Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kërkesa për kredi e bizneseve u raportua në rritje edhe në tremujorin e fundit të vitit 2024. Kërkesë e lartë për kredi u raportua si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë.
TIRANË- Bankat rritën shkallën e miratiimit të kredive për bizneset dhe për individët në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues, shkalla e miratimit të kërkesave për kredi u rrit, si për bizneset, ashtu edhe për individët.
Faktorët që ndikuan në rënien e shkallës së refuzimeve për kredi të bizneseve ishin politikat e bankave lidhur me kolateralin, pasqyrat financiare të bizneseve, perceptimi më i ulët i rrezikut nga ana e bankave mbi të ardhmen e sektorit ku operojnë bizneset, si edhe elementet e lidhura me historikun e kreditit të bizneseve. Faktorët e tjerë patën ndryshime minimale.
Në vrojtim, kushtet dhe termat e përgjithshëm mbi kreditë e reja disbursuar bizneseve u raportuan të pandryshuar në tremujorin e fundit të vitit. Në kahun lehtësues të kushteve dhe termave të kreditimit për bizneset vepruan marzhet më të ulëta mbi kreditë normale. Nga ana tjetër, bankat raportuan marzhe më të larta mbi kreditë me rrezik, si edhe shtuan numrin e kushtëzimeve në marrëveshjet e kredisë të nënshkruara me bizneset. Elementet e tjera joçmim nuk ndryshuan nga një tremujor më parë.
Kërkesa për kredi e bizneseve u raportua në rritje edhe në tremujorin e fundit të vitit 2024. Kërkesë e lartë për kredi u raportua si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë. Rritja e kërkesës për kredi u mbështet nga nevojat më të larta për financimin e inventarëve të kapitalit qarkullues dhe të investimeve. Po ashtu, në gjykimin e bankave, situata makroekonomike në vend e perspektiva për të, niveli i përgjithshëm i normave të interesit dhe treguesi i besimit të biznesit mbështetën zgjerimin e kërkesës për kredi.
Nga ana tjetër, përdorimi i burimeve të brendshme të financimit dhe kreditë nga bankat e tjera ndikuan në kahun rënës të kërkesës për kredi të bizneseve në tremujorin e fundit të vitit. Edhe shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua në rritje në tremujorin e katërt të vitit
2024. Raporti më i ulët i kredive të refuzuara në këtë tremujor u nxit prej treguesve të lidhur me historikun e kreditit dhe të ardhurat e disponueshme nga ana e individëve. Standardet e kreditimit për individët u lehtësuan disi në tremujorin e fundit të vitit 2024, në sajë të lehtësimit të standardeve në kreditë konsumatore. Standardet e kreditimit në kreditë për blerjen e banesave u raportuan të pandryshuara. Shtimi i trysnisë nga konkurrenca në sistemin bankar ndikoi në kahun lehtësues të standardeve të
kreditimit për individët. Kërkesa e individëve për kredi u perceptua më e lartë në tremujorin e katërt, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit. Kërkesa më e lartë për financimin e konsumit dhe ajo për financimin në blerjen e banesave ishin faktorët kryesorë që sollën rritjen e kërkesës për kredi në këtë tremujor. Po ashtu, niveli i përgjithshëm i normave të interesit solli kërkesë më të lartë për kredi në tremujorin e katërt./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Inflacioni bazë e mbylli vitin 2024 në rritje. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni ba...
Foto ilustruese TIRANA- Që nga viti 2018, në Tiranë janë dhënë mesatarisht 1.2 milionë metra katror leje ndërtimi n...
foto ilustruese Një përmbledhje për botën nga The Economist Intelligence Unit 1.Ulja e inflacionit nxit bankat qendrore, duke për...
Foto ilustruese KOSOVA- Banka Botërore ka njoftuar miratimin e ndihmës financiare prej 89.7 milionë dollarësh (87.2 milionë euro) ...
Foto ilustruese TIRANA- Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë zhvilloi të premten një komunikim për mediat, për të kom...
Foto ilustruese TIRANË - Faktorët kryesorë që do të ndikojnë te shtrenjtimi i çmimeve mbeten rritja e kostos nga pagat...
Foto ilustruese TIRANË - Për vitin 2025 do të jenë 530 punonjës së administratës publike që do të trajtohen me...
Foto ilustruese TIRANA- Shqipërisë ju deshën gati tre dekada të ngrinte sektorin e prodhimit dhe markën “Made in Albania&rdq...
Të dhënat TIRANË- Zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe konjuktura e pafavorshme ndërkombëtare kanë bër&eu...
foto ilustruese TIRANË- Ulja e pragut të të ardhurave bruto vjetore që sjell detyrimin e deklarimit të DIVA-s pritet të dyfis...