LIVE UPDATES
Ekonomi

Në Shqipëri, ndryshe nga rajoni, punonjësit e bashkive paguhen deri në 40% më pak se në administratën qendrore

Krahasimi i bërë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) tregon se në Shqipëri, hendeku i pagave në administratën lokale në krahasim me atë qendrore është i  lartë ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

9 Maj 2023, 07:26 Nga I.A
Në Shqipëri, ndryshe nga rajoni, punonjësit e bashkive paguhen
Foto Ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, punonjësit në administratën e pushtetit lokal kanë paga që në disa raste janë 40% më të ulëta për të njëjtin pozicion pune si në pushtetin qendror. Krahasimi i bërë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) tregon se në Shqipëri, hendeku i pagave në administratën lokale në krahasim me atë qendrore është i  lartë ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në Shqipëri, Ligji për Vetëqeverisjen Vendore përcakton rregullat për nivelin e pagave te punonjësit që ushtrojnë detyrën në pushtetin vendor, ndërsa mbulohet edhe nga Ligji për nëpunësin civil, i cili rregullon çështjet e rekrutimit, karrierës dhe trajnimeve.

Zbatimi i ligjit mbikëqyret nga Komisioneri i Shërbimit Civil, i cili kryen inspektime të rregullta në nivel vendor për të siguruar që ligji është zbatuar siç duhet. Në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk ka diferenca në pagat ndërmjet administratës lokale dhe asaj qendrore. Ligji për statusin e zyrtarëve të njësive të vetëqeverisjes lokale rregullon çështjet e pagës dhe punësimit në pushtetin vendor.

Në Bosnjë, ligjet e përgjithshme të shërbimit civil zbatohen edhe për shërbimin civil të nivelit vendor. Në Kosovë, nëpunësit civilë në administratën lokale dhe qendrore rregullohen nga i njëjti ligj për zyrtarët publikë, i cili aktualisht është ligji themelor që përcakton kuadrin ligjor për rekrutimin, promovimin dhe shkarkimin e nëpunësve civilë për të dy nivelet e administratës.

Çdo institucion që punëson nëpunës civilë, përfshirë administratat vendore, duhet të përgatisë planet vjetore dhe afatmesme të stafit në përputhje me procesin e planifikimit buxhetor. Në Kosovë nuk ka diferenca ndërmjet pagave që ofrohen për punonjësit në qeverisjen vendore dhe atë qendrore.

Në Maqedoninë e Veriut, punonjësit e vetëqeverisjes lokale ndahen në dy grupe: Oficerë Administrativë (shtetëror) dhe persona ndihmës-teknikë. Nëpunësit janë të punësuar dhe rregullohen me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe Ligji për punonjësit e sektorit publik. Stafi vendor është i punësuar dhe ushtron aktivitetin me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës. Edhe në Maqedoni nuk ka diferenca ndërmjet pagave në stafet vendore dhe ato qendrore.

Në Serbi, Ligji për të punësuarit në krahinat autonome dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale është miratuar në vitin 2016 dhe ka rëndësi të madhe për modernizimin e administratës publike. Ky ligj prezantoi një qasje të re, moderne për menaxhimin e burimeve njerëzore. Ligji aktivizoi procedura të standardizuara për punësimin në të gjithë pushtetin vendor. As në Serbi nuk ka diferenca të pagesat e punonjësve ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror.

Marrë nga Monitor.al

punonjesit ne administrate

Sondazh

Poll
Ekonomi 7 Maj 2023, 08:05 I.A

Kriza globale e orizit

INDI- Orizi ushqen më shumë se gjysmën e botës, por gjithashtu nxit diabetin dhe ndryshimet klimatike, shkruan The Economist. Sipas nj&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet