LIVE UPDATES
Ekonomi

Guvernatori Sejko zhvillon një takim me ekipin e Bankës Botërore

Në krye të takimit, Guvernatori Sejko prezantoi panoramën ekonomike të vendit, duke u shprehur se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj, janë në një trend pozitiv zhvillimi.  Lidhur me aktivitetin ekonomik, Guvernatori u shpreh se inflacioni është në nivele të ulëta, borxhi publik dhe ai i huaj kanë shënuar rënie, bilancet e sektorit bankar mbeten të shëndetshme, ndërsa kreditimi po shfaq një rritje progresive.

18 Nëntor 2024, 15:32 Nga I.A
Guvernatori Sejko zhvillon një takim me ekipin e Bankës Botërore
Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori Gent Sejko priti në takim një ekip të Bankës Botërore (BB), në kuadër të misionit të tyre për Programin e Remitancave dhe Pagesave 2.0, të kryesuar nga Asad Alam, Drejtor Rajonal për Zhvillimin Gjithëpërfshirës, Financat dhe Institucionet për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, i cili shoqërohej nga: Emanuel Salinas, Përfaqësues rezident i BB-së në Shqipëri dhe Richard Record, Menaxher i Departamentit për Zhvillimin Gjithëpërfshirës, Financat dhe Institucionet për Vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në krye të takimit, Guvernatori Sejko prezantoi panoramën ekonomike të vendit, duke u shprehur se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj, janë në një trend pozitiv zhvillimi.  Lidhur me aktivitetin ekonomik, Guvernatori u shpreh se inflacioni është në nivele të ulëta, borxhi publik dhe ai i huaj kanë shënuar rënie, bilancet e sektorit bankar mbeten të shëndetshme, ndërsa kreditimi po shfaq një rritje progresive.

Gjithashtu, Guvernatori diskutoi lidhur me një ndër objektivat strategjikë të Bankës së Shqipërisë, modernizimin e sistemeve të pagesave. Duke u ndalur në zhvillimet e tyre, ai theksoi rëndësinë e dorëzimit të aplikimit për integrim në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), dhe përfshirjes dhe edukimit financiar, si çështje kyçe për zhvillimin e Shqipërisë.

Ai u ndal te përfitimet kryesore të ekonomisë dhe familjeve shqiptare nga anëtarësimi në SEPA, falë të cilit qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kryejnë pagesa dhe transferta si të ishin qytetarë të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas. Pra, nga pikëpamja integruese e vendit, anëtarësimi i përshpejtuar në SEPA garanton trajtimin e shtetasve shqiptarë si të barabartë me ata evropianë, duke sjellë për ta kosto më të ulëta dhe shpejtësi më të lartë në kryerjen e pagesave. Një tjetër aspekt pozitiv i tij është edhe ulja e informalitetit si dhe zgjerimi i përfshirjes financiare.

 Alam përgëzoi Bankën e Shqipërisë lidhur me menaxhimin me sukses të krizave të viteve të fundit, si pandemia dhe goditja e çmimeve që preku të gjithë rajonin gjatë vitit 2022. Përfaqësuesi i Bankës Botërore e vlerësoi politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë si një kontribut të rëndësishëm në ecurinë pozitive të ekonomisë së vendit, duke theksuar se normalizimi i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare ka ndikuar në reduktimin e inflacionit.

Gjithashtu, Alam u ndal në stabilitetin financiar dhe ambientin financiar të vendit, ku theksoi rëndësinë e zgjerimit të kredisë dhe cilësisë së portofolit të saj. Në vijim, ai përgëzoi Bankën e Shqipërisë lidhur me menaxhimin e raportit të kredive me probleme, i cili ka shënuar nivelet minimale të më shumë se një dekade. Në kuadër të stabilitetit financiar e ekonomik të vendit, Alam shtoi se mbrojtja dhe forcimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, gjatë ushtrimit të funksioneve të mandatuara me ligj, mbetet thelbësore në përmbushjen e misionit të saj ligjor për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe atij të çmimeve në vend.

Gjatë takimit, palët ranë dakord që të vijohet më tej me përpjekjet që Banka e Shqipërisë i ka kushtuar përmirësimit të kuadrit rregullativ të sistemit financiar, sidomos në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, në mënyrë që të sigurohet mbrojtje më efikase e interesave të konsumatorëve përballë një tregu në zhvillim të vazhdueshëm. Alam u shpreh se Banka Botërore mbetet e fokusuar dhe do të japë asistencën e saj të plotë lidhur me këtë çështje.

Në mbyllje, Guvernatori Sejko shprehu mirënjohje për Bankën Botërore si partnere e rëndësishme në hartimin dhe zbatimin e këtyre projekteve sfiduese, të cilat kanë si qëllim ndërtimin e një shoqërie financiarisht gjithëpërfshirëse, ku çdo individ ka mundësinë të zhvillohet dhe të realizojë potencialin e tij, si dhe për asistencën teknike të ofruar ndër vite.

gent sejko

Sondazh

Poll
Ekonomi 17 Nëntor 2024, 08:18 I.A

Pak “ethe” për arin në Shqipëri

Ari TIRANË- Këtë vit, ari ka fituar rëndësi të madhe në tregjet globale, duke arritur rekorde të reja. Bankat shqip...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës