LIVE UPDATES
Ekonomi

Kërkesa për kredi u rrit, bankat miratuan gati 80% të aplikimeve në 6-mujorin e dytë 2023

Nga numri total i aplikimeve, 91% e tyre u takonin individëve, ndërsa 9% bizneseve (4% ndërmarrjeve të mëdha dhe 5% ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme).

2 Maj 2024, 07:31 Nga M.B
Kërkesa për kredi u rrit, bankat miratuan gati 80% të aplikimeve
Foto ilustruese

TIRANA- Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit në gjysmën e dytë ët vitit të kaluar. Gjatë gjashtëmujorit të dytë 2023 (periudha 1 korrik – 31 dhjetor 2023), bankat raportojnë se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 67,352 aplikime për kredi, në rritje me 3.6% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 4.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga numri total i aplikimeve, 91% e tyre u takonin individëve, ndërsa 9% bizneseve (4% ndërmarrjeve të mëdha dhe 5% ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme). Shpërndarja e aplikimeve për kredi është zhvendosur disi në favor të bizneseve, si krahasuar me gjysmën e parë të vitit, ashtu në krahasim me të gjysmën e dytë të vitit 2022. Krahasuar me një vit më parë, rritja e aplikimeve ka ardhur kryesisht nga kategoria e ndërmarrjeve të mëdha, me rritje me 19.5% dhe nga individët, në rritje me 4.5%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për të gjithë vitin 2023, kredia e re arriti vlerën rekord të pothuajse 319 miliardë lekëve, në rritje me 14.5% krahasuar me vitin 2022. Në totalin e aplikimeve të marra në shqyrtim gjatë periudhës, rezulton se rreth 21% e tyre janë refuzuar nga bankat. Kjo normë ishte 1.7 pikë përqindje më e ulët se gjashtë muaj më parë, por pak më e lartë, me 0.6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Rënia e refuzimeve të bankave në gjysmën e dytë të vitit 2023 është shtrirë në të tre kategoritë e klientëve, por ishte më e theksuar në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha. Norma e refuzimit ka qenë në rënie për bankat me kapital vendas dhe të huaj, veçanërisht në drejtim të segmentit të ndërmarrjeve të mëdha. Vihet re se gjatë periudhës, të dy grupet bankare kanë shfaqur prirje lehtësuese ndaj kërkesave për kredi të ndërmarrjeve të mëdha, duke refuzuar vetëm 4% të aplikimeve të tyre në rastin e bankave të huaja, dhe 3% në rastin e bankave me kapital vendas. Në rastin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të dy grupet e

bankave kanë qenë gjithashtu më pranuese, duke refuzuar vetëm 6% të kërkesave të tyre për kredi. Përsa i përket segmentit të individëve, të dy grupet kanë vijuar të kenë qëndrime të kundërta, por me prirje lehtësuese në rastin e bankave të huaja. Kështu, bankat vendase kanë refuzuar vetëm 6% të aplikimeve të individëve, duke mbetur në të njëjtin nivel me

periudhën e kaluar, ndërsa bankat e huaja kanë refuzuar rreth 28% të aplikimeve, duke shënuar një rënie me 2 pikë përqindjeje krahasuar me gjysmën e parë të vitit. Në përgjithësi, nga analiza e Bankës së Shqipërisë arrihet në përfundimin se ecuria e aplikimeve të shqyrtuara nga bankat gjatë gjysmës së dytë të vitit 2023, tregojnë për një rritje me bazë të gjerë të kërkesës për kredi, si nga sektori i individëve ashtu edhe nga ai i ndërmarrjeve, por edhe një qëndrim disi më lehtësues të kredidhënies nga ana e bankave./ Monitor

kredi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet