LIVE UPDATES
Ekonomi

Guvernatori Sejko merr pjesë në takimet e FMN-së dhe Bankës Botërore

Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit e FMN-së dhe BB-së, së bashku me guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare në këto institucione ndërkombëtare financiare, mblidhen së bashku për të diskutuar zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore.

26 Tetor 2024, 15:05 Nga I.A

Guvernatori Sejko merr pjesë në takimet e FMN-së dhe Bankës

SHBA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington DC, SHBA. Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit e FMN-së dhe BB-së, së bashku me guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare në këto institucione ndërkombëtare financiare, mblidhen së bashku për të diskutuar zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore.

Banka e Shqipërisë u përfaqësua në këto takime me një delegacion të kryesuar nga Guvernatori, z. Gent Sejko, Zëvendësguvernatorja e Parë, zj. Luljeta Minxhozi, si dhe drejtues të tjerë.

Me këtë rast, Guvernatori Sejko zhvilloi disa takime të rëndësishme me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, ndër të cilët veçojmë: Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, z. Federico Giammusso; Drejtorin e ardhshëm Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, z. Riccardo Ercoli; Drejtorin e Departamentit Evropian në FMN, z. Alfred Kammer; Zëvendësdrejtoren e Departamentit Monetar dhe Tregjeve Kapitale, zj. Jennifer Elliott; Shefen e Misionit të FMN-së zj. Anke Weber, Zëvendëspresidenten për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në BB, zj. Antonella Bassani; Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në BB, z. Matteo Bugamelli, Drejtoren Rajonale për Ballkanin Perëndimor në BB, zj. Xiaoqing Yu; Drejtorin Global për Financat, Konkurreshmërinë dhe Inovacionin në BB z. Jean Pesme.

Gjatë këtyre takimeve, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së me zhvillimet ekonomike dhe perspektivat e progresit të mëtejshëm të vendit. Ai u shpreh se, ashtu si vendet e tjera, edhe Shqipëria u prek nga goditjet e pafavorshme ekonomike globale dhe inflacioni i lartë. “Shqipëria e ka fituar luftën me inflacionin që u shfaq prej fillimit të konfliktit në Ukrainë dhe tashmë inflacioni është në nivelet më të ulëta, ndërkohë që tregjet financiare paraqiten të qeta, dhe me kapacitet për mbështetjen dhe përparimin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare.” – u shpreh Guvernatori Sejko.

Në këtë kuadër, politika e ndjekur nga Banka e Shqipërisë si autoriteti monetar i vendit ka qenë e mbështetur plotësisht në të dhëna, transparente dhe i është komunikuar në mënyrë efektive aktorëve vendas. Aktualisht, inflacioni në vend është i ulët krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të BE-së, duke reflektuar një normë më të ulët inflacioni të përgjithshëm, si rezultat i politikës monetare të kujdesshme të Bankës së Shqipërisë, si dhe i presioneve inflacioniste të shkaktuara nga mbiçmimi i kursit të këmbimit.

Lidhur me politikat makroekonomike, Guvernatori theksoi se ato do të jenë të harmonizuara me synim sigurimin e një rritjeje ekonomike të qëndrueshme në periudhën afatmesme.

Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së përgëzuan Shqipërinë për progresin e bërë në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe veçanërisht për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian për grup-kapitullin e parë. Përmbushja e kritereve të anëtarësimit çon në zhvillimin gjithëpërfshirës politik, social dhe ekonomik të vendit. Ata gjithashtu u ndalën në vlerësimin e përmirësuar nga Agjencia prestigjioze Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s, e cila e rishikoi me rritje ekonominë shqiptare, duke e konsideruar në Ba3- e qëndrueshme, nga B1-pozitive.

Në vlerësim i veçantë u shpreh nga ana e tyre edhe për reformat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend dhe stabilitetit të çmimeve, të cilat sipas përfaqësuesve të këtyre institucioneve mbeten mandati dhe objektivi kryesor i Bankës.

Interesit të përfaqësuesve të FMN-së dhe BB-së për ekspozimin e sistemit bankar shqiptar, Guvernatori Sejko iu përgjigj se ai paraqitet i qëndrueshëm, me nivel të mirë kapitalizimi dhe likuiditeti. Kreditimi në ekonomi është rritur konsiderueshëm vitet e fundit - me një rritje prej 17% në 2024 krahasuar me vitin e kaluar - duke kontribuuar kështu në zhvillimin dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit.

Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së inkurajuan monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut të kredisë bankare, të kursit të këmbimit dhe të normës së interesit. Ata e vlerësuan pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, duke u ndalur në veçanti te rëndësia e kthimit të inflacionit në objektiv. Së fundi, ata u ndalën në rëndësinë e harmonizimit dhe koordinimit të politikave, si në nivel kombëtar ashtu dhe në nivel ndërkombëtar, si parakusht për të siguruar një mjedis optimal për një ekonomi të qëndrueshme.

Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e FMN-së e BB-së theksuan nevojën dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit midis institucioneve dhe vijimit të ofrimit të asistencës teknike në të ardhmen.

Një tjetër takim i rëndësishëm ishte ai i guvernatorëve të bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor me Zëvendësguvernatoren e Bankës së Italisë, zj. Chiara Scotti. Banka e Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me Bankën Botërore dhe Banca d’Italia për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të pagesave, për të ofruar pagesa të shpejta që kryhen në kohë reale, me një siguri më të lartë dhe kosto më të ulët për qytetarët. “Është bërë një punë mjaft e mirë në modernizimin e pagesave, dhe digitalizimin e sistemit bankar. Shqipëria ka aplikuar e para dhe pritet të bëhet anëtare e sistemit të pagesave Tregut Unik të Pagesave në Euro – i njohur si SEPA. Njëkohësisht, Banka e Shqipërisë do të implementojë dhe një sistem pagesash të shpejta (Instant Payment) që është kloni i sistemit TIPS, sistemi evropian i pagesave të shpejta. Për këto po koordinohet dhe diskutohet edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.” – cilësoi Guvernatori. Sipas tij, modernizimi i sistemit të pagesave, dhe digjitalizimi i sistemit bankar krijojnë kushtet për një zhvillim të mëtejshëm të produkteve bankare dhe ulje të kostove për konsumatorët.

Delegacioni pati rastin të zhvillojë dhe takime të tjera me homologë nga vende të ndryshme, takime në të cilat u diskutua mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim thithjen nga ana e Bankës së Shqipërisë të asistencës teknike për çështje specifike.

Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e BSH-së morën pjesë në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar e Financiar të FMN-së, në seancën plenare të Mbledhjeve Vjetore të FMN-BB, si dhe në punimet e seminarit të G30.

Guvernatori Sejko ishte gjithashtu i ftuar në një mëngjes pune me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore, të organizuar nga Drejtori i Departamentit Evropian pranë FMN-së, z. Alfred Kammer, gjatë të cilit ai prezantoi zhvillimet makroekonomike në Shqipëri, sektorët kryesorë të zhvillimit, si dhe potencialin që ajo paraqet për investitorët e huaj.

gent sejko

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet