LIVE UPDATES
Ekonomi

Çmimet e energjisë kanë rënë ndjeshëm, por TEC-et lundrues drejt vënies në punë, KESH hap tenderin për blerjen e 4000 tonëve naftë

Referuar aneksit 3 që shoqëron procedurën bëhet me dije se sasia e prokuruar do të jetë 4000 tonë metrikë

2 Shkurt 2024, 07:23 Nga N.F
Çmimet e energjisë kanë rënë ndjeshëm, por
Foto ilustruese

TIRANË- Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) duket se po shkon drejt vënies në punë të dy TEC-ve termikë lundrues të cilët prej një viti e gjysmë ndodhen në Triport të Vlorës. Një njoftim i fundit në faqen e KESH ka bërë të ditur çeljen e procedurës “Furnizimi në vend me lëndë djegëse i Termocentraleve Lundruese, Tripot, Vlorë” ku operatorët e interesuar duhet të paraqesin ofertat e tyre për lëndën djegëse jo më vonë se data 9 shkurt 2024.

Referuar aneksit 3 që shoqëron procedurën bëhet me dije se sasia e prokuruar do të jetë 4000 tonë metrikë. Kjo sasi sipas dokumentit do të ketë një disponueshmëri dorëzimi 3 muaj nga data e dorëzimit të ngarkesës së parë. Sipas një parashikimi në këtë aneks ngarkesa e parë e dorëzuar do të jetë rreth 1200 tonë metrikë në ditën e parë, në 1000 tonë metrikë në ditën e 21 dhe 1800 tonë metrikë në ditën e 42.

“Dorëzimi maksimal ditor – Për rakordim me operuesin / gatishmëri 24 orë

Dorëzimi maksimal ne vend; -2 autobote 40 tonësh njëkohësisht, 7m3 /ore

Shënim: Skedulit të mësipërm është paraqitur për reference orientuese, si rasti më optimal i mundshëm. Afati kontraktual i dorëzimit do të jetë “Periudha e disponueshmërisë së dorëzimit’ (3 muaj nga data e dorëzimit të Ngarkesës-I” thuhet në sqarimin e KESH.

Tek kriteret e kualifikimit përcaktohet se dita e parë e dorëzimit do të negociohet dhe përcaktohet në kontratë por jo më vonë se java e parë e muajit mars. Në termat e referencës së procedurës KESH përcakton kushtet që duhet të përmbushë lënda djegëse e cila do të përdoret për gjeneruesit termikë.

“Për qëllime të funksionimit, këto asete termike kanë nevojën e furnizimit me lëndë djegëse të llojit HFO, përcaktuar në bazë të specifikimeve teknike dhe në referencë të ISO 8217, si ISO RME, me përmbajtje të squfurit jo më të madhe se 0.5%, si dhe sasi të vogla të lëndës djegëse hidrokarbure LFO” thuhet në dokument.

Të njëjtat specifikojnë se në fazën kur asetet lundruese janë vendosur në vendin përfundimtar ku janë ankoruar me tokën dhe kanë përfunduar proceset instalatore për trupëzimin e tyre me infrastrukturën energjitike të vendit, nga ana e shoqërisë bëhet e nevojshme furnizimi e këtyre aseteve gjeneruese me lëndën djegëse të nevojshme gjatë fazës së komisionimit të tyre. Për këtë arsye, nga ana e shoqërisë evidentohet se për qëllime të furnizimit, nevoja për shërbimin që do të prokurohet është si më poshtë: Furnizimi në vend me lëndë djegëse i asetit.

“Asetet lundruese kanë kapacitete të menaxhimit dhe ruajtjes së lëndës djegëse në një total prej rreth 1,000 (një mijë) ton lëndë djegëse. Konsumi i parashikuar i lëndës djegëse për 1 MWh është rreth 229 Kg që do të thotë se, në rastin e shfrytëzimit me kapacitet të plotë të impiantit, nevoja për furnizim është rreth 500 ton lëndë djegëse në ditë, pasi sasia prej rreth 500 ton të tjera do të shërbejë si rezervë kontigjence për garantimin e vijueshmërisë së prodhimit. Në kuadër të kësaj procedure, furnizimi me lëndë djegëse është parashikuar në përputhje me nevojën e furnizimit për periudhën e komisionimit dhe testimit te asetit termik lundrues” thuhet në termat e KESH.

Çmimet në bursa bien në rreth 100 euro/MW, nga 290 euuro/Mw kur u morën TEC-et

Asetet gjeneruese termike u morën si një masë në vitin 2022 në kushtet e krizës së energjisë. Procedura u shpall në fund të vitit 2021 por vetëm në muajin Prill 2022, u nënshkrua mes palëve (Exelerate dhe Renco & KESH sh.a) . Në muajin Shtator 2022, në zonën e Triportit, pranë Petroliferas, u vendosën asetet lundruese.

Këto asete nuk janë vendosur asnjëherë në punë ndërkohë që kostoja e 1 MW energji të prodhuar në fillim të vitit 2023 llogaritej mbi 290 euro. Kjo kosto është dukshëm më e lartë se kostoja që sot energjia mund të blihet në bursë ku çmimet edhe pse nuk kanë kaluar në nivelin e parakrizës janë ulur ndjeshëm, duke u tregtuar mesatarisht me 100 euro.

Marrë nga Monitor

nafte kesh tec

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet