LIVE UPDATES
Ekonomi

Hyn në fuqi rregullorja e re për raportimin në AMF të veprimeve me titujt

Rregullorja hyri në fuqi në datë 1 janar 2024 dhe ka për qëllim të përcaktojë formën, përmbajtjen dhe afatet kohore të raportimit periodik pranë Autoritetit të të dhënave lidhur me veprimtarinë e subjekteve të mësipërme për efekte të mbikëqyrjes dhe statistikave.

5 Janar 2024, 08:07 Nga I.A
Hyn në fuqi rregullorja e re për raportimin në AMF të
AMF

TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në fund të muajit nëntor rregulloren “Për përcaktimin e formës dhe përmbajtjes së raportimit periodik të shoqërive komisionere, bankave që ofrojnë shërbime investimi në tituj dhe institucioneve të tregut”.

Rregullorja hyri në fuqi në datë 1 janar 2024 dhe ka për qëllim të përcaktojë formën, përmbajtjen dhe afatet kohore të raportimit periodik pranë Autoritetit të të dhënave lidhur me veprimtarinë e subjekteve të mësipërme për efekte të mbikëqyrjes dhe statistikave.

Institucionet financiare që janë subjekt i kësaj rregulloreje duhet të depozitojnë pranë AMF pasqyrat financiare vjetore të certifikuara nga një auditues ligjor i miratuar, si edhe informacione dhe raporte periodike. Subjektet duhet të paraqesin në AMF pasqyrat financiare brenda katër muajve nga data e mbylljes së vitit ushtrimor.

Përveç pasqyrave vjetore, shoqëritë komisionere dhe bankat raportojnë transaksionet e kryera me titujt e Qeverisë jashtë tregut të rregulluar (Bursës) me periodicitet njëmujor. Subjektet raportuese raportojnë në Autoritet informacionin e kërkuar brenda dhjetë ditë pune pas mbylljes së çdo periudhe raportuese.

Ndërkohë, shoqëritë komisionere dhe bankat që kryejnë transaksione në tituj duhet të raportojnë në Autoritet detaje të plota dhe të sakta të këtyre transaksioneve sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se fundi i ditës tjetër të punës.

Transaksionet me tituj të Qeverisë Shqiptare duhet të raportohen përmes platformës, të administruar nga AMF. Tregu i rregulluar (Bursa), duhet të depozitojë në Autoritet një raport ditor, i cili përmban të dhëna për transaksionet me tituj të kryera në tregun përkatës. Gjithashtu, Bursa duhet t’i mundësojë Autoritetit akses në sistemin e tregtimit në kohë reale.

Bursa gjithashtu duhet të raportojë çdo muaj në Autoritetit transaksionet e kryera nga anëtarët e këshillit të administrimit, këshillit mbikëqyrës dhe funksionarët kryesorë të tregut të saj. Subjektet raportuese janë përgjegjëse për saktësinë e të dhënave të raportuara prej tyre.

Nëse Autoriteti konstaton se të dhënat e raportuara janë të pasakta, kërkon korrigjimin e tyre nga subjekti përkatës raportues dhe përsëritjen e raportimit pas korrigjimeve. Subjektet raportuese duhet të kryejnë korrigjimet dhe t’i raportojnë ato brenda ditës pasardhëse të punës.

Rregullorja kërkon që shoqëritë komisionere, bankat dhe institucionet e tregut duhet të kenë të gjithë mjetet apo mekanizmat e nevojshme që sigurojnë raportimin e plotë të transaksioneve dhe informacionit të kërkuar në Autoritet.

Në rast të mosrespektimit të dispozitave të kësaj rregulloreje Autoriteti, mund të marrë masa administrative ndaj subjekteve raportuese në zbatim të ligjit “Për tregjet e kapitalit”.

Ligji parashikon që subjekti mund të ndëshkohet me gjobë nga 500 mijë deri në 2 milionë lekë, në rastet kur nuk dorëzon në AMF pasqyrat financiare, raportet vjetore ose raportin e auditimit, si edhe në përgjithësi ose kur pengon Autoritetin në ushtrimin e kompetencave mbikëqyrëse.

Marrë nga Monitor.al

amf

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet