SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Rritja më e fortë ka ndodhur në kredinë hipotekare sipas bankës, ndërsa interesat e kredisë konsumatore kanë qëndruar në nivele më të ulëta mesatarisht 7.6%.
Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë për të luftuar inflacionin ka dhënë efekt të drejtpërdrejtë tek kreditë dhe depozitat e qytetarëve. Më shpejt këto efekte u përcollën tek individët dhe bizneset e vogla dhe më ngadalë tek bizneset e mëdha.
Në raportin e tremujorit për politikën monetare shprehet se kreditë për individët pësuan rritje të fortë të normave, që rezultoi mesatarisht 8% në tremujorin e katërt të vitit, nga 6.7% në gjysmën e parë të vitit. Rritja më e fortë ka ndodhur në kredinë hipotekare sipas bankës, ndërsa interesat e kredisë konsumatore kanë qëndruar në nivele më të ulëta mesatarisht 7.6%. Edhe pse interesat për të blerë shtëpi me kredi rriten, çmimet vazhdojnë të rriten, sipas indeksit Fischer i publikuar po nga Banka e Shqipërisë, duke ngritur dyshime mbi financimin e tyre.
Ndërkohë rritja e normave të interesit ka qenë më e ulët për kreditë në euro. Interesi rezultoi 5.4% për to në tremujorin e katërt, nga niveli 4.6% që ishin në gjysmën e parë të vitit. Ndërsa tek kredia hipotekore ne euro, interesi rezultoi 3.4%, duke qëndruar përafërsisht në të njëjtat nivele me fillimvitin.
Normat më të ulëta në euro po rrit nivelin e kredive dhe depozitave në këtë valutë, gjë e cila shkon përtej politikës së deeuroizimit që po ndiqet nga tre institucione në vend për të ulur varësinë e ekonomisë nga euro.
Sa i përket depozitave, interesi mesatar arriti 1.5% në tremujorin e katërt nga 0.6%. Ndërsa, depozitat në euro shënuan interes mesatar 0.7%. Ndërkohë, normat për letrat me vlerë të qeverisë, si obligacione dhe bono thesari, pas rritjes së fortë që pësuan në periudhën korrik-nëntor të vitit, kanë filluar të reduktohen, në kushtet kur tregu pret që inflacioni të zbutet në periudhat e ardhshme./TopChannel
Foto ilustruese Normalizimi i politikës monetare dhe rritja e normës bazë të interesit që nisi marsin e kaluar u transmetua në...
Në Shqipëri sot ka 528 subjekte të regjistruara që ushtrojnë aktivitet të publikimeve dhe prodhimeve të programeve. Numri ...
Ligji 77 i vitit 2022 që hyri në fuqi në fund të vitit të shkuar pas reflektimit të disa ndryshimeve që kishin të b&eu...
Sektori i ndërtimit ka pasur një aktivitet të vrullshëm vitet e fundit, e raportuar kjo edhe nga të dhënat e Anketës Strukt...
Foto ilustruese TIRANË- Nga korriku 2021 në qershorin 2022, në Shqipëri kanë “hyrë” rreth 4.5 mld dollarë vl...
Foto ilustruese Vendosja e karantinave gjatë pandemisë Covid-19 kishte një qëllim kryesor: parandalimin e mbingarkesës së spi...
SHBA- Pas tre vitesh kaotike, investitorët kanë disa arsye për të qenë të kënaqur me ekonominë botërore. Në ...
Termeti TURQI- Numri i të vdekurve në Turqi është në rritje të shpejtë pas dy tërmeteve të së hën&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Kushti teknik i projektimit, i publikuar në vitin 1989, ishte përditësimi i fundit i miratuar me ligj i ko...
pallati TIRANË- S. bashkë me dy djemtë e saj minorenë, mori rrugën e emigrimit në azil në Francë në vitin 2020...