6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Marrëveshja e mëparshme përfundonte në janar të vitit 2024, ndërsa pas përtëritjes ajo do të jetë e vlefshme deri në janar 2025.
TIRANË- Banka e Shqipërisë njoftoi të martën zgjatjen edhe me një vit tjetër të marrëveshjes së saj të likuiditetit me Bankën Qendrore Europiane (ECB). Marrëveshja e mëparshme përfundonte në janar të vitit 2024, ndërsa pas përtëritjes ajo do të jetë e vlefshme deri në janar 2025. Linja e kredisë në fjalë u miratua për herë të parë në vitin 2020, pas shpërthimit të pandemisë dhe kishte si qëllim sigurimin e likuiditetit në Euro për institucionet financiare të vendit, nëpërmjet bankës qendrore.
Pavarësisht se deri tani kjo marrëveshje huaje e kolateralizuar (REPO) nuk ka qenë e nevojshme të përdoret, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument rezervë mbetet mbështetës për stabilitetin monetar dhe financiar të Shqipërisë, në kuadër të pasigurive të shtuara, që vijnë nga vazhdimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, dhe rreziqet e tyre potenciale për ekonominë globale dhe tregjet financiare.
Marrëveshje parashikon që Banka e Shqipërisë të mund të sigurojë financime për nevoja likuiditeti nga BQE deri në vlerën e 400 milionë eurove, në këmbim të një kolaterali të përshtatshëm në Euro. Kolaterale të këtij lloji zakonisht janë titujt e borxhit të qeverive apo institucioneve me vlerësim sovran sipër një niveli të caktuar, të pranuar nga BQE-ja.
Banka e Shqipërisë disponon sasi të konsiderueshme të instrumenteve të tilla, si pjesë e portofolit të rezervës valutore. Deri para vitit 2020, Banka e Shqipërisë dhe bankat e tjera të rajonit nuk kishin në dispozicion mekanizma të sigurimit të likuiditetit nga BQE-ja dhe instrumenti EUREP ishte i pari i këtij lloji.
Marrë nga Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Informaliteti në tregun shqiptar të punës është i përhapur, por pjesa më e madhe e tij &eum...
foto ilustruese TIRANË- Tregu financiar nuk po arrin arritur t’i përgjigjet plotësisht kërkesës së lartë të q...
foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri gjenden më shumë makina të vjetra sesa në çdo vend tjetër të Europ&...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria parashikon të vendosë një nivel minimal shfrytëzimi për hotelet në periudha të ndry...
TIRANË-Për të përfituar pension të plotë pleqërie në vitin 2023 duheshin 37.5 vite pune me sigurime të paguara, p...
foto ilustruese TIRANË- Në të gjitha vendet e Europës Juglindore e Ballkanit Perëndimor, kënaqësia për të jetu...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni demografik. Deri në vitin 2070, pesha e të moshuarve pritet t&eum...
foto ilustruese TIRANË- Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (255,7 mln euro) produkte farmaceutike, por vet&e...
foto ilustruese TIRANË- Rënia e Euros, rritja e pagës minimale, kërkesa e dobët nga jashtë po çojnë në falim...
foto ilustruese TIRANË- Në sektorin call center vijon tkurrja e numrit të të punësuarve, për shkak të emigracionit dhe u...