LIVE UPDATES
Ekonomi

Tkurret kërkesa dhe oferta për kredi: Më pak aplikime nga sektori privat, më shumë refuzime nga bankat

Sipas Bankës së Shqipërisë, numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat ka shënuar rënie me 5.5% krahasuar me gjashtëmujorin e fundit 2022

6 Tetor 2023, 07:48 Nga A.B

Tkurret kërkesa dhe oferta për kredi: Më pak aplikime nga sektori

Kërkesa e sektorit privat për kredi në sektorin bankar pësoi rënie në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat ka shënuar rënie me 5.5% krahasuar me gjashtëmujorin e fundit 2022.

Kjo rënie ka ardhur nga “ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” (me 21.6%) dhe individët (me 4.9%), ndërkohë që kategoria “ndërmarrje të tjera” ka rezultuar në rritje me 2.1%.

Edhe krahasuar me një vit më parë, numri i aplikimeve gjithashtu ka rezultuar në rënie me 7.9%, e ardhur nga të tre kategoritë e klientëve, por më e theksuar për “ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

Gjatë gjashtëmujorit të parë 2023, bankat raportuan se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 60,782 aplikime për kredi, nga të cilat 8% i përkasin sektorit të “ndërmarrjeve” (2,533 aplikime nga “ndërmarrje të vogla dhe të mesme” dhe 2194 aplikime nga “ndërmarrje të mëdha”) dhe 92% i përkasin sektorit të “individëve” (56,055 aplikime gjithsej).

Kjo shpërndarje ka mbetur e njëjtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por është zhvendosur disi në favor të ndërmarrjeve krahasuar me një vit më parë.

Në totalin e aplikimeve të marra në shqyrtim gjatë periudhës, rezulton se rreth 24% e tyre janë refuzuar nga bankat. Kjo normë ka vijuar të shënojë rritje duke rezultuar rreth 3.7 pikë përqindje më e lartë se gjashtë muaj më parë dhe rreth 5.8 pikë përqindje më e lartë se një vit më parë.

Rritja e refuzimeve të bankave gjatë gjashtë muajve të parë të 2023, është shtrirë në të tre kategoritë e klientëve, por më e theksuar ndaj “ndërmarrjeve të tjera”, ku përfshihen kryesisht ndërmarrjet e mëdha.

Norma e refuzimit ka ardhur në rritje për bankat me kapital vendas dhe të huaj dhe ka përfshirë të gjitha kategoritë e klientelës.

Vihet re se gjatë periudhës, të dy grupet bankare kanë shfaqur një prirje të theksuar refuzuese ndaj kërkesave për kredi të ndërmarrjeve të mëdha, ndërkohë që kanë qenë më pranuese ndaj “ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” duke refuzuar në total vetëm 7% të aplikimeve në rastin e bankave të huaja dhe 9% të aplikimeve në rastin e bankave me kapital vendas.

Përsa i përket segmentit të individëve, të dy grupet kanë vijuar të kenë qëndrime të kundërta.

Kështu, bankat vendase, kanë refuzuar vetëm 6% të aplikimeve, ndërkohë që bankat e huaja shfaqen më pak të interesuara ndaj këtij segmenti duke refuzuar rreth 33% të aplikimeve.

Nga analiza e mësipërme mund të arrihet në përfundimin se ecuria e aplikimeve të shqyrtuara nga bankat gjatë gjysmës parë të vitit 2023, tregon për një moderim me bazë të gjerë të kërkesës për kredi si nga sektori i individëve dhe ai i ndërmarrjeve, si dhe një qëndrim më të shtrënguar të kredidhënies nga ana e bankave. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo ecuri është e pritshme në kushtet e rritjes së normave të interesit në treg dhe nevojës për një analizë më të detajuar të aftësisë paguese të aplikantëve për kredi./MONITOR

kredi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës