LIVE UPDATES
Ekonomi

Status strategjik për projektin 197 mln USD tek Bulevardi i Ri, shteti do marrë zyra, anulohet projekti i arabëve

Investitori është një kompani e regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Projekti i pagëzuar “The cliffs” (Shkëmbinjtë) parashikon zhvillimin e projekteve për turizmin si hotele struktura të tjera akomoduese, kazino dhe shërbime argëtuese.

4 Janar 2024, 07:43 Nga I.A
Status strategjik për projektin 197 mln USD tek Bulevardi i Ri, shteti do
The Cliffs

TIRANË- Një investitor që tashmë ka marrë statusin e investimit strategjik parashikon të zhvillojë një projekt 197 milionë dollarë tek Bulevardi i Ri në kryeqytet. Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar këtë status për një periudhë 5 vjeçare. Investitori është një kompani e regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Projekti i pagëzuar “The cliffs” (Shkëmbinjtë) parashikon zhvillimin e projekteve për turizmin si hotele struktura të tjera akomoduese, kazino dhe shërbime argëtuese.

“Projekti “The Cliffs” propozohet nga grupi i investitorëve të huaj Adriatic Resorts LLC, kompani e së drejtës amerikane me adresën zyrtare në Cheyenne, WY, USA, ortake e vetme e Adriatic Resorts Holding UK Limited, shoqëri e së drejtës angleze, me numër kompanie 14320966, me zyra qendrore në Londër, Angli, për t’u realizuar nëpërmjet subjektit Adriatic Resorts sh.a. NUIS M22221001A, me ortak të vetëm Adriatic ResortsHolding UK Limited, përfituesit fundor të të cilit janë deklaruar nga subjekti sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Projekti parashikon zhvillimin e një strukture akomoduese, e cila do të përfshijë një hotel me pesë yje me përafërsisht 250 (dyqind e pesëdhjetë) dhoma, 60 (gjashtëdhjetë) njësi të tjera akomodimi me shërbim luksoz, bare, restorante, njësi tregtare, kafene, hapësira për mbledhje dhe argëtim, SPA, pishinë dhe hapësira rekreative, kazino, si dhe vend parkim për mbi 600 (gjashtëqind) makina” thuhet në dokument.

Ndërkohë zona ku do të zhvillohet konkretisht projekti I takon pjesës së njohur si stacioni hekurudhor. Shteti në këmbim të tokës qe duket se do t’i verë në dispozicion investitorit do të marre 12.5 mijë metra/katror ndërtim për zyra të institucioneve. Mbetet e paqartë sesi brenda projektit të turizmit do të integrohen edhe këto hapësira.

“Projekti synon zhvillohet në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, në Zonën Kadastrale 8340, me numër pasurie 8/754, pas regjistrimit fillestar (ish pasuria me numër 8/76), në zërin kadastral “truall”. Në përfundim të realizimit të ndërtesës tregtare, subjekti propozon t’i kalojnë Qeverisë Shqiptare në pronësi 12.500 m2 ndërtim me qëllim përdorimi zyra për institucionet shtetërore apo sipas nevojave të tyre.

Vlera e investimit të projektit “The Cliffs” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 196,700,000 (njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë milion e shtatëqind mijë) Dollarë.

Projekti i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike, duke parashikuar të punësojë mbi 1000 (njëmijë) persona.

Me Vendim të KKT Nr.4, datë 14.10.2020, zona e Bulevardit të Ri të Tiranës, me sipërfaqe prej 21953.42 m2, në ZK. 8340, Tiranë është shpallur “Zonë me Prioritet Zhvillimin e Turizmit”, në bazë dhe zbatim të dispozitave të legjislacionit të turizmit.

Pasuria e paluajtshme me sipërfaqe prej 19,000 m2, e llojit “truall” ka kaluar në administrim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) me VKM Nr. 47, datë 27.01.2021 “Për Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të një pjese të pronës së paluajtshme me sipërfaqe prej 19,000 m2 , nga trualli funksional i pronës ndodhur në Zonën Kadastrale 8340, me numër pasurie 8/76, me sipërfaqe prej 46,266 m2 , me emërtimin “Stacion Hekurudhor”, Tiranë” thuhet në vendimin e KIS.

KIS anulon vendimin për grupin Al Shiddi

Në vitin 2019 qeveria i dha statusin e investimit strategjik një grupi nga Arabia Saudite për te zhvilluar projektin Tirana City Center. Projekti në fjalë ndodhej në të njëjtën zone kadastrale dhe numër pasurie si projekti “The Cliffs” por tashmë statusi për të parin është anuluar.

Në atë kohë në vendimin e KIS thuhej se projekti  parashikonte  ndërtimin e një investimi kompleks dhe i përket pjesërisht sektorit strategjik të turizmit me strukture akomoduese elitare turistike-hotel, apartamente elitare hotel, vila elitare Sky Village, strukture mbështetëse turistike-qendër tregtare dhe garazh nëntokësor ashtu si dhe ndërtesë për zyra. Projekti i propozuar shtrihet në një sipërfaqe trualli prej afërsisht 19,000 m2, në Zonën Kadastrale Nr. 8340, Tiranë.

“Vlera e investimit te projektit “TIRANA CITY CENTER” plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet te jete 106,850,000 (njeqind e gjashte milion e teteqind e pesëdhjete mije) Euro.

Projekti plotëson kriteret e punësimit te kërkuara nga legislacioni për investimet strategjike. Përgjatë fazës se realizimit te investimit dhe operimit, numri i te punësuarve parashikohet te jete 1500 (njëmije e pesëqind) persona.

Subjekti propozues i projektit parashikon që, pas përfundimit të ndërtimit të projektit TCC, Qeverisë Shqiptare do t’i jepen 12 000 m2 ndërtim zyra (shell & core).

Për këtë projekt, me Vendim te Komitetit te Investimeve Strategjike Nr.23/2, date 23.07.2019, në baze te nenit 15 te Ligjit Nr.55/2015, është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit Nr. 23/3 Prot, date 09.09.2019 ndërmjet AIDA dhe Al Shiddi Trading Company LTD” thuhet në vendim.

Vendimi i anulimit që i takon verës që lamë pas parashtron së çështja është zvarritur në gjykata për shkak të një padie për të cilën është vendosur pushim në fillim të 2023 por duke qenë se me grupin Al Shiddi ende nuk kishte një marrëveshje nuk pati pasoja.

“Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi: Anulimin e Vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike Nr. 2/7, datë 27.07.2020 dhe Vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike Nr. 2/10, datë 04.02.2021, pasi nuk u arrit të nënshkruhej një kontrate/marrëveshje investimi ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe subjektit aplikues.

Nëpërmjet anulimit të Vendimit të Komitetit te Investimeve Strategjike Nr. 2/7, datë 27.07.2020 dhe Vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike Nr. 2/10, datë 04.02.2021 rivendoset ligjshmëria që Komiteti i Investimeve Strategjike të kryejë vlerësim oportuniteti mbi pasurinë në fjalë për projekte të tjera të propozuara e të cilat plotësojnë kriteret ligjore për të përfituar mbështetjen e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi” thuhet në vendim.

Marrë nga Monitor.al

the cliffs al shiddi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale