LIVE UPDATES
Ekonomi

Gjeopolitika i lë në hije ambiciet e Ballkanit Perëndimor për afrimin e pikave të prodhimit në rajon

Dy vite më vonë, në vend të pandemisë, është lufta në Ukrainë ajo që po mbizotëron titujt e lajmeve dhe ka shkaktuar një sërë ndërprerjesh në tregtinë ndërkombëtare dhe rënien e ekonomisë globale, shkruan Clare Nuttall për BNE Intellinews.

4 Mars 2023, 07:36 Nga I.A
Gjeopolitika i lë në hije ambiciet e Ballkanit Perëndimor
Foto Ilustruese

TIRANË- Gjatë pandemisë, Ballkani Perëndimor mendoi se kishte potencialin për t’u bërë një destinacion i rëndësishëm, ku kompanitë të afronin pikat e tyre të prodhimit, ndërsa u rimodeluan dhe u shkurtuan zinxhirët e furnizimit. Dy vite më vonë, në vend të pandemisë, është lufta në Ukrainë ajo që po mbizotëron titujt e lajmeve dhe ka shkaktuar një sërë ndërprerjesh në tregtinë ndërkombëtare dhe rënien e ekonomisë globale, shkruan Clare Nuttall për BNE Intellinews.

Pra, si ndikon kjo te shtetet e Ballkanit Perëndimor, që dëshirojnë të nxisin Investimet e Huaja të Drejtpërdrejta? Ekonomitë e rajonit, ashtu si të tjerat në Europë dhe në mbarë botën, janë dëmtuar nga lufta, sanksionet dhe inflacioni i shfrenuar.

Megjithatë, të dhënat e deritanishme, tregojnë se ka pasur rritje të investimeve në rajon në vitin 2022, me përjashtim të Serbisë, e cila nuk ka pranuar t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë, me pasoja negative për reputacionin e saj në Perëndim dhe perspektivat e anëtarësimit në BE.

Ëndrra për rritjen e investimeve në rajon

Pasi pandemia nxori në pah cenueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit ndërkombëtar, kompanitë në Europë filluan të rimendonin strategjitë e tyre, duke kërkuar destinacione prodhimi më të afërta, në vend që të mbështeteshin te furnizuesit e largët në Azinë Lindore.

Me fillimin e pandemisë, lidhjet në zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar u ndërprenë papritur, dhe kjo vinte pas politikave proteksioniste që ndoqën disa ekonomi kryesore botërore edhe në vitet para pandemisë, duke sinjalizuar një ngadalësim apo edhe përmbysje të prirjes së globalizimit.

Kjo u pa si mundësi nga Ballkani Perëndimor: gjashtë shtetet që duan të anëtarësohen në BE, janë pranë vendeve të Europës Qendrore dhe Perëndimore, si nga ana gjeografike dhe kulturore, dhe njëkohësisht kanë kosto më të ulëta. Megjithatë, për të tërhequr potencialisht miliarda euro në investime, Ballkani Perëndimor duhet të bëjë reforma.

Vende si Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kishin kryer një sërë investimesh në sektorë si prodhimi i tekstileve dhe pjesëve të këmbimit të makinave, të nxitura me subvencione dhe stimuj të tjerë.

Një vit e gjysmë më vonë, të dhënat për vitin e plotë 2022, nuk janë ende të disponueshme, por shifrat për tre tremujorët e parë të vitit nga shumica e vendeve, tregojnë rritje të investimeve. Branimir Jovanovic, ekonomist në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thotë se të dhënat japin “tregues shumë të fortë se në rajon po ndodh njëfarë afrimi i prodhimit”.

Për shembull, Maqedonia e Veriut përjetoi dyfishim të investimeve në tre tremujorët e parë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ndërsa në disa vende të tjera, kjo shifër është rritur me rreth 30-50%.

Megjithatë, Jovanovic thotë se është ende shumë herët për të ditur se deri në çfarë mase ky është afrim investimesh apo thjesht një rihapje pas pandemisë. Pas gati tre vjetësh që nga fillimi i pandemisë, kompanitë kanë pasur pak kohë për të marrë vendime në kryerjen e investimeve.

Dhe ato kanë shumë gjasa të hyjnë në rajon për të kryer investime ekologjike, në vend që të zhvendosin pikat ekzistuese të prodhimit.

“Nuk do të ketë shumë kompani që ndryshojnë vendndodhjen e fabrikave, sepse kjo është e kushtueshme”, komenton Jovanovic. “Ne presim që në të ardhmen, kompanitë perëndimore thjesht të vendosin të investojnë më shumë në Ballkanin Perëndimor, Afrikën e Veriut dhe Europën Lindore, sesa në Azinë Lindore”.

Një rajon i lënë mënjanë

Pavarësisht këtyre shifrave pozitive, pushtimi i Ukrainës nxiti më tepër investimin në vendet mike me vlera të përbashkëta, jo thjesht në shtete të afërta gjeografikisht. “Afrimi i pikave të prodhimit, apo ‘nearshoring’, tashmë është kthyer në ‘friendshoring’”, thotë Jovanovic.

Lufta në Ukrainë nuk ka pasur ndikim të madh vetëm në tregtinë dhe investimet ndërkombëtare, pasi sanksionet e lidhura me të, mungesat e mallrave dhe inflacioni tani po shkaktojnë ngadalësim të ekonomive, por edhe në gjeopolitikën ndërkombëtare.

Natalia Otel Belan, drejtoreshë rajonale për Europën dhe Euroazinë në Qendrën për Ndërmarrjet Ndërkombëtare Private (CIPE), thotë se destinacionet e investimeve tani vështrohen në kontekstin e “luftës globale midis autokracisë dhe demokracisë”.

“Teksa po dilnim nga pandemia, para luftës në Ukrainë, kishte shumë optimizëm globalisht, përfshirë në Ballkanin Perëndimor, sepse ekonomitë po ktheheshin në shpejtësinë normale dhe pritej një rritje ekonomike. Por lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Ajo ka ndryshuar krejt llogaritjet për politikën, ekonominë dhe tregtinë”, thotë Belan.

Ajo beson se në të ardhmen, rajoni i Ballkanit Perëndimor rrezikon të lihet mënjanë, pasi Ukraina është bërë prioriteti kryesor për Perëndimin, duke tërhequr më tepër “vëmendjen e politikanëve dhe investitorëve të BE-së”.

Duket qartë se Serbia ka dalë humbëse nga kjo mënyrë e re e të menduarit. Beogradi është kritikuar prej kohësh nga politikanët perëndimorë se dëshiron të “ulet në dy karrige njëkohësisht”. Në fakt kanë qenë katër karrige, apo më mirë katër shtylla, të cilat për një kohë të gjatë baraspeshonin me sukses marrëdhëniet me BE-në, SHBA-në, Rusinë dhe Kinën.

Ky ishte një pozicion mjaft i volitshëm për ta, pasi kështu mund të tërhiqnin investime dhe gjatë pandemisë mund të merrnin vaksina nga burime të shumta, por e gjithë kjo strategji serbe u shemb kur Rusia pushtoi papritur Ukrainën dhe polarizoi botën, duke e bërë të pamundur uljen në dy karrige njëkohësisht, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë serbe.

Ndryshe nga Serbia, viti 2022 ishte një vit shumë i mirë për Maqedoninë e Veriut, dhe deri diku, edhe për Bosnjën. Të dyja vendet kanë tërhequr shumë investime në prodhim gjatë viteve, ndërsa Mali i Zi dhe deri diku Shqipëria, kanë tërhequr më shumë investime në turizëm dhe në pasuri të paluajtshme.

Pa dyshim që fuqia e lirë punëtore në Ballkanin Perëndimor mbetet tërheqëse. Me një popullsi prej rreth 20 milion banorësh, Jovanovic vlerëson se ka deri në 1 milion njerëz të papunë. “Për sa u përket shifrave, mendoj se kemi kapacitet për të tërhequr kompani edhe për një dekadë tjetër”, thotë ai.

Marrë nga Monitor.al

ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës