LIVE UPDATES
Ekonomi

Industria automotive, sfida të reja në horizont për kompanitë në Shqipëri, shansi nga Ukraina

Prodhuesit e makinave, të cilët fillimisht ishin nën presionin e mungesës së lëndëve të para dhe gjysmëpërcjellësve, po shohin me shqetësim kostot e rritura dhe reflektimin e tyre në një kërkesë më të ulët të konsumatorëve.

23 Korrik 2022, 07:04 Nga A.B

Industria automotive, sfida të reja në horizont për

Problemet globale me të cilat po përballen prodhuesit e automobilave janë reflektuar edhe te porositë e tyre në kompanitë e prodhimit të pjesëve kryesore, apo më periferike. Kompanitë e industrisë automotive, të vendosura në Shqipëri, kanë pritshmërinë që luhatja e kërkesës të vijë duke u stabilizuar, deri në fund të vitit. Por sfida të reja janë shfaqur në horizont, të cilat lidhen me zhvillimet në tregun e brendshëm. Çmimet e energjisë dhe mungesa e fuqisë punëtore janë kthyer në shqetësim serioz. Konflikti në Ukrainë vlerësohet si një mundësi për Shqipërinë, ku investitorë potencialë mund të sjellin bizneset e tyre për t’i larguar nga zona e luftës, diçka që ka nisur të materializohet. Një shans i tillë, gjithsesi sipas operatorëve të tregut, ka nevojë për krijimin e kushteve të përshtatshme infrastrukturore, logjistike dhe burokratike. 

Prodhuesit e makinave, të cilët fillimisht ishin nën presionin e mungesës së lëndëve të para dhe gjysmëpërcjellësve, po shohin me shqetësim kostot e rritura dhe reflektimin e tyre në një kërkesë më të ulët të konsumatorëve.

Kjo ka sjellë edhe luhatjen e prodhimit në fabrika, duke e përçuar këtë efekt zinxhir te prodhuesit e pjesëve, nga ato më kryesore deri te periferiket.

Në Shqipëri, prej vitesh, janë vendosur fabrika që prodhojnë tela, kabllo, gomina apo pjesë të thjeshta për kompani ndërkombëtare si Mercedez Benz, KIA, Hyundai, Peugot, Renault, Fiat Group apo të tjera si Sumitomo Electric Industries. Këto kompani nuk u kanë shpëtuar luhatjeve në tregun global, duke e përshtatur prodhimin sipas kërkesave të kompanive porositëse.

Kompanitë aktive që i përkasin industrisë automotive në vend janë Forschner Albania, Delmon Group Albania, PSZ Albania, Yura Corporation dhe SEWS Cabind Albania, ku secila prodhon për kompani të huaja, duke përshtatur ritmin me kërkesën që përditësohet herë pas here.

Përveç sfidave që sjell presioni i zhvillimeve globale, për kompanitë e industrisë automotive në vend, në horizont janë shfaqur sfida të reja, të cilat lidhen direkt me zhvillime të brendshme.

Kërkesa po shkon drejt stabilizimit, pjesa e parë e vitit me luhatje

Kompanitë e industrisë automotive në vend i janë kthyer ritmit më të shpejtë sesa në kohën e pandemisë, por ende nuk kanë arritur nivelin që kishin para COVID-19.

Kërkesa nga kompanitë porositëse ka pasur luhatje të shumta dhe ka variuar nga muaji në muaj, duke sjellë për pasojë rishikime më të shpeshta të planeve. Tashmë pritshmëria e tyre është që kjo të stabilizohet në pjesën e mbetur të vitit 2022.

“Pesë muajt e parë të këtij viti janë karakterizuar nga një kërkesë me variabilitet shumë të lartë, i cili po vjen drejt stabilizimit. Më konkretisht, janari dhe pjesa e parë e shkurtit janë karakterizuar nga një kërkesë mjaft e ulët (rreth 40% më pak se parashikimet), ndërsa pjesa e dytë e shkurtit dhe marsi kanë pasur një kërkesë rreth 120% të buxhetimit të fillimvitit.

Siç mund të imagjinohet, rritja kaq e shpejtë e kërkesës kërkon rritje të kapacitetit dhe rrjedhimisht krijon vështirësitë e veta në menaxhim. Sigurimi në kohë i lëndës së parë për t’u përgjigjur sa më shpejt kërkesës së papritur, por edhe shtimi i fuqisë punëtore kanë qenë problemet kryesore”, – pohon Ertjan Çabiri, Drejtor Menaxherial i Delmon Group në Shqipëri.

Një efekt jo të vogël në këto tregje e dha edhe lufta në Ukrainë, që sipas Ercan Yagmur, administrator i Forschner Albania, ka shtrenjtuar jetesën e qytetarëve kudo në Europë.

Sipas tij, periudha post-pandemike nisi mirë dhe gjithçka në fabrikë u përshtat për t’iu përgjigjur ritmit të ri që u ndal me zgjimin e konfliktit.

“Kërkesat kanë pasur trend të lehtë rritje në 6-mujorin e parë të vitit 2022, krahasuar me atë të vitit 2021, ku edhe efektet e pandemisë ishin më të forta.

Fillimi i vitit 2022 dha sinjale pozitive në përmirësimin e tregut të lëndës së parë, për shkak se pandemia që përfshiu në krizë tregun global, dukej se po e humbte fuqinë apo rëndësinë e saj, duke ia lënë vendin normalizimit të tregut. Kapacitetet tona prodhuese ne i kemi përshtatur që të mund t’u përgjigjemi klientëve tanë në kohë dhe me cilësinë e kërkuar”, – pohon ai.

Mario Scarfalloto, menaxher i SEWS Cabind Albania, pohon se fabrika ka pasur rritje dhe ka vijuar me planin e biznesit, duke punësuar tashmë 1 mijë punëtorë.

“Nga janari, ia kemi dalë me sukses që të hapim disa linja të reja prodhimi në fabrikën tonë të dytë, e cila sot ka një sipërfaqe operative prodhimi prej 70%. Ne parashikojmë që ta kompletojmë të gjithën në fund të vitit fiskal 2022 (mars 2023).

Ai lidhet me parashikimin e planit të plotë të zgjerimit të projektit të SEWS CA dhe gjithashtu me angazhimin e përmbushjes së kërkesave të klientit tonë, që vijojnë të jenë sfiduese, për shkak të volumit të porosive më shumë sesa për shkak të mungesës së komponentëve”, – shprehet Scarfalloto.

Energjia vë fabrikat në pozicion të vështirë, çmimet janë rritur

Prej 1 janarit 2022, qeveria vendosi të nxirrte në treg të lirë 7500 biznese të lidhur në tension 20, 10, 6 kilovolt. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe kompanitë e industrisë automotive që po blejnë energji me çmime pjesërisht të liberalizuara.

Kjo do të thotë që ato po paguajnë çmimin preferencial, i cili sigurohet nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit prej 18-19 lekë/kwh, në varësi të tensionit ku janë lidhur, nga 12 lekë që ishte çmimi i tyre më parë.

Çmimi preferencial është parashikuar të zgjasë deri në fund të qershorit dhe më pas të rivlerësohet. Çmimet në treg të lirë janë luhatur mes 30-38 lekë/kwh, për shkak të krizës që nisi në verën e vitit të shkuar, e cila po vijon edhe këtë vit.

Ndikimet e këtij çmimi të rritur energjie kompanitë nuk i kanë sot të përllogaritura qartë të gjitha. Disa po i vlerësojnë mbi peshën që do të kenë në koston finale të prodhimit e të tjera po kërkojnë alternativa më të lira.

“Ne u informuam për këtë qasje të re të tregut të energjisë, por gjithsesi si kompani do të na duhet ta shohim më tej dhe nuk kemi vendosur ende nëse do të hyjmë në tregun tërësisht të lirë të energjisë. Me siguri, rritja e fundit në çmimet e energjisë do të na shtyjë të eksplorojmë këtë, por nuk jam i aftë të jap një mendim të qartë, nëse kjo do të ndikojë apo jo në kostot tona”, tha z. Scarfalloto.

Ndërkohë z. Çabiri nga Delmon Group Albania konfirmon se situata është e vështirë, për shkak se janë rritur ndjeshëm çmimet edhe të lëndëve të para dhe shtrenjtimi i çmimit të energjisë është një tjetër problem.

“Duhet pasur parasysh që çmimi i lëndëve të para është rritur deri në 30-40% në industrinë e gomës. Çmimi i energjisë elektrike nuk përbën përjashtim. Nga 1 janari, çmimi është rritur drastikisht.

Delmon Group Albania vazhdon të blejë energjinë nga OSHEE, me çmim më të lartë se më parë, por ende jo në treg të lirë. Ne nuk e kemi ndryshuar planin e prodhimit prej rritjes së çmimit të energjisë, por sigurisht kostot rriten drastikisht, duke qenë se prodhojmë me makineri që furnizohen me energji elektrike”, – tha ai duke nënvizuar se kompania do të shohë mundësinë për të gjetur një alternativë më të lirë.

Por nuk është vetëm çmimi i furnizimit me energji që vë në vështirësi kompanitë e industrisë automotive. Ato raportojnë edhe për probleme ndërprerjesh të panjoftuara, që u shkaktojnë kosto të larta në përditshmëri.

“Ne me të vërtetë i vlerësojmë përmirësimet dhe investimet që bëhen nga shteti shqiptar në sistemin kombëtar të rrjetit energjetik. Gjithsesi, si Forschner Albania, përballemi sërish me vështirësi nga ndërprerjet e energjisë të panjoftuara që vijojnë pas investimit dhe përsëriten disa herë gjatë ditës.

Mundohemi që ndërprerjet e energjisë, sidomos në orarin pik, t’i zëvendësojmë me gjeneratorë në fabrikat tona”, – pohon z. Yagmur nga Froschner.

Mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në problem serioz për kompanitë 

Numri i bizneseve dhe sektorëve që po raportojnë si shqetësim kryesor mungesën e fuqisë punëtore po rritet dukshëm në vitet e fundit. Kompanitë e industrisë automotive, që punësojnë numër të madh punonjësish, shohin qartësisht vështirësinë për të gjetur punonjës, sidomos pas heqjes së kufizimeve të COVID-19 që kanë hapur kufijtë për emigrim.

“Në çdo diskutim për zgjerimin e projekteve ekzistuese, apo marrjen e projekteve të reja, problematika kryesore është gjetja e fuqisë punëtore, e cila është tema kryesore, besoj, në çdo kompani prodhuese apo tregtare në Shqipëri.

Ne si kompani kemi arritur deri tani të menaxhojmë këtë problematikë, duke rishikuar ofertat ekonomike apo duke përmirësuar kushtet e punës, por sërish shikojmë rrezik në rritje në këtë aspekt.

Një tjetër shqetësim është turnover (dorëheqjet) të cilat janë në nivele përqindje shumë të larta. Ljo bën që gati 20% e forcës punëtore aktuale të jetë jo shumë produktive, për shkak se janë të punësuar rishtas, janë me 2-3 muaj përvojë”, pohon administratori i Forschner.

Edhe për SEWS Cabind Albania, fuqia punëtore është një nga çështjet më shqetësuese dhe se ashtu si disa kompani të tjera, po marrin parasysh edhe mundësinë e punësimit të të huajve nga vende si India, Pakistani dhe Filipinet.

“Sinqerisht, kjo është tani një nga çështjet më shqetësuese që kemi për momentin. Po shohim që me hapjen e kufijve, heqjen e kufizimeve të COVID, shumë njerëz po largohen nga Shqipëria për në Itali, Gjermani dhe vendet e tjera të Europës. Kjo krijon mungesë të forcës punëtore në kompani që kanë vendosur të zgjerojnë biznesin në Shqipëri dhe brenda Shqipërisë.

Në shtesë të emigracionit normal, nga qershori në gusht, siç e kemi kaluar dhe më parë, do të ketë edhe emigrim sezonal. Shumë njerëz mund të lënë Tiranën dhe Veriun e vendit për të punuar në sezonin turistik, çka do të rrisë vështirësitë për kompanitë prodhuese këtu”, – shprehet z. Scarfalloto.

Për Delmon, problematika e fuqisë punëtore nuk është e madhe, pasi zona e Elbasanit ku operon fabrika është një zonë me popullatë jo të vogël. Por tendenca e përgjithshme mbi fuqinë punëtore po jep sinjale edhe këtu.

“Është e vërtetë që garantimi i fuqisë punëtore po bëhet gjithnjë e më shumë problematik. Ne krahasim me 3-4 vite më parë, numri i njerëzve që kërkojnë të punësohen është drastikisht më i ulët, rrjedhimisht edhe mundësia për të zgjedhur njerëz më të kualifikuar është reduktuar.

Në rajonin ku ne operojmë, nuk është ende një problem i pakapërcyeshëm, por nëse trendi i reduktimit të fuqisë punëtore do vazhdojë të jetë ky i viteve të fundit, çështja mund të kthehet në problem madhor” sqaron Çabiri.

Konflikti në Ukrainë, si mundësi për Shqipërinë dhe çfarë duhet bërë 

Lufta Rusi-Ukrainë, përtej efekteve negative që ka përçuar në tregje, duke rritur ndjeshëm çmimet, për Shqipërinë dhe vende të tjera të Ballkanit po shihet edhe si një mundësi.

Kompani të ndryshme me aktivitet në Ukrainë kanë nisur të zhvendosin apo po shqyrtojnë këtë të fundit, dhe situata nuk duket të ketë përmirësim dhe luftimet po vazhdojnë. Forschner është një nga kompanitë që po vijon zgjerimin në Shqipëri dhe peshë në këtë vendim ka edhe situata e luftës.

“Ne kemi plane për të zgjeruar prodhimin dhe investimet në Shqipëri bazuar në parashikimet e marra nga klientët tanë lidhur me porositë e tyre në rritje në muajt dhe vitet e ardhshme, duke shtuar këtu edhe transferimet e projekteve nga Ukraina në Shqipëri.

Kompania Forschner po investon në Shqipëri (duke ndërtuar një fabrikë të re në Kashar) për zgjerimin e aktivitetit të prodhimit, pavarësisht risqeve, ne jemi fokusuar në analizimin dhe minimizimin e tyre”, – shprehet Ercan Yagmur, administrator i Forschner Albania.

Edhe z. Scarfalloto e vlerëson një mundësi të mirë për Shqipërinë interesin që po shfaqin kompanitë që duan të lënë Ukrainën, por sipas tij, Shqipëria ka nevojë që të përmirësojë disa aspekte.

“Nga ajo që kuptoj unë, shumë kompani të cilat kanë ndaluar aktivitetin në Ukrainë e kanë zhvendosur biznesin në vende të tjera dhe disa prej tyre kanë ardhur në Shqipëri. Ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe zhvillimin e saj. Gjithsesi, vendi duhet të përgatitet për këtë gjë.

Kompani të reja prodhuese do të thotë se kanë nevojë për rritje të kërkesave në infrastrukturë: rrugë dhe lidhje me porte e aeroporte, nevojën për të zhvilluar rrugë transporti dhe të lehtësohen procedurat doganore, Shqipëria duhet të nisë të përmirësojë këto aspektenënvizon ai.

Eksportet e industrisë automotive në vend rriten me 36%, ndikim kryesor fabrikat e reja

Pavarësisht situatës së vështirë që industria automotive po përjeton, fabrikat e vendosura në Shqipëri që prodhojnë tela, kabllo apo gomina për kompani të huaja ndërkombëtare kanë pasur rritje të prodhimit në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo nuk është ndalur në asnjë në vitet e fundit, pavarësisht krizës së pandemisë, por edhe luftës Rusi-Ukrainë. Të dhënat e Institutit të Statistikave për tregtinë e jashtme tregojnë se vlera e eksporteve për makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi për janar – prill arriti vlerën rreth 99 milionë euro, me rritje prej 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vitin 2021, për janar-prill, vlera e eksporteve ishte 72 milionë euro. Kjo shifër ishte me një rritje 15.5% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që është viti 2020 dhe përkon me periudhën kur pandemia e COVID-19 sapo kishte nisur.

Vit pas viti, industria ka pasur rritje, si një tendencë e vazhdueshme e kërkesës më të lartë për prodhim, por edhe për faktin që numri i kompanive që hapin fabrika të lidhura me industrinë automotive kryesisht fasoneri e thjeshtë ka ardhur në rritje.

Ndryshimi i dukshëm i ritmit të rritjes, më shumë se dyfish në vitin 2022, ka të bëjë pikërisht me faktin që kompani si YURA Corporation, që nisi aktivitetin pak vite më parë, si dhe SEWS Cabind Albania nisën prodhimin dinamik.

Edhe kompani që operojnë prej vitesh në treg si Forschner, Delmon apo PSZ, kanë vijuar planet e rritjes dhe zgjerimin e prodhimit. Pritshmëritë janë që viti 2022 të paktën në prodhim të jetë dukshëm më i mirë sesa vitet paraardhëse, edhe për faktin se një pjesë të prodhimit, që kompanitë ndërkombëtare të industrisë automotive e merrnin nga fabrikat në Ukrainë, do të zhvendoset në Ballkan ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Kohë të vështira për industrinë automotive në botë 

Industria automotive duket se po kalon nga një situatë e vështirë në tjetrën. Prej disa vitesh, ecuria e saj mbetet e dobët, por faktorët që e shkaktojnë ndryshojnë duke e bërë parashikimin për të ardhmen të vështirë.

Teksa në vitet 2018-2019, frenimi i përgjithshëm i rritjes ekonomike ishte një faktor kyç për ecurinë jo dhe aq të mirë të sektorit, pandemia në vitin 2020 thjesht e ndërlikoi edhe më shumë këtë panoramë.

Gjatë pandemisë, kufizimet e shumta, problemet në zinxhirët e furnizimit, rritjet e kostove të transportit dhe elemente të tjera të lidhura jo specifikisht vetëm me këtë industri e bënë situatën e industrisë automotive dekurajuese.

Sytë mbetën tek rikuperimi post-pandemik dhe fillimi i vrullshëm i kërkesës pas vitit të vështirë të COVID-19 do të përballej me një tjetër ngërç që ishte ai i gjysmëpërcjellësve.

Kombinimi i një sërë faktorëve që përfshinë në krizë një sektor të rëndësishëm do të ishte arsyeja pse edhe viti 2021 nuk do të shihte rikuperim. Në vitin 2022, ende zhvillimet nuk janë të qarta për atë çfarë po ndodh në industrinë automotive.

Prodhimi, sikurse raportohet nga njëra kompani në tjetrën dhe në raportet ndërkombëtare tremujore, vijon të mbetet i luhatshëm, teksa rritja e kostove të jetesës ka krijuar një shok të ri që lidhet me kërkesën në ulje për mjete të reja. Të dhënat në Europë dhe në tregje të mëdha tregojnë për një tkurrje të kërkesës dhe e gjithë kjo erdhi pas zhvillimeve që nisën në shkurt me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

S&P Global Mobility ka ulur vlerësimin e tij për prodhimin global të automjeteve të lehta në 2022 me 2.6 milionë njësi në 81.6 milionë njësi dhe me 2.6 milionë në 2023 në 88.5 milionë njësi.

Pjesa më e madhe e efekteve në vitin 2022 do të ndihet në Europë, me një ulje të pritshme prej 1.7 milionë, por Amerika e Veriut parashikohet të shohë gjithashtu një rënie me 480,000 në parashikimet prodhimit.

Një ndikim i tillë lidhet direkt edhe me faktin se disa prej kompanive kishin nënkontraktorët e tyre në Ukrainë, ku prodhojnë pjesë dhe tashmë gjendja e luftës e ka vështirësuar funksionimin normal të zinxhirëve./MONITOR

industria automotive

Sondazh

Poll

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave

Vrasja e 7-vjeçares në Potam, Arjan Tase mbërrin në Gjykatë, mbahet i fshehur nga kamerat

Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar, duhet dorëheqje

A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër?Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes pikante

Protesta para Kryeministrisë/ Bashkohet Ilir Meta dhe Sali Berisha

Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!

Vrasja e 7-vjeçares, agravohet protesta, qytetarët përplasen me policinë

Manovra e rrezikshme në Shëngjin, Policia reagon pas videos me jet-ski: S'është aktuale

Fusnin mallra kontrabandë, arrestohen 4 persona

Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm

Meta ngushëllime në familjen Avdia:Vrasje e paralajmëruar, tallje të thuash se kemi siguri në plazhe

E konfirmon! Berisha: Sot do jem në protestë si qytetar

Aksidenti me një viktimë në Elbasan, kamioni e bën COPË 'Benzin', autori qëndron ende në timon

Berisha te familja e 7-vjeçares: Krim horror, akt i kryer nga një njeri i qeverisë

Berisha del i përlotur nga familja Avdia

Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në familjen Avdia

Tragjedia/ Nano vizitë te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja ime, jam këtu si prind

Zjarr i madh në Vaun e Dejës, mali i Zefjanës përfshihet nga flakët

Operacioni 'Streha' në Tiranë, i shpallur në kërkim për prostitucion, në pranga Klodian Lila

Faza e 11-të e operacionit 'Restart'/ Do transportonin drogë me kamion drejt Turqisë, 2 të arrestuar

Komisari Tase aksidentoi për vdekje të miturën, Nano: Kush abuzon me detyrën ka dënim maksimal

Do jetë i pranishëm në protestën për vdekjen e 7-vjeçares? Meta: Varet nga axhenda ime

'Shteti ka rënë'/ Meta: Koha e mjekimit për Ramën po vjen, jemi në gjendje emergjence

Tragjedia në Himarë 'harrohet' nga drejtuesit e skafeve, në Sarandë qarkullojnë shumë pranë fëmijëve

Vrau të miturën në breg të detit, Policia Kufitare heq skafin nga vendngjarja

Ç'duhet të ndodhë që të vihet mësim? Disa orë pas tragjedisë, skafet lëvizin lirshëm në Himarë

"O Tani, jam unë, nuk doja"/ Momenti pas vrasjes së fëmijës, Tase mbi gomone, i kërkojnë llogari

'Plumbin do hash'/ MOMENTI kur ish-komisari i Himarës shikon fëmijën e vdekur, njerëzit: Vriteni!

Fëmija përplaset nga skafi në Himarë, i mituri merret nga ambulanca, policia rrethon zonën

Ndërtuan pa leje një mol dhe hodhën inerte në det, arrestohen 3 persona në Vlorë

Vrau partneren në Elbasan, Mici në gjyq: Nuk e mbaj mend ditëlindjen, s’kam lekë për avokat

Gara për projektin Milot-Fier, Rama: Akuzat se kompania ishte paracaktuar një vrimë në ujë

Rama: Do transformojë ekonominë dhe turizmin, afron ndjeshëm jugun me veriun e vendit