LIVE UPDATES
Ekonomi

9-mujori, pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro

Sipas Ministrisë së Financave, muaji shtator ka shënuar nivelin më të lartë të pagesave me 2.14 miliardë lekë, ose 22.3% të totalit të nëntëmujorit, ku pjesën më të madhe e zë kontrata për “Rrugën e Arbrit” me rreth 1 miliard lekë, që përbën 47.1% të totalit të pagesave të atij muaji.

6 Nëntor 2025, 07:23 Nga E. D
9-mujori, pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100
foto ilustruese

TIRANË- Pagesat për kontratat koncesionare, disa prej të cilave janë debatuar si raste madhore korrupsioni, u financuan gjatë 9-mujorit 2025 me 9.61 miliardë lekë, (rreth 100 milionë euro) ose sa 69% e planit vjetor.

Sipas Ministrisë së Financave, muaji shtator ka shënuar nivelin më të lartë të pagesave me 2.14 miliardë lekë, ose 22.3% të totalit të nëntëmujorit, ku pjesën më të madhe e zë kontrata për “Rrugën e Arbrit” me rreth 1 miliard lekë, që përbën 47.1% të totalit të pagesave të atij muaji. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, pagesat e nëntëmujorit 2025 janë rritur me 289.5 milionë lekë, ose 3.1% më shumë.

Rritja i atribuohet kryesisht dy kontratave infrastrukturore të mëdha Autostrada Milot–Morinë, me pagesa 277.8 milionë lekë më të larta se në 9-mujorin 2024 dhe Rruga Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës), me 171.9 milionë lekë më shumë se një vit më parë. Sipas Ministrisë së Financave, kjo rritje lidhet me zbatimin e skedulit të pagesave të përcaktuara në modelet financiare të kontratave koncesionare përkatëse.

Nga ana tjetër, për disa kontrata PPP është vërejtur rënie e pagesave krahasuar me vitin e kaluar. Një prej tyre është projekti për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë, që përfshin ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve shkollore në zonat “Tirana 1” dhe “Tirana 4”.

Pagesat për këtë kontratë gjatë 9-mujorit 2025 kanë qenë 347.8 milionë lekë më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit 2024, çka lidhet me ritmin e zbatimit të planit të pagesave, megjithëse në terma vjetorë shuma e planifikuar për 2025 mbetet afërsisht në të njëjtin nivel me atë të vitit 2024.

Për të gjithë vitin 2025 fondet buxhetore të planifikuara për mbështetjen e kontratave koncesionare dhe partneriteteve publike–private (PPP) arrijnë në 13.93 miliardë lekë, sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet kontraktore përkatëse. Nga kjo shumë, 8.34 miliardë lekë janë shpenzime korrente dhe 5.59 miliardë lekë për investime. Krahasuar me pagesat faktike të vitit 2024, që ishin 13.29 miliardë lekë, plani i vitit 2025 rezulton 4.77% më i lartë, ose rreth 634.6 milionë lekë më shumë./MONITOR

ppp

Sondazh

Poll
Ekonomi 2 Nëntor 2025, 07:22 E.d

Më e madhja e të gjitha kohërave

Foto ilustruse Partia Komuniste në pushtet në Kinë mbajti së fundmi një takim të madh për të shqyrtuar planin e ri ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet