli normën bazë për herë të parë që nga viti 2020.

Vlerat aktuale të inflacionit në Shqipëri justifikojnë një lehtësim të mëtejshëm. Në muajin gusht, inflacioni zbriti në 2%, në nivelin më të ulët të tre viteve të fundit dhe poshtë objektivit prej 3% të Bankës Qendrore. Megjithatë, inflacioni bazë ngelet pak më i lartë dhe shënoi një rritje të lehtë në muajt e verës, në nivelin 2.4%.

Inflacioni bazë në përgjithësi konsiderohet si një barometër më i besueshëm i presioneve inflacioniste, sepse e zhvesh rritjen e çmimeve nga ndikimi i produkteve që për nga natyra kanë luhatshmëri të lartë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, presionet e brendshme inflacioniste, të lidhura sidomos me rritjen e kostos së punës (por ndoshta edhe me mbiçmimin e Lekut, veçanërisht në sektorët e lidhur me turizmin) ngelen shqetësuese.

Nga 2.1% që ishte inflacioni mesatar për tremujorin e dytë të këtij viti, 1.9 pikë përqindje (mbi 90% e inflacionit total) ishte kontributi i inflacionit të brendshëm.

Megjithatë, ndryshe nga sa po ndodh në Eurozonë, ecuria e aktivitetit ekonomik në Shqipëri duket më e mirë.

Ekonomia u rrit me 3.6% në tremujorin e parë, papunësia është pranë niveleve minimale historike, ndërsa pagat vazhdojnë të rriten (edhe falë shtysës nga sektori publik), megjithëse tremujori i parë i këtij viti solli ngadalësim të ndjeshëm.

Një faktor tjetër që mund të diktojë një qëndrim më të kujdesshëm është rritja e shpejtë e kreditimit.

Të dhënat tregojnë se rritja e portofolit të kredisë për ekonominë është në nivelet më të larta që prej vitit 2008. Veçanërisht kredia për pasuri të paluajtshme po shfaq një rritje shumë të lartë, që për segmentin e biznesit arrin në më shumë se 30%.

Banka e Shqipërisë e shprehu qartë shqetësimin për rritjen e shpejtë të kredisë në deklaratën e fundit të stabilitetit financiar, madje që në muajin qershor reagoi duke vendosur për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit.

Një ulje e mëtejshme e normës bazë, në këtë situatë, mund të krijojë terren për rritje të mëtejshme të kreditimit, pavarësisht masave paralele prudenciale.

Në teori, ulja e normave të interesit të Lekut, që sidoqoftë janë ende më të ulëta në raport me Euron, do të ulë edhe kthimet nga produktet e kursimit dhe investimit në lekë, ndaj nuk jep incentiva për uljen e euroizimit të ekonomisë, një nga objektivat madhorë të Bankës së Shqipërisë në vitet e fundit.

Ndoshta një faktor teorik në favor të uljes së normave të interesit për Lekun mund të jetë kursi i këmbimit.

Kursi mes Euros dhe Lekut ndodhet në nivelet më të ulëta historike, nivele që kanë vendosur në sprovë sektorët eksportues të ekonomisë, ndërsa kanë ulur vlerën e kursimeve të shqiptarëve, që në pjesën më të madhe mbahen në Euro.

Banka e Shqipërisë, gjatë verës, u përpoq të mos lejonte rënien e kursit të Euros poshtë kufirit të 100 lekëve, megjithatë edhe ky kufi u thye pas muajit gusht.

Megjithatë, në rastin e Shqipërisë, ndryshimi në normat e interesit nuk duket të ketë luajtur  rol përcaktues në tendencat e kursit të këmbimit. Leku ka vijuar të forcohet edhe pas vitit 2023, pavarësisht se normat e interesit të Euros kanë qenë më të larta.

Në mbledhjen e ardhshme të muajit tetor, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë duhet të vendosë në balancë këta faktorë për të vendosur nëse është e udhës të vijohet me uljen e normave të interesit.

Por tashmë po bëhet më e dukshme nevoja për të rritur në vendimmarrje peshën e ecurisë së kursit të këmbimit, më saktë të dobësimit të Euros. Teoria ekonomike dhe historia ekonomike e mjaft vendeve në zhvillim jep plot mësime për mosdobishmërinë e forcimit të vijueshëm të monedhës së vendit dhe nevojës së balancimit të disa objektivave./Monitor.al

banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë