LIVE UPDATES
Ekonomi

Mëshirë për menaxherin modern: i rraskapitur, i hutuar dhe i mbingarkuar

Megjithatë, gjendja e tyre e tanishme duhet shqyrtuar dhe madje, meriton njëfarë dhembshurie. Kërkesat ndaj menaxherëve janë rritur në të gjitha drejtimet.

6 Janar 2024, 08:34 Nga I.A
Mëshirë për menaxherin modern: i rraskapitur, i hutuar dhe i
Foto Ilustruese

SHBA- Zakonisht njerëzit nuk ndiejnë dhembshuri për menaxherët. Është e vështirë të ndiesh keqardhje edhe për një përgjegjës të thjeshtë, aq më tepër për drejtuesin e një kompanie të madhe, i cili fiton disa miliona dollarë në vit.

Megjithatë, gjendja e tyre e tanishme duhet shqyrtuar dhe madje, meriton njëfarë dhembshurie. Kërkesat ndaj menaxherëve janë rritur në të gjitha drejtimet.

Një sondazh i kohëve të fundit nga Adecco Group, një shoqëri rekrutimi dhe kontraktimi, mori në pyetje punonjësit në 23 shtete dhe zbuloi se 68% e 16,000 menaxherëve që u shqyrtuan në sondazh, ishin ndier të rraskapitur në 12 muajt e fundit, krahasuar me 60% për punonjësit që nuk ishin menaxherë.

Kjo shifër ishte 43% një vit më parë. “Më duket sikur kam rënë në një rutinë që nuk mund ta përballoj dot më”, thotë duke psherëtirë drejtuesi i një kompanie të madhe teknologjike. Shumë të tjerë kanë të njëjtën ndjesi.

Firmat po kërkojnë menaxherë gjithnjë e më të qëndrueshëm. Shpesh kompanitë që kërkojnë punonjës për pozicione drejtuese, i pyesin kandidatët sa ushtrime fizike bëjnë.

Ky është një problem jo vetëm për menaxherët e lodhur, por edhe për kompanitë që i punësojnë ata, madje, duke pasur parasysh rritjen e jashtëzakonshme të numrit të punëve të menaxhimit në dekadat e fundit, është një problem për gjithë ekonominë.

Sot, Amerika ka 19 milionë menaxherë, 60% më shumë se në vitin 2000. Një në pesë punonjës në kompanitë amerikane, menaxhon të tjerët.

Ndërsa firmat në industritë e dijes po automatizojnë detyrat rutinë dhe po mbështeten në mjete dixhitale (si Amazon Web Services, Gmail, Microsoft), është pikërisht menaxhimi më i mirë, jo investimet në teknologji, ai që mund t’u japë kompanive përparësi në konkurrencë.

Menaxhimi i dobët mund ta dëmtojë një firmë, duke vrarë produktivitetin dhe duke rritur largimin e stafit. Sipas një sondazhi nga Gallup në vitin 2015, gjysma e amerikanëve që vendosën të linin një vend pune, e bënë këtë për shkak të një menaxheri të keq.

Vitin e kaluar, shoqëria e konsulencës McKinsey, zbuloi se një pjesë e ngjashme e personave që kishin lënë punën, thanë se nuk ishin ndier të vlerësuar nga menaxherët e tyre.

Vlera e menaxhimit të mirë po rritet. Në të njëjtën kohë, po pëson ndryshim edhe mjedisi ku menaxherët kryejnë punën. Ky peizazh i ri shpërblen disa aftësi më shumë dhe disa më pak se në të kaluarën.

Për rrjedhojë, menaxheri juaj në të ardhmen, nuk do të jetë i ngjashëm me menaxherin e prindërve.

Christoph Schweizer, shefi i firmës këshillimore BCG, thotë se deri në vitet 2000, “drejtuesit ishin superheronj: më të mëdhenj se vetë jeta, rrallëherë gabonin dhe asnjëherë nuk viheshin në dyshim”.

Në botën e korporatave, “komplimenti më i lartë për shefat ishte ‘i shkëlqyer’”, thotë Hubert Joly, i cili drejtonte kompaninë Best Buy, një shitës elektronik me pakicë, ndërsa tani jep mësim në Shkollën e Biznesit të Harvardit.

Intelekti ka ende rëndësi. Një studim i shefave suedezë zbuloi se një drejtues tipik i një firme të madhe kishte një nivel inteligjence 17% më të lartë se mesatarja e popullsisë.

Por në të gjitha shtresat e menaxhimit, theksi është zhvendosur ngadalë drejt aftësive më të buta shoqërore, si komunikimi i qartë, aftësia për të tërhequr besimin e të tjerëve dhe për të qenë mirëkuptues.

Menaxherët, duke përfshirë drejtuesit ekzekutivë, duhet të mësohen me pasigurinë dhe duhet të delegojnë edhe përgjegjësitë strategjike që dikur do t’i kishin marrë përsipër vetë, vëren Nitin Nohria, ish-dekan i Shkollës së Biznesit të Harvardit.

David Deming, nga Universiteti i Harvardit, ka zbuluar se numri i vendeve të punës që kërkojnë ndërveprim shoqëror, po rritet më shpejt se mesatarja, ashtu si dhe pagat për role të tilla.

Një studim i vendeve të lira të punës, i kryer nga Raffaella Sadun dhe kolegët e saj në Shkollën e Biznesit të Harvardit, zbuloi se midis viteve 2000 dhe 2017, kërkesat që përmendnin aftësitë sociale u rritën me gati 30%. Ato që veçonin një aftësi për të menaxhuar burimet financiare dhe materiale, ranë me 40% (shih grafikun 1).

Tiparet më të zakonshme që kërkoheshin nga firmat që punësonin trajnerë për menaxherët e tyre përfshinin komunikimin, inteligjencën emocionale, ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimin. Një nga kurset më popullore në Shkollën e Biznesit të Universitetit Stanford, është “Touchy Feely”, që i mëson studentët të kuptojnë se çfarë përshtypjeje krijojnë tek të tjerët.

Aftësitë sociale po kërkohen gjithnjë e më shumë, sepse ato harmonizojnë më mirë njerëzit, qëllimet dhe burimet. Dhe bota e biznesit e shekullit XXI kërkon më shumë se kurrë një koordinim të tillë. Dikur menaxherët mbikëqyrnin individët që kryenin detyra të përsëritura.

Sot, ata shpesh mbikëqyrin profesionistë që punojnë në ekipe me projekte të ndërlikuara dhe me rezultate që janë të vështira për t’u matur me saktësi. Bota jashtë biznesit po bëhet gjithashtu më e ndërlikuar. Siç vëren Deming, e gjithë kjo do të thotë se “nevojitet më shumë kohë për të arritur në një vendim”.

Një menaxher i mirë, roli i të cilit i ngjason atij të koordinatorit, mund ta shkurtojë këtë kohë. Kështu, po vlerësohet shumë aftësia për të lidhur ose për të bashkuar njerëz dhe qëllime të ndryshme, jo vetëm nga ana intelektuale, por edhe teknike.

Një gjë që e bën më të vështirë koordinimin është larmia më e madhe e fuqisë punëtore. Për pjesën më të madhe të shekullit XX, në Amerikë, menaxherët dhe drejtuesit e kompanive kanë qenë kryesisht burra të bardhë.

“Dikur ishte si të drejtoje një version tjetër tëndin”, thotë Nicholas Bloom nga Universiteti i Stanford-it.

Kjo do të thoshte se menaxherët mund të hamendësonin se vartësit e tyre kishin të njëjtin mentalitet, për sa i përket mënyrës si e interpretonin dhe e shihnin botën.

Fatmirësisht, ky nuk është më një hamendësim i sigurt. Në Amerikë, gratë përbëjnë 42% të menaxherëve, nga 38.5% në vitin 2010. Midis viteve 2013 dhe 2022, pjesa e punonjësve jo të bardhë në postet drejtuese është rritur nga 14%, në mbi 18% (shih grafikun 2).

Gratë dhe njerëzit me ngjyrë janë ende të nënpërfaqësuar në role të tilla, në krahasim me pjesën që zënë në popullsinë amerikane. Punonjësit me ngjyrë në veçanti kanë më shumë gjasa se kolegët e bardhë, që të largohen nga puna ngaqë kishin ndjesinë se nuk u përkisnin kompanive ku punonin.

Por nuk ka dyshim se janë bërë përparime. “Larmia ka marrë vrull”, thotë zoti Nohria.

Problemi për menaxherët, qofshin gra apo burra, të bardhë apo jo, është se nuk mund ta vënë më aq lehtë veten në vendin e vartësve.

Për shkak se nuk mund të hamendësoni se e dini çfarë po mendojnë të tjerët, ju nevojiten “antena të mprehta shoqërore”, vëren zoti Nohria. Sipas zotit Bloom, puna hibride, ku menaxherët “gjykojnë jetën private” nëpërmjet vendimeve për punën në shtëpi, e bën detyrën edhe më delikate.

Ashtu si diversiteti, rritja e punës në distancë pas pandemisë, njëkohësisht sjell përfitime dhe rrit kostot e koordinimit.

Sipas studiuesve, drejtimi i një fuqie punëtore në mënyrë virtuale, kërkon zgjerimin e aftësive menaxhuese. Edhe kur lidhja online është e rregullt dhe komunikimi është normal, gjithsesi mungojnë ndërveprime si kontakti sy më sy ose gjeste të caktuara.

Komunikimet online janë gjithashtu më të lodhshme; një studim zbuloi se njerëzit flasin me zë më të lartë në Zoom, sesa ballë për ballë.

Dhe këto komunikime po u marrin gjithnjë e më shumë kohë menaxherëve. Një studim nga Microsoft i 31,000 përdoruesve në 31 shtete, që përdornin softuerin Office, zbuloi se në mars 2023, një njeri i zakonshëm, mori pjesë në tri herë më shumë takime dhe komunikime online, sesa në shkurt 2020. Përafërsisht në të njëjtën periudhë, një përdorues i zakonshëm dërgoi 32% më shumë mesazhe.

Numri i thirrjeve të paplanifikuara për komunikime online u rrit me 8% midis viteve 2020 dhe 2022. Rreth 60% e takimeve të tilla, tani janë nën 15 minuta. Veprimtaritë më të shkurtra ndoshta nënkuptojnë se ka më shumë ndërprerje, thotë zonja Sadun.

Dy në tre punëtorë në sondazhin nga Microsoft u ankuan se nuk kishin kohë të mjaftueshme për t’u përqendruar në mënyrë të pandërprerë gjatë ditës së punës. “Puna është bërë më e ndërprerë”, thotë Jared Spataro, i cili mbikëqyri këtë studim nga Microsoft. Zonja Sadun shton se kjo shkakton një kosto të rëndë në punë dhe mund të shpjegojë rritjen e rraskapitjes mes punëtorëve.

Edhe drejtuesit e kompanive duket se janë më të shpërqendruar. Kur zonja Sadun dhe bashkautorët shqyrtuan si e kalonin kohën 1,100 shefa në gjashtë shtete, ata zbuluan se drejtuesit ndodheshin të vetëm në zyrë, gjatë një të katërtën e ditëve të punës dhe një pjesë të kësaj kohe, e kalonin duke dërguar email-e.

Një studim mbi përdorimin e kohës nga 27 drejtues kompanish, i përpiluar nga zoti Nohria dhe Michael Porter, zbuloi se shefat shpesh bënin reflektime gjatë udhëtimeve të gjata të punës. Rënia e numrit të udhëtimeve të biznesit gjatë pandemisë do të thotë se ata kanë pasur më pak kohë për reflektim.

Një faktor tjetër që mund të ndikojë në aftësitë sociale është teknologjia. Që kur Inteligjenca Artificiale ChatGPT pushtoi botën pasi u krijua nga firma startup OpenAI, përparimi në Inteligjencën Artificiale ka marrë shumë vrull.

Është ngritur pyetja nëse makineri të tilla mund të marrin përsipër disa nga detyrat që në të kaluarën do të kërkonin “njerëz të shkëlqyer” për t’i kryer. Çmimi që mund të kërkohet për t’i kryer ato, mund të ulet. Ish Shefi i firmës Openai, Sam Altman, madje deklaroi se kostoja e inteligjencës “do të bjerë drejt zeros”.

Nuk dihet nëse Inteligjenca Artificiale do të arrijë t’i përmbushë parashikime të tilla të guximshme.

Por ka të ngjarë që ajo të paktën të ketë efekt në praktikën e menaxhimit dhe aftësitë e kërkuara për të. Plot 70% e të anketuarve thanë për sondazhin Adecco se tashmë po përdornin inteligjencën artificiale “gjeneruese” në punë.

Zoti Spataro nga Microsoft (i cili ka një pjesë të madhe aksionesh në OpenAI), thotë se menaxherët janë përdoruesit më efektivë të mjeteve të tilla.

“Ata e trajtojnë Inteligjencën Artificiale si anëtarin më të ri të ekipit dhe i delegojnë detyra”. Dhe jo vetëm punët rutinë administrative: gati 80% e njerëzve në studimin e Microsoft, thanë se nuk do të kishin problem po të përdornin Inteligjencën Artificiale për punë analitike; tre të katërtat thanë të njëjtën gjë për punët krijuese.

Kjo nuk do të thotë se menaxherët do të mbeten pa ide. Shumë ende ndjekin taktikat e vjetra të menaxhimit të mirë. Menaxherët e marrë në pyetje nga sondazhi Adecco, kishin më shumë gjasa të kërkonin trajnime për strategjinë, zhvillimin individual dhe artikulimin, se sa për inteligjencën emocionale, ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimin (shih grafikun 3).

Ndoshta më popullor se kursi “Touchy Feely” i Universitetit Stanford, është “Rrugët drejt pushtetit”, një udhëzues për ata që kanë ambicie të bëhen princa të ardhshëm makiavelikë.

Këto përparësi mund të jenë arsyeja pse kaq shumë menaxherë ndihen të mbingarkuar. Modeli i ri i menaxhimit, i cili favorizon aftësitë sociale dhe aftësitë e koordinimit, po fiton terren ndaj modelit të vjetër, i cili shpërblente ekspertizën dhe intelektin. Sipas fjalëve të Denis Machuel, kreut të kompanisë Adecco Group, menaxherët janë “të përhumbur”.

Sa më shpejt ta gjejnë veten, aq më mirë, si për ta, edhe për punëdhënësit.

Marrë nga Monitor.al

adecco group sam altman inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll
Ekonomi 6 Janar 2024, 08:17 I.A

Skuterët elektrikë, shokë apo...

Skuterët elektrikë TIRANË- Mëngjeset për Eneida Bicën nisin me marrjen e shokut të saj të ngushtë në krah...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë