LIVE UPDATES
Ekonomi

Iluzioni i rritjes ekonomike! Ndikimi i investitorëve të huaj

Gati 50% e investimeve totale të brendshme në vend vijon të shkojë për banesa, nga 25% që është ky tregues për mesataren e Bashkimit Europian, sipas statistikave të Eurostat, që i referohen treguesit të formimit bruto të kapitalit fiks.

7 Tetor 2023, 06:57 Nga f.i
Iluzioni i rritjes ekonomike! Ndikimi i investitorëve të huaj
foto ilustruese

Iluzioni i rritjes ekonomike rrezikon të shtojë vetëkënaqësinë e politikëbërësve, duke i shmangur ata nga ndërmarrja e reformave për të zgjidhur problemet reale që ka ekonomia. “Shkëlqimi” i ndërtesave të reja mund të zbehet shumë shpejt në momentin që investitorët e huaj do të tërhiqen (shifrat zyrtare tregojnë se kjo ka filluar të ndodhë), apo burimet informale që e kanë fryrë deri tani tregun, do të fillojnë të shterojnë… 

Ekonomia shqiptare ia ka dalë gjithnjë që të “befasojë” shumëkënd për aftësinë e saj të rimëkëmbjes, sidomos për shifrat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Në vitin pandemik, institucionet ndërkombëtare parashikuan që PBB-ja do të binte midis 7-9%, si rrjedhojë e pasojave që do të vinin nga mbyllja dhe recesioni global. Në fakt, rënia reale rezultoi në pak më shumë se 3%, ndër më të ulëtat në rajon. Në vitet në vijim, vendi u rrit më shumë sesa parashikimet e fillimvitit. Krahas elasticitetit të sipërmarrjeve, që në pjesën më të madhe janë të vogla e të mesme e përshtaten me shpejtësi, dhe ndihmës nga turizmi, janë dy sektorë që veçanërisht po i mbajnë në këmbë shifrat e PBB-së.

Ata janë pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Në tremujorin e parë të këtij viti, ekonomia u zgjerua me 2.72%, niveli më i ulët që nga periudha e pandemisë, teksa “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” kontribuuan me +0,62 pikë përqindje. Së bashku me ndërtimin, prej 0.42 pikë përqindje, të dy sektorët kontribuuan në 38% të rritjes totale të ekonomisë.

Në tremujorin e dytë 2023, në zgjerimin prej 3.23% të ekonomisë, ndërtimi kontribuoi me 1.43 pikë përqindje dhe pasuritë e paluajtshme, me 0.72 pikë përqindje. Të dy sektorët dhanë një kontribut shumë më të lartë se në tremujorin e parë, duke ndikuar në 66% të së gjithë rritjes ekonomike.

E njëjta tendencë është konstatuar dhe në dy vitet e mëparshme, ku ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë kontribuar në rreth gjysmën e rritjes ekonomike, apo dhe më shumë. Shqipëria është një vend në zhvillim dhe potenciali i saj, sidomos në turizëm, po tërheq investime të shumta në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në zonat bregdetare, të nxitura dhe nga çmimet më të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit me strukturë të ngjashme.

Në vitin 2022, pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 21% të vlerës së përgjithshme të Investimeve të Huaja Direkte, duke kompensuar deri diku tkurrjen e hyrjeve që erdhën për disa vite radhazi nga punimet për gazsjellësin TAP.

Ndonëse në afatin e shkurtër, varësia e lartë e ekonomisë nga këta dy sektorë mund të duket si “shpëtimtare”, në afatin e gjatë nuk pritet të sjellë asgjë të mirë.

Është e vërtetë që ndërtimi është një sektor jetik për ekonominë, por Shqipëria ka probleme të thella strukturore, që nuk pritet të zgjidhen nga kanalizimi i lartë i parave në sektorë joproduktivë, siç janë ndërtimi apo investimet në pasuritë e paluajtshme.

Historia e 30 viteve e ka treguar qartë këtë.

Gati 50% e investimeve totale të brendshme në vend vijon të shkojë për banesa, nga 25% që është ky tregues për mesataren e Bashkimit Europian, sipas statistikave të Eurostat, që i referohen treguesit të formimit bruto të kapitalit fiks.

Ritmet nuk kanë ndër mend të ndalen, të paktën në të ardhmen afatmesme, ndonëse popullsia po tkurret, numri i familjeve është në rënie dhe hapësirat bosh po reduktohen. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, sidomos në kryeqytet, vazhdon të rritet dhe bashkia vijon të parashikojë që një të tretën e të ardhurave që mbledh nga taksat e tarifat t’i sigurojë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, të paktën edhe për tre vitet e ardhshme.

Në kontrast, këto taksa nuk duket se po përdoren për të nxitur diversifikimin e ekonomisë, apo për të përmirësuar cilësinë e mjedisit, duke favorizuar ndërtimin në kurriz të shëndetit.

Pavarësisht parave të pafundme të derdhura në ndërtim në këto 30 vjet tranzicion, vijojmë të mbetemi ndër shtetet me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, teksa rritja ka prodhuar më shumë pabarazi.

P.sh., me të ardhurat që janë rritur me ritme shumë më të ulëta se çmimet e pasurive të paluajtshme, një individi apo familjeje do t’i duhet të punojë shumë vite më tepër për të blerë një apartament.

Vendi vijon të ketë si avantazh kryesor konkurrues koston e ulët të fuqisë punëtore. Pagat e ulëta kanë nxitur emigracionin masiv, sidomos tek të rinjtë, një ikje që ka filluar të ndikojë dukshëm në ekonomi, si në konsum edhe në tregun e punës. Ndërsa në të ardhmen pritet që të zhbalancojë shumë tregues, nga produktiviteti në ekonomi e deri te skema e pensioneve.

Pasojat e valës së re të emigracionit sa po vijnë e po bëhen më të dukshme dhe nuk po arrijnë të kompensohen as nga bumi turistik i këtij viti, që nuk dihet as se sa i qëndrueshëm do të jetë. Të dhënat e INSTAT për tremujorin e dytë treguan se “Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor” kontribuoi me më pak se 6% të rritjes ekonomike në tremujorin e dytë, ose 10 herë më pak se ndërtimi e pasuritë e paluajtshme! /Monitor

ekonomia shqiptare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet