LIVE UPDATES
Ekonomi

Treguesi i besimit në ekonomi e nis me rënie vitin 2024

Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e TNE-së këtë muaj u ndikua kryesisht nga rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe të shërbimeve.

2 Shkurt 2024, 07:05 Nga N.F
Treguesi i besimit në ekonomi e nis me rënie vitin 2024
Foto ilustruese

TIRANË- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 1.8 pikë në muajin janar. Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e TNE-së këtë muaj u ndikua kryesisht nga rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe të shërbimeve. Në një masë më të vogël ndikoi edhe rënia e besimit konsumator. Nga ana tjetër, besimi në sektorët e industrisë dhe të tregtisë shënuan rritje në muajin janar.

Megjithatë, niveli aktual i TNE-së qëndron 7.6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Treguesi i besimit në ndërtim ra me 8.6 pikë përqindje në janar. Rënia u përcaktua kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues. Vlerësimi për nivelin e porosive regjistroi rënie, por në masë më të ulët. Gjithashtu, pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rënie. Megjithatë, niveli i tij vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike, me rreth 18 pikë.

Treguesi i besimit në shërbime ra me 5.2 pikë përqindje në janar. Në rënie kontribuuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, si edhe për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për kërkesën, nivelin e punësimit dhe ecurinë e çmimeve në të ardhmen vlerësohen në rënie nga këto biznese. Niveli i treguesit aktualisht qëndron 8.1 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 4 pikë përqindje në muajin janar. Niveli i këtij treguesi qëndron aktualisht 9 pikë përqindje mbi mesataren historike. Bizneset e industrisë u shprehën më optimiste lidhur me kontratat porositëse nga eksportet dhe gjendjen e prodhimit industrial aktual. Pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen regjistruan një rritje të lehtë. Pritjet për çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen janë vlerësuar me rënie këtë muaj.

Treguesi i besimit në tregti u rrit me 4.9 pikë përqindje në muajin janar. Në rritjen mujore ndikoi kryesisht vlerësimi më optimist i bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet për punësimin në të ardhmen regjistruan gjithashtu rritje të lehtë. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rënie. Aktualisht, niveli i treguesit qëndron rreth 12 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Treguesi i besimit konsumator regjistroi një rënie të lehtë me 0.9 pikë përqindje në muajin janar, duke zbritur afër nivelit të mesatares historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie situatën e tyre financiare dhe situatën ekonomike të vendit në të ardhmen. Nga ana tjetër, vlerësimi i tyre për blerjet në shuma të mëdha u rrit lehtë në muajin janar.

Marrë nga Monitor

 

banka e shqiperise tne ekonomi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje