Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh drejtuesin/ Tensione në mbledhje, banorët kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Duke nisur nga sot ora 18:00 nafta do të kushtojë 9 lekë më shumë.
TIRANË-Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme dhe ka vendosur të rrisë çmimin e naftës dhe benzinës. Duke nisur nga sot ora 18:00 nafta do të kushtojë 9 lekë më shumë, pra nga 199 lekë që ishte do të shitet me 208 lekë për litër. Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës. Nga 178 lekë që ishte do të shitet me 189 lekë për litër, e ndërsa gazi mbetet i pandryshuar 71 lekë/litri me pakicë.
NJOFTIMI I BORDIT:
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 17 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.1.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 842, +116 nga data 19.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 937, +82 nga data 19.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 99 (-0.27 nga data 19.12.2022). Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Foto ilustruese TIRANË- Qytetet e Shqipërisë kanë pasur shpopullimin më të shpejtë dhe më të lartë nga &c...
Foto ilustruese TIRANË- Përdorimi i internetit nga familjet, bizneset e individët ka shënuar rritje gjatë vitit të shkuar sip...
Foto Ilustruese TIRANË- Kufizimi me rregullore i komisioneve të ndërmjetësimit për sigurimet e detyrueshme motorike ka sjellë...
Foto Ilustruese TIRANË- Bursa Shqiptare e Energjisë bëri të ditur së fundmi se trajnimet do të vijojnë në mëny...
Foto Ilustruese TIRANË- Përdorimi i internetit nga familjet, bizneset e individët ka shënuar rritje në vitin 2022, sipas një ...
Foto ilustruese Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka arritur të arkëtojë edhe 7.6 milionë të tjera nga shitja e energjisë...
Foto Ilustruese TIRANË- Ikja e të rinjve është kthyer në një problem vërtet shqetësues për vendin, duke ndikua...
Foto ilustruese ZVICËR- Nëse Davos ka qenë gjithmonë "partia{" e globalizimit, mbetet për t'u kuptuar se cila do të jetë...
Foto ilustruese Europa pritet që të përjetojë recesion në pjesën e parë të vitit 2023, ashtu siç parashikohe...
Foto ilustruese TIRANË- Përpara disa kohësh qeveria refuzonte të pranonte që blegtoria në vend kishte nisur 'rënien...