Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Ankandi i javës së ardhshme do të jetë rihapje e ankandit fillestar që u bë për emetimin e datës 20 gusht të këtij viti.

TIRANË- Ministria e Financave do të rihapë javën e ardhshme ankandin e obligacioneve me maturim 15-vjeçar. Shuma e ofruar për investitorët do të jetë 1.5 miliardë lekë. Ankandi i javës së ardhshme do të jetë rihapje e ankandit fillestar që u bë për emetimin e datës 20 gusht të këtij viti. Në atë rast, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve u rrit ndjeshëm në 5.95%, nga 5.57% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, i zhvilluar në muajin maj.
Megjithëse yield-et u rritën, kërkesa e investitorëve edhe në ankandin e fundit rezultoi e kënaqshme. Nga 2 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, shuma totale e kërkesave të paraqitura nga investitorët arriti në 2.44 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi ta rrisë vlerën e emetimit në 2.3 miliardë lekë dhe kjo vlerësohet të ketë ndikuar në rritjen e ndjeshme të yield-it dhe kuponit të obligacioneve.
Duke filluar nga tremujori i tretë i këtij viti, yield-et e obligacioneve afatgjata i janë kthyer rritjes, pasi kishin zbritur në nivelet minimale historike në gjysmën e parë të këtij viti.
Në muajin shtator, edhe yield-et e obligacioneve 20-vjeçare u rritën për të dytin ankand radhazi. Yield-i uniform i pranuar i këtyre instrumenteve u rrit në 6.88%, nga 6.5% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm të këtyre instrumenteve, në muajin qershor.
Edhe yield-i i obligacioneve 10-vjeçare u rrit për të dytin ankand radhazi në muajin tetor. Obligacionet 10 vjeçare u emetuan me një yield uniform dhe kupon prej 5.25%, nga 5.05% që kishte qenë yield-i në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve.
Rritja e yield-it të obligacioneve afatgjata është një zhvillim pozitiv për investitorët e interesuar për këtë segment të tregut, sidomos për fondet private të pensionit, që i investojnë asetet e tyre në masën dërrmuese në instrumente me afate të gjata maturimi, për të maksimalizuar kthimet.
Në strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit, 2025-2029, Ministria e Financave synon të rrisë më tej peshën e instrumenteve afatgjata në strukturën e borxhit të brendshëm, me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit.
Në këtë dokument, vlerësohet si i nevojshëm vazhdimi i masave të ndërmarra për reduktimin e mëtejshëm të ekspozimit ndaj këtij risku, duke pasur si objektiv rritjen e përqendrimit të titujve afatmesëm dhe afatgjatë në portofolin e borxhit të brendshëm, nëpërmjet uljes graduale të financimit me tituj afatshkurtër, gjithmonë në linjë me hapësirat që mundëson tregu vendas.
Gjithashtu, një rritje e peshës së instrumenteve afatgjatë krijon më shumë hapësira për zhvillimin e tregut dytësor të titujve. Me gjithë përpjekjet e Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë për t’i dhënë zhvillim tregut dytësor, nëpërmjet projektit të titujve referencë, volumet e tregtimit në këtë segment ngelen ende modeste.
Individët apo subjektet e interesuara për të investuar mund të marrin pjesë në ankandet e obligacioneve nëpërmjet bankave tregtare të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si shoqëri komisionere për investimin në tituj. Bankat e licencuara për këtë shërbim janë ABI Bank, BKT, Credins Bank, Fibank, Intesa Sanpaolo Bank, OTP Bank, Raiffeisen Bank, Tirana Bank dhe Union Bank. Shuma minimale e pjesëmarrjes në ankandet e obligacioneve është 300 mijë lekë./Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe shtesa në Rinas pritet të ketë vijim të pun...
Foto Ilustruese Ecuria më e stabilizuar e kursit të këmbimit e përmirësoi rezultatin financiar të Bankës së Shqip&e...
Rritja e vendeve të punës me aftësi të larta në Shqipëri ka qenë më e ngadaltë dhe më e dobët se në...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare pritet të çojë pagën minimale në 60 mijë lekë në muaj deri në...
foto ilustruese TIRANË- Pagesat për kontratat koncesionare, disa prej të cilave janë debatuar si raste madhore korrupsioni, u financua...
Banka e Shqipërisë TIRANË- Banka e Shqipërisë vendosi në mbledhjen e sotme të mbajë të pandryshuar normën...
Guvernatori, Gent Sejko TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një konferencë për sht...
Foto ilustruese TIRANA- Në projektbuxhetin e vitit 2026, shumica e institucioneve të drejtësisë parashikohen të kenë rritje t...
Foto ilustruese TIRANA- Në projektbuxhetin e vitit 2026, fondet më të larta i janë akorduar Ministrisë së Shëndetës...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria ka vendosur që nga 1 janari 2026 të hyjë në fuqi rritja e pagës minimale nga 40 mijë lekë...