LIVE UPDATES
Ekonomi

Kredia e BERZH, lidhet kontrata për ndërhyrjet në sitet turistike në Voskopojë

Agjencia zbatuese e këtij projekti është Fondi Shqiptar i Zhvillimit teksa kompania fituese Leon Konstruksion parashikon që të kryejë punët e përcaktuara në sitet e trashëgimisë për një shumë prej më pak se 1 milionë euro.

11 Korrik 2023, 12:29 Nga A.B

Kredia e BERZH, lidhet kontrata për ndërhyrjet në sitet turistike

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e cila po mbështet me një kredi 40 milionë euro ndërhyrjet në infrastrukturë në funksion të turizmit ka njoftuar në faqen e saj se tashmë projekti që lidhet me Voskopojën ka një kontratë të nënshkruar me kompaninë fituese.

Konkretisht agjencia zbatuese e këtij projekti është Fondi Shqiptar i Zhvillimit teksa kompania fituese Leon Konstruksion parashikon që të kryejë punët e përcaktuara në sitet e trashëgimisë për një shumë prej më pak se 1 milionë euro.

Ndërhyja në këtë zonë që vjen nën emërtimin “Përmirësimi i potencialit të turizmit kulturor nëpërmjet ndërhyrjeve në objektet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë” parashikon punime në Manastirin e Shën Prodhomit, Voskopojë, Kisha e Shën Mëhillit, Manastiri i Vithkuqit dhe Kisha e Shën Mërisë.

Kontrata e nënshkruar tashmë mes palëve parashikon përfundimin e punimeve deri në 19 qershor 2025. Programi mundësimi i turizmit dhe infrastrukturës në Shqipëri po zbatohen prej disa kohësh në vend dhe synon rritjen e potencialit turistik të disa rajoneve në vend duke rritur kështu edhe përfitimin ekonomik.

Zona e Voskopojës po sheh një rritje të dukshme të turistëve nga viti në vit dhe kjo lidhet me konsolidimin e gjithë rajonit të Korçës si një destinacion me turizëm gjithëvjetor. Kjo ka bërë që të ketë një rritje të investimeve për kapacitete akomoduese ku nuk mungojnë as rastet e emigrantëve të rikthyer që kanë hapur banesat e tyre të dikurshme si struktura. Voskopoja sipas ekspertëve të turizmit ende qëndron larg potencialit të saj real turistik pasi ende nuk njihet e plotë me gjithë paketën që ofron. Kjo sipas tyre ka të bëjë me nxitjen e promovimit sidomos në aspektin rajonal dhe për këtë kërkohet një bashkëpunim më i mirë i të gjitha hallkave institucionale nga pushteti qendror tek ai vendor dhe sipërmarrja.

Të dhënat zyrtare tregojnë se themelimi i Voskopojës daton në 1330, sipas arkivave të gjetura në Manastirin e Shën Prodhomit.

“Periudha më e madhe e zhvillimit të Voskopojës ishte në vitet 1760, gjatë së cilës Voskopoja ishte një qendër qytetërimi, akademi dhe biblioteka. Gjatë kësaj kohe janë ndërtuar gjithashtu 25 kisha (me afreske dhe piktura të veçanta). Shtatë prej tyre vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot dhe të tërheqin shumë turistë.

Një nga atraksionet më të mëdha është Shën Prodhomi, i cili në fakt është një nga manastiret më të vjetra në Shqipëri. Ajo daton në shekullin e 14-të dhe nga të dhënat që është kodifikuar që nga viti 1330” referuar smilealbania.gov.al./MONITOR

berzh voskopoje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet