Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ministria e Financave, në një rishikim të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike, vlerësoi se mungesa e burimeve njerëzore ishte bërë pengesë për arritjet në pikat kyçe politikës fiskale, që nga hartimi i planeve dhe projekteve deri te realizimi i treguesve.

Mungesa e ekspertëve dhe specialistëve të aftë po shndërrohet në një rrezik kryesor për disa funksione themelore të Administratës Publike.
Ministria e Financave, në një rishikim të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike, vlerësoi se mungesa e burimeve njerëzore ishte bërë pengesë për arritjet në pikat kyçe politikës fiskale, që nga hartimi i planeve dhe projekteve deri te realizimi i treguesve.
“Për sa u përket rregullave fiskale, sfida kryesore lidhet me trajnimin e stafit të sektorit për analiza dhe statistika.
Për të kapërcyer këtë problem, ata po planifikojnë të ndjekin trajnimet e organizuara nga ASPA për zonën e tyre. Në lidhje me zhvillimin e politikave dhe qeverisjes strategjike, risku kryesor i materializuar ishte mungesa e stafit.
Për ta zbutur këtë risk, gjatë vitit 2022 janë hapur procedurat e rekrutimit. Procedurat e reja të rekrutimit do të vazhdojnë edhe në vitin 2023” raportoi Ministria e Financave në dokumentin e Monitorimit.
Mungesa e stafit dhe ekspertëve është shqetësim madhor pothuajse në të gjitha funksionet.
Në lidhje me planifikimin dhe mbikëqyrjen e investimeve publike, janë identifikuar risqet e brendshme proceset operacionale; proceset financiare dhe disbursimet e fondit; sistemet e TI-së; Burimet njerëzore (stafi, përgjegjësitë, bashkëpunimi), etika dhe sjellja institucionale (mashtrimi i konfliktit të interesit); harmonizimi ligjor, rregulloret; metodat dhe kanalet e komunikimit, informacioni cilësor dhe në kohë si edhe faktorët e jashtëm të riskut që lidhen me pasojat e Covid-19.
Për sa i përket kadastrës fiskale të pronave, gjatë vitit 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, është përballur më së shumti me riskun e sistemit te TI-së. Sistemi i TI-së i Kadastrës Fiskale u pezullua për shkak të sulmit kibernetik. Qasja ishte e kufizuar dhe bashkitë nuk e përdorën dot sistemin.
Për sa i përket zgjerimit të përdorimit të sistemit online të thesarit gjatë vitit 2022 u materializuan rreziqe të brendshme si: proceset financiare dhe disbursimet e fondeve, burimet njerëzore, etika dhe sjellja institucionale, si dhe sistemi IT, raportoi Ministria e Financave
Në lidhje me kontrollet e angazhimeve shumëvjeçare dhe detyrimet, u materializuan risqe të brendshme si Strategjia, planifikimi i politikave dhe Burimet Njerëzore (stafi, përgjegjësitë dhe bashkëpunimi).
Financat vënë në dukje gjithashtu se për sa i përket Kontabilitetit dhe Përmirësimit të Menaxhimit të Aktiveve, u materializuan risqet e brendshme dhe të jashtme, të tilla si Burimet Njerëzore (stafi, përgjegjësitë, bashkëpunimi), Organizimi i brendshëm (menaxhimi, rolet dhe përgjegjësitë), harmonizimi ligjor etj.
Referuar menaxhimit financiar dhe kontrollit në të gjitha institucionet publike, disa risqe që lidhen me Burimet Njerëzore, organizimin e brendshëm dhe sistemet e TI-së ndikuan në arritjen e rezultateve./MONITOR
Eksportuesit shqiptarë kanë nxjerrë një bilanc të parë të humbjeve nga zhvlerësimi i Euros në kursin e këmbi...
Industria përpunuese, sektori i tregtisë dhe turizmit janë ofruesit më të mëdhenj të vendeve të lira të punë...
Problematika e mprehtë e fuqisë punëtore në të gjithë sektorët e ekonomisë po dëmton shumë edhe biznesin e p...
Rritja e deritanishme e kredive me probleme është e vogël dhe larg projeksioneve që nxiti inflacioni i lartë dhe zgjerimi i shpejt&eu...
Turizmi është, pa dyshim, sektori që po shënon ecurinë më të mirë këtë vit. Vetëm në korrik hyn&eu...
foto ilustruese TIRANË- Projektligji i propozuar nga qeveria duket se përjashton plotësisht nga skema e sigurimit të detyruesh&eum...
Foto ilustruese Qyteti Studenti bëhet gati të presë studentët për vitin e ri akademik. Të hënën nisin regjis...
Foto ilustruese Shoqatat e eksportuesve i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë marrjen e masave pë...
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut këtë javë pati një tendencë në rënie, pas rritjes së fortë të jav&...
Foto ilustruese Pesë banka në Kosovë, prej tyre tre me rëndësi sistemike, kanë treguar se ka pasur rritje të kërkes...