LIVE UPDATES
Ekonomi

Pak “ethe” për arin në Shqipëri

Në vitin 2024, ari është shfaqur si një nga asetet më të fuqishme në tregjet globale, duke arritur rekorde të reja dhe duke regjistruar një rritje prej rreth 11% për investitorët, duke arritur nivele rekord mbi 2700 dollarë për onz. Kjo tendencë është shpërfaqur për shkak të një kombinimi faktorësh, që përfshijnë uljen e normave të interesit dhe shqetësimet për stabilitetin ekonomik dhe financiar global.

17 Nëntor 2024, 08:18 Nga I.A
Pak “ethe” për arin në Shqipëri
Ari

TIRANË- Këtë vit, ari ka fituar rëndësi të madhe në tregjet globale, duke arritur rekorde të reja. Bankat shqiptare kanë ofruar produkte investimi në ar dhe rritja e çmimeve globale mund të nxisë interesin e investitorëve shqiptarë për të ruajtur kapitalin dhe për të diversifikuar portofolin e tyre. Por, a ka interes?

Në vitin 2024, ari është shfaqur si një nga asetet më të fuqishme në tregjet globale, duke arritur rekorde të reja dhe duke regjistruar një rritje prej rreth 11% për investitorët, duke arritur nivele rekord mbi 2700 dollarë për onz. Kjo tendencë është shpërfaqur për shkak të një kombinimi faktorësh, që përfshijnë uljen e normave të interesit dhe shqetësimet për stabilitetin ekonomik dhe financiar global.

Në Shqipëri, ndikimet e këtyre tendencave globale janë të dukshme. Disa nga bankat shqiptare ofrojnë mundësi për investime në ar dhe ndryshimet në çmimet globale ndikojnë drejtpërdrejt në ofertat dhe kërkesat e tregut lokal. Nëse çmimi i arit vazhdon të rritet, interesi i investitorëve shqiptarë për blerjen e arit mund të rritet, si një mundësi për ruajtjen e pasurisë dhe diversifikimin e portofolit së tyre.

Megjithatë, ekspertët sugjerojnë se është e rëndësishme që investitorët në Shqipëri të jenë të vetëdijshëm për luhatjet e mundshme dhe të bëjnë vlerësime të kujdesshme përpara se të investojnë në këtë aset të vlefshëm.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Selami Xhepa, përveç ndikimeve globale, disa faktorë të veçantë po ndikojnë në tregun e arit në Shqipëri, si ndryshimet në politikën monetare ndërkombëtare, zhvillimet ekonomike dhe tensionet gjeopolitike, që po ndihmojnë në formimin e tregut të arit në vend.

“Me rritjen e çmimit të arit në tregjet globale, shumë individë dhe institucione në Shqipëri mund të kërkojnë mundësi për të investuar në ar, si një mënyrë për të mbrojtur kapitalin e tyre nga luhatjet e tregut ose inflacioni. Kjo mund të rrisë kërkesën për produkte të arit dhe për pasuritë e arit në bankat shqiptare”, – thotë z. Xhepa.

Bankat shqiptare ofrojnë mundësi për investime në ar, duke përfshirë blerjen e monedhave të arit dhe depozitave të arit. Ndryshimet në çmimet globale dhe trendet e kërkesës ndikojnë në ofertat dhe kushtet e këtyre produkteve në tregun shqiptar. Nëse çmimet globale rriten, kjo mund të çojë në një rritje të çmimeve të ofruara nga bankat shqiptare dhe një rritje të interesit të investitorëve lokalë. Por a ka ndodhur kjo?

Fibank, prej fillimit të aktivitetit të saj në tregun shqiptar bankar, ka mundësuar investime në ar. Por, Banka bën të ditur se kjo ndali në fund të vitit të shkuar. Në një deklaratë për “Monitor”, banka shpjegoi se vendimi ishte i detyruar për shkak të ndryshimeve në legjislacionin fiskal, veçanërisht në lidhje me taksën e zhdoganimit.

“Kjo taksë e re çoi në rritje të ndjeshme të kostove operative, duke e bërë të pamundur zbatimin e procesit të tregtisë së arit sipas modelit të mëparshëm të operimit të bankës”- thotë Banka.

Sipas Fibank, rritja e kostove e kishte bërë tregtinë e arit ekonomikisht të paqëndrueshme për institucionin financiar, duke rezultuar në mbylljen e këtij shërbimi.

Shërbimi i paleverdisshëm për bankat

Fibank, prej fillimit të aktivitetit të saj në tregun shqiptar bankar, ka mundësuar investime në ar. Por, Banka bën të ditur se kjo ndali në fund të vitit të shkuar. Në një deklaratë për “Monitor”, banka shpjegoi se vendimi ishte i detyruar për shkak të ndryshimeve në legjislacionin fiskal, veçanërisht në lidhje me taksën e zhdoganimit. “Kjo taksë e re çoi në rritje të ndjeshme të kostove operative, duke e bërë të pamundur zbatimin e procesit të tregtisë së arit sipas modelit të mëparshëm të operimit të bankës”- thotë Banka.

 

Në Shqipëri, ka një treg të dytë për shitjen dhe blerjen e arit që përfshin tregtinë e arit në formën e bizhuterive dhe objekteve për koleksion. Ky treg është më pak i rregulluar dhe mund të ketë më shumë luhatje në çmimet e arit. Një rritje e çmimit të arit në tregjet globale mund të rrisë gjithashtu kërkesën për arin në këtë segment të tregut, duke ndikuar në çmimet dhe ofruesit lokalë.

Ky segment i tregut është ndryshe nga ai i arit si investim. Por, ka kërkesa në rritje për ar jo vetëm si formë bizhuterie, por edhe monedha që t’i mbajnë me kohën, sipas të dhënave të ofruara nga disa argjendari me përvojë në treg.

Alba Ruço, nga Argjendari Pirro, thotë se njerëzit po investojnë në ar si një mënyrë për të ruajtur kapitalin e tyre në kohë pasigurish ekonomike. Ajo thekson se ari, qoftë në formë bizhuteri apo monedhe, ofron stabilitet afatgjatë dhe përfaqëson një mënyrë tradicionale, por gjithmonë të besueshme, të mbrojtjes së vlerave personale, përpos lidhjes emocionale.

Në Shqipëri, përdorimi i arit për qëllime investimi, me kundërpalë sistemin bankar, është në nivele të ulëta ende, thotë Banka e Shqipërisë.

Në një intervistë të posaçme për “Monitor”, Banka e Shqipërisë shton se, tregu i tregtimit të arit nëpërmjet bankave të nivelit të dytë ka mbetur në vëllime mjaft modeste në vitet e fundit, i ngjashëm me atë të viteve të mëparshme.

Banka e Shqipërisë ka ekspozim të ulët në ar, por të krahasueshëm me atë të bankave qendrore të ngjashme me të dhe pjesë e procesit të mbajtjes së një portofoli të diversifikuar. “Konsideratat e mbajtjes së ekspozimit në ar nuk lidhen me pritjet për rritje apo rënie të çmimit të tij në kohë, por synojnë luhatshmëri më të ulët të vlerës së rezervës valutore në skenarë të caktuar të rrezikut në treg” – thotë Banka.

Mundësi investimi

Alba Ruço, nga Argjendari Pirro, thotë se njerëzit po investojnë në ar si një mënyrë për të ruajtur kapitalin e tyre në kohë pasigurish ekonomike. Ajo thekson se ari, qoftë në formë bizhuteri apo monedhe, ofron stabilitet afatgjatë dhe përfaqëson një mënyrë tradicionale, por gjithmonë të besueshme, të mbrojtjes së vlerave personale, përpos lidhjes emocionale.

Me termin “ar për investim” kuptohet:

a) ari në formën e shufrave apo pllakëzave me peshë të pranuar nga tregu i arit më të madhe se 1 gram, me pastërti të barabartë ose më të lartë se 995 të
mijtat, i përfaqësuar ose jo me tituj;

b) monedhat prej ari me pastërti të barabartë ose më të lartë se 900 të mijtat, të prera pas vitit 1800, që kanë ose kanë pasur kurs ligjor në vendin e origjinës dhe që, si rregull, shiten me një çmim që nuk e kalon vlerën e tregut të lirë të arit që ato përmbajnë me më shumë se 80 për qind.

2. Për qëllime të këtij seksioni, nuk konsiderohen si të shitura për interesin e tyre numizmatik monedhat e parashikuara në shkronjën “b”, të pikës 1, të këtij neni.

Përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar:

a) furnizimi dhe importimi i arit për investim, përfshirë arin për investim, të përfaqësuar nga certifikata ari ose të tregtuar në llogaritë e arit dhe, në veçanti, kontratat e shkëmbimit dhe huave të arit, duke përfshirë një të drejtë pronësie ose një pretendim mbi arin për investim, si edhe transaksionet me arin për investim, sipas kontratave “future” dhe “forward”, të cilat çojnë drejt transferimit të titullit të pronësisë ose pretendimit mbi atë ar investimi;

b) furnizimet e shërbimeve të kryera nga agjentët, që veprojnë në emër dhe për llogari të një personi tjetër, kur marrin pjesë në furnizimin e arit për investim për porositësin e tyre. E drejta e zgjedhjes së zbatimit të TVSH-së

1. Personi i tatueshëm, që prodhon ar për investim ose që e shndërron arin në ar për investim, mund të zgjedhë të zbatojë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për furnizimin e arit për investim ndaj një personi tjetër të tatueshëm, që përndryshe do të ishin të përjashtuar mbi bazën e nenit 152, shkronja “a”, këtij ligji.

2. Personi i tatueshëm, i cili, në kuadër të veprimtarisë së tij ekonomike, furnizon vazhdimisht me ar që destinohet për përdorime industriale, mund të zgjedhë të zbatojë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për çdo furnizim të kryer sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 151, të këtij ligji, ndaj një personi tjetër të tatueshëm, që përndryshe do të ishin të përjashtuara mbi bazën e nenit 152, shkronja “a”, të ligjit.

3. Personi i tatueshëm që vepron si agjent në emër dhe për llogari të të tretëve, që kryejnë furnizime të tatueshme sipas pikave 1 dhe 2, të këtij neni, mund të zgjedhë të zbatojë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për furnizimin e shërbimit të kryer.

4. Personi i tatueshëm, i cili vepron sipas pikave 1, 2, 3 të këtij neni, duhet të shënojë në faturën e lëshuar shprehjen: “TVSH-ja është aplikuar në zbatim të nenit 153 të ligjit nr. 92/2014, ‘Për

Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë’”, në të kundërt e drejta e zgjedhjes nuk do të konsiderohet që është ushtruar. Të drejtat dhe detyrimet e veçanta për operatorët në sektorin e arit për investim

1. Në qoftë se shitja e mëpasshme e arit për investim, e kryer nga personi i tatueshëm, përjashtohet sipas nenit 152, shkronja “a”, të këtij ligji, personi i tatueshëm ka të drejtën e zbritjes së shumave të mëposhtme:

a) TVSH-në për t’u paguar ose të paguar për arin për investim, me të cilin është furnizuar prej një personi që ka ushtruar të drejtën e zgjedhjes sipas pikës 1 ose 2, të nenit 153, të ligjit.
b) TVSH-në për t’u paguar ose të paguar, në lidhje me blerjet ose importimin e kryer të arit të ndryshëm nga ari për investim, i cili më pas transformohet nga ai, apo për llogari të tij, në ar për investim;
c) TVSH-në për t’u paguar ose të paguar për shërbimet e marra, që konsistojnë në ndryshimin e formës, të peshës ose të pastërtisë së arit, përfshirë arin për investim.

2. Personat e tatueshëm, që prodhojnë ar për investim ose e transformojnë arin në ar për investim, kanë të drejtën e zbritjes së TVSH-së për t’u paguar ose të paguar prej tyre për blerjet ose importimin e mallrave apo të shërbimeve që lidhen me prodhimin ose transformimin e atij ari, njëlloj sikur shitja e mëpasshme prej tyre e arit të përjashtuar mbi bazën e nenit 152, të ligjit, t’i ishte nënshtruar tatimit.

Tendenca

Në një vëzhgim vihet re se, në Shqipëri ekziston edhe tregu ku blihet dhe shitet ar i pastandardizuar, i përqendruar në argjendaritë e qyteteve për qëllime konsumi (bizhuteri) dhe më pak për qëllime të ruajtjes në kohë të vlerës (monedha të zakonshme).

Një faktor kyç që ndikon në rritjen e çmimit të arit është politika monetare e Bankës Qendrore Federale (FED) në SHBA. Normat e ulëta të interesit e bëjnë arin më tërheqës për investitorët, pasi është një aset që nuk siguron të ardhura.

Ndërkohë që shpresat për lehtësim të mëtejshëm monetar janë të larta, disa analistë, siç është Commerzbank, shprehin dyshime se FED mund të fillojë një cikël të thellë të lehtësimit, duke pasur parasysh rreziqet e pasigurta.

Në anën tjetër, David Rosenberg, president i Rosenberg Research, ka parashikuar se çmimi i arit mund të arrijë deri në 3,000 dollarë, ose më shumë.

Ai thekson se një cikël lehtësimi në horizont, rritja e kërkesës nga bankat qendrore globale, dhe dobësimi i Dollarit amerikan janë faktorë që do të mbështesin çmimin e arit.

Këto presione janë të forcuara edhe nga tensionet gjeopolitike dhe shqetësimet për gjendjen e dobët të rritjes globale dhe inflacionin.

 

Pse ka pak interes

Në Shqipëri, përdorimi i arit për qëllime investimi, me kundërpalë sistemin bankar, është në nivele të ulëta ende, thotë Banka e Shqipërisë.

Tregu i tregtimit të arit nëpërmjet bankave të nivelit të dytë ka mbetur në vëllime mjaft modeste në vitet e fundit, i ngjashëm me atë të viteve të mëparshme.

Banka e Shqipërisë ka ekspozim të ulët në ar, por të krahasueshëm me atë të bankave qendrore të ngjashme me të dhe pjesë e procesit të mbajtjes së një portofoli të diversifikuar.

“Konsideratat e mbajtjes së ekspozimit në ar nuk lidhen me pritjet për rritje apo rënie të çmimit të tij në kohë, por synojnë luhatshmëri më të ulët të vlerës së rezervës valutore në skenarë të caktuar të rrezikut në treg” – thotë Banka.

Teknologjia ka një rol në ndryshimin e mënyrës sesi investitorët shqiptarë mund të investojnë në ar. Sipas të dhënave të marra, platforma të reja për tregtinë e arit, aplikacione për monitorimin e çmimeve dhe mundësi për investime në mënyrë dixhitale po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

Këto zhvillime teknologjike mund të ofrojnë mundësi të reja dhe më të thjeshta për investitorët për të hyrë në tregun e arit dhe për të menaxhuar investimet e tyre.

Sipas hulumtimeve në treg, teknologjia ka transformuar mënyrën sesi investitorët dhe konsumatorët në Shqipëri mund të angazhohen me tregun e arit dhe të maksimizojnë mundësitë e tyre të investimit në këto mënyra:

Platformat e Tregtimit të Arit: Platforma të ndryshme online ofrojnë mundësi për blerjen dhe shitjen e arit në mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë. Këto platforma lejojnë investitorët të tregtojnë arin me shumë më pak kosto dhe me më shumë transparencë se sa tregjet tradicionale. Çështja në diskutim mbetet besueshmëria.

Aplikacionet për Monitorimin e Çmimeve: Aplikacionet dhe softuerët që ndihmojnë në monitorimin e çmimeve të arit në kohë reale janë bërë të zakonshme. Këto mjete ofrojnë informacione të shpejta dhe të sakta që ndihmojnë investitorët të bëjnë vendime të informuara në lidhje me momentin e duhur për blerje ose shitje.

Investimi Dixhital dhe Blockchain: Teknologjia blockchain po ndryshon mënyrën e investimeve në ar, duke ofruar mundësi për të investuar në forma të ndryshme, siç janë tokenizimi i arit. Kjo mund të ofrojë siguri dhe transparencë për investitorët, duke lejuar gjithashtu ndarjen e arit në një mënyrë më të thjeshtë dhe më të aksesueshme për ata që mund të mos kenë mundësi për të blerë sasi të mëdha.

Kujdes!

Çmimi i arit dhe tendencat globale janë të rëndësishme për investitorët shqiptarë që kërkojnë mundësi për të përfituar nga rritja e çmimit të arit dhe për të ruajtur kapitalin e tyre në një mjedis ekonomik të pasigurt. Tregu shqiptar i arit është në ndikim të fortë nga zhvillimet ndërkombëtare dhe është e rëndësishme që investitorët të ndjekin me kujdes këto ndryshime dhe të bëjnë vendime të informuara./Monitor.al

ari në shqipëri

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale