LIVE UPDATES
Ekonomi

Ari si investim, treg modest, si ndikojnë luhatjet monetare

Në këtë intervistë të posaçme për “Monitor”, Banka e Shqipërisë analizon faktorët kryesorë që ndikojnë në çmimin e arit në tregun shqiptar, rolin e saj në menaxhimin e rezervave të arit, si dhe trendet globale që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në tregun vendas.

17 Nëntor 2024, 08:51 Nga I.A
Ari si investim, treg modest, si ndikojnë luhatjet monetare
Banka e Shqipërisë

TIRANË- Tregtimi i arit është një sektor i ndjeshëm që ndikohet nga faktorë të ndryshëm, si luhatjet e tregjeve ndërkombëtare dhe kursi i këmbimit valutor. Në këtë intervistë të posaçme për “Monitor”, Banka e Shqipërisë analizon faktorët kryesorë që ndikojnë në çmimin e arit në tregun shqiptar, rolin e saj në menaxhimin e rezervave të arit, si dhe trendet globale që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në tregun vendas.

Gjithashtu, flet për mundësitë që kanë individët dhe bizneset për të investuar në ar, si dhe ndikimin e inflacionit dhe luhatjeve monetare në perceptimin e tij si një investim i sigurt në Shqipëri.

Si e vlerësoni tregun e arit në Shqipëri? A ka pasur ndonjë zhvillim të rëndësishëm në vitet e fundit?

Tregu i tregtimit të arit, nëpërmjet bankave të nivelit të dytë, ka mbetur në vëllime mjaft modeste në vitet e fundit, i ngjashëm me atë të viteve të mëparshme.

Cilët janë faktorët kryesorë që ndikojnë në çmimin e arit në tregun shqiptar?

Faktori kryesor që ndikon çmimin e arit të standardizuar në Shqipëri lidhet me zhvillimet e kërkesës dhe ofertës për të në tregun ndërkombëtar global. Për nga natyra e tij, çmimi i arit ka luhatshmëri të lartë, të krahasueshme me investimin në aksione.

Duke qenë se ari kuotohet në tregun ndërkombëtar në monedhën amerikane, ndikim në kursin e tij në tregun e brendshëm, ka edhe ecuria e Dollarit amerikan me monedhën kombëtare, Lekun.

Pavarësisht se, luhatshmëria e Dollarit amerikan kundrejt Lekut është disa herë më e lartë se ajo e Euros në këmbimin me Lekun, sërish ky faktor, të paktën në historinë e viteve të fundit, ka rezultuar dytësor në ecurinë e çmimit të arit në këmbimin me Lekun.

Si e shihni rolin e Bankës së Shqipërisë në menaxhimin e rezervave të arit? A ka ndonjë plan për të rritur ose për t’i ulur këto rezerva?

Banka e Shqipërisë ka ekspozim të ulët në ar, por të krahasueshëm me atë të bankave qendrore të ngjashme me të dhe pjesë e procesit të mbajtjes së një portofoli të diversifikuar.

Pra, konsideratat e mbajtjes së ekspozimit në ar nuk lidhen me pritjet për rritje apo rënie të çmimit të tij në kohë, por synojnë luhatshmëri më të ulët të vlerës së rezervës valutore në skenarë të caktuar të rrezikut në treg.

Gjatë viteve të fundit, pesha e arit në rezervën valutore është synuar të mbahet e pandryshuar.

A mund të na flisni për trendet globale në tregun e arit dhe ndikimin e tyre në Shqipëri?

Trendi i arit në tregun ndërkombëtar në vitet e fundit ka qenë kryesisht forcues dhe kjo është reflektuar edhe në tregun shqiptar.

Faktori kryesor që ka nxitur rritjen e vlerës së arit kanë qenë shqetësimet inflacioniste, si dhe rritja e perceptimit për rrezikun gjeopolitik në tregje për shkak të konflikteve në Europën Lindore dhe në Lindjen e Mesme, si dhe ndikimi i këtyre ngjarjeve në raportet diplomatike të vendeve me fuqi të madhe ekonomiko-politike.

Cilat janë mënyrat më të zakonshme për individët dhe bizneset shqiptare që të investojnë në ar? A ekzistojnë rregullore të veçanta për tregtimin e arit?

Teorikisht, mënyrat më të zakonshme të investimit në ar janë nëpërmjet blerjes së arit të standardizuar në formë fizike apo elektronike, blerjes së arit fizik jo të standardizuar, përfshirë monedhat, ose blerja në tregun e aksioneve të instrumenteve financiare apo kompanive, çmimi i të cilave është i lidhur drejtpërdrejtë me çmimin e arit (p.sh., ETF) ose në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, nëpërmjet të ardhurave nga aktiviteti ekonomik i tyre (p.sh., prodhuesit).

Banka e Shqipërisë, nëpërmjet rregulloreve, u kërkon bankave të nivelit të dytë të raportojnë vetëm veprimet e Arit të standardizuar kundrejt monedhës kombëtare.

Sipas këtyre raportimeve, ky aktivitet është minimal, ndërkohë që, perceptimi i publikut është që, gjatë viteve të fundit, ka pasur një tendencë në rritje të blerjes së monedhave, të cilat krahas vlerës së metalit, kanë edhe vlera numizmatike.

Si ndikon inflacioni dhe luhatjet e monedhës vendase në perceptimin e arit, si një investim i sigurt në Shqipëri?

Sikurse kemi shpjeguar në pyetjet e mëparshme, perceptimet për rritje të inflacionit dhe rritje të rrezikut në tregun global apo atë lokal mund të jenë arsye për rritjen e ekspozimit të publikut apo investitorëve në ar.

Përfitueshmëria e këtij investimi do të ndikohej në një masë të madhe nga horizonti investues, si dhe kostoja oportune e heqjes dorë nga mbajtja e një komoditeti në vend të një monedhe. E theksojmë këtë pasi, ari zakonisht nuk përfiton interes ose është shumë i vogël, ndërsa monedhat përfitojnë nga investimi i tyre në depozita apo instrumente të tjera, të cilat zakonisht kanë interes më të lartë./Monitor.al

banka e shqipërisë

Sondazh

Poll
Ekonomi 17 Nëntor 2024, 08:18 I.A

Pak “ethe” për arin në Shqipëri

Ari TIRANË- Këtë vit, ari ka fituar rëndësi të madhe në tregjet globale, duke arritur rekorde të reja. Bankat shqip...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale