LIVE UPDATES
Ekonomi

Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë

Sipas tabelave dhe hartave digjitale, çmimet më të larta të referencës për fshatin, kryesohen nga vija e parë e ndërtimit në Gjirin të Lalzit dhe Hamallaj në vlerën e 190 mijë lekë për metër katror.

19 Janar 2026, 07:50 Nga D.S

Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale

Për herë të parë për shitblerjen e ndërtesave/apartamenteve në vend do të aplikohen çmime fiskale edhe për fshatrat. Monitor zbardh çmimet më të larta të referencës që do të aplikohen në zonat rurale, që përkojnë si vijë e parë e ndërtimit e zonave bregdetare.

Sipas tabelave dhe hartave digjitale, çmimet më të larta të referencës për fshatin, kryesohen nga vija e parë e ndërtimit në Gjirin të Lalzit dhe Hamallaj në vlerën e 190 mijë lekë për metër katror. Më pas çmimet më të larta të referencave janë propozuar për vijën e parë të ndërtimit në fshatrat e Himarës, si Dhërmi dhe Palasë, me vlerë reference 140 mijë lekë/m2. Në fshatin Vuno çmimi i referencës do të jetë 100 mijë lekë dhe në Livadh 81 mijë lekë/m2.

Në Sarandë fshati më i shtrenjtë do jetë Ksamili, çmimet e referencës do të jenë 100 mijë lekë/m2. Në Vlorë, çmimet e referencës për vijën bregdetare të fshatrave Radhimë dhe Orikum do të jenë 90 mijë lekë/m2 që përbëjnë dhe zonat më të shtrenjta rurale të bashkisë Vlorë. Në Velipojë çmimi i referencës do të jetë 75 mijë lekë për metër katror dhe në Tale të Lezhës 70 mijë lekë për metër katror.

Mbi çmimet e referencës bashkitë llogarisin detyrimin për taksën e ndërtesës dhe taksës së ndikimit në infrastrukturë. Nëse aktualisht për llogaritjen e bazës së taksueshme të këtyre taksave që është vlera e pronës përdoren çmimet e referencës, për zonat rurale në mungesë të tyre, përdorej çmimi i qytetit por i reduktuar 35%. Me ndryshimet e reja të propozuara, bashkitë nuk do të kenë më të drejtë të reduktojnë çmimet e referencës për zonat rurale, por do të detyrohen të zbatojnë çmimet e reja që qeveria propozon. Projektvendimi i ndryshuar pritet të miratohet në qeveri.

Më përfshirjen e zonave rurale në hartën e çmimeve të referencës, numri i zonave kadastrale në të gjithë vendin arrin 176. Aktualisht rrethet janë të ndara në 65 zona kadastrale. Edhe këto çmime janë rishikuar me rritje deri në 196%.

Grupi i punës që ka hartuar çmimet e referencës shpjegoi për Monitor se shumë zona rurale, kryesisht bregdetare do të ndahen në disa zona kadastrale. Kjo praktikë deri tani është përdorur vetëm për Tiranë e cila ndahet në 32 zona kadastrale.

U propozua në muajin korrik 2025 që edhe zonat urbane në rrethe të ndahen në disa zona kadastrale nga 65 numri i tyre arriti në 116.

Qeveria ka rishikuar projektvendimin e publikuar të Konsultimet Publike dhe propozon ndarje në disa zona kadastrale, edhe për fshatrat. Konkretisht vija e parë e disa fshatrave në zonat bregdetare do të ketë çmim reference shumë herë më të lartë se zona në brendësi të fshatit. Ndërsa në tërësi të gjitha fshatrave (përjashtuar atyre në zona turistike) propozohen çmime fiskale të barabarta me çmimet aktuale që janë në fuqi për rrethet.

Të gjitha ndryshimet me harta digjitale dhe tabela të përfunduara nga grupi i punës i janë dërguar për miratim Këshillit të Ministrave.

Çmimet e reja fiskale të rishikuara në muajin korrik 2025 për rrethet pritej të hynin në fuqi nga 1 janari 2026. Me rishikimet që i janë bërë së fundmi çmimeve të referencës qeveria pritet të miratojë një ndarje të re të tyre, tashmë një hartë me 176 zona kadastrale, duke përfshirë me vetë për herë të parë edhe fshatrat.

Kryeson vija bregdetare për fshatrat Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj, çmimet e referencës arrijnë 190 mijë lekë/m2

Në zonat turistike, fshatrat me çmimet më të lartë të referencave do të jenë Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj. Për vijën e parë bregdetare të këtyre zonave është propozuar çmim reference me vlerë 190 mijë lekë për metër katror, që sipas hartave përkon në zonën kadastrale nr.4 për bashkinë Durrës. Në zonat pas vijës së parë të detit për Gjirin e Lalzit dhe Hamallajn çmimet e referencës do të jenë 90 mijë lekë për metër katror (e propozuar si zona kadastrale nr. 7, menjëherë pas vijës së parë të detit, ka çmim reference 90 mijë lekë për metër katror.

Për zonat rurale është propozuar çmim reference prej 67,500 lekë për metër katror, pra i njëjtë me çmimin aktual të referencës për qytetin e Durrësit. Në këtë çmim reference që qeveria ka propozuar për zonën rurale të Durrësit, përfshin edhe zonën pas vijës bregdetare edhe për zonën e Lalzit apo Hamallajt.

Ndërsa çmimi i referencës për vijën e parë bregdetare në Golem do të jetë 75 mijë lekë.

Sipas Tabelave, konkretisht me këtë çmim do të përfshihen: Qytetet: Sukth, Manëz; Fshatrat: Hamallaj, Kullë, Perlat, Vadardhë, Rushkull, Hidrovori, Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalëz, Kuraten, Bizë, Draç, Shetaj, Katundi i Ri, Jubë, Qerret, Fllakë, BishtKamëz, Rinia, Erzen, Sukth, Adriatik, Rrashbull, Arapaj, Shënavlash, Shkallnur, Manskuri, Romanat, Bozanxhije, Xhafzotaj, Armath, Borç, Hamallaj, Kameras, Radë, Shkallë, Fshat Manëz.

Në Himarë, për fshatrat Dhërmi dhe Palasë çmimi i referencës do të jetë 140 mijë lekë/m2; Në fshatin Vuno 100 mijë lekë dhe në Livadh 81 mijë lekë/m2

Në zonën 1 kadastrale të Himarës, ku përfshihet vija e parë bregdetare e fshatrave Dhërmi dhe Palasë, një ndër vijat më të kërkuara bregdetare të jugut është propozuar çmim reference 140 mijë lekë për metër katror.

Në zonë 2 kadastarle të Himarës, ku referuar hartës dixhitale, përfshin pjesën në brendësi të fshatit Dhërmi, zonën e banimit të fshatit Palasë, pra pas vijës bregdetare, pjesa e vijës së parë të detit të fshatit Vuno, dhe zona periferike e qytetit të Himarës. Çmimi i referencës për këtë zonë kadastrale do të jetë 100 mijë lekë për metër katror.

Referuar hartave, zona 3 kadastrale që në terren përfshin Himarën qytet, fshatrat Potam dhe Livavadh çmimi i propozuar do të jetë 81 mijë lekë për metër katror.

Në Sarandë fshati më i shtrenjtë do jetë Ksamili, çmimet e referencës do të jenë 100 mijë lekë/m2

Pjesën bregdetare të ishujve Ksamil, duke përfshirë edhe vijën e parë bregdetare të Sarandës (si zona e shëtitores, porti lagjet direkt ,mbi det) janë përfshirë në zonën kadastrale nr.1 me çmim reference 100 mijë lekë për metër katror.

Fshatrat: Gjashtë, Metoq, Çukë, Shelegar, Ksamil (këtu përfshin zonën pas vijës bregdetare) çmimi i referencës do të jetë 56,000 për metër katror, i barabarta sa çmimi aktual për qytetin e Sarandës.

Në Vlorë, çmimet e referencës për vijën bregdetare të fshatrave Radhimë dhe Orikum do të jenë 90 mijë lekë/m2

Për Bashkinë e Vlorës fshatrat me çmimet me të larta do të jenë Radhima dhe Orikumi. Për vijën bregdetare të Radhimës dhe Orikumit çmimet e referencë të shitblerjes së ndërtesave do të jenë 90 mijë lekë për metër katror.

Zona rurale e Vlorës, pra pas vijës bregdetare përfshirë fshatrat: Dukat, Dukat Fshat, Tragjas, Radhimë, Bestrovë, Babicë e Madhe, Babicë e Vogël, Hoshtimë, Kaninë, Kërkovë, Nartë, Sherishtë, Panaja, Xhyherinë, Zvërnec, Sazan, Novoselë, Aliban, Bishan, Mifol, Poro, Dëllenjë, Delisuf, Trevllazër, Cerkovinë, Skrofotinë, Fitore, Akërni, Shushicë, Bunavi, Beshisht, Grabian, Drithas, Mekat, Llakatund, Çeprat, Risili do të kenë çmim reference 61,800 lekë për metër katror. Ky është çmimi aktual i referencës për qytetin e Vlorës.

Në Veri të vendit kryeson Velipoja, çmimi i referencës për vijën bregdetare arrin 75 mijë lekë/m2

Pas jugut, për zonat bregdetare të Veriut të Shqipërisë çmimi më i lartë i referencës është propozuar për Velipojën. Vija bregdetare e fshatit Velipojë do të ketë çmimi reference 75 mijë lekë/m2. Për zonat pas vijës bregdetare të Velipojës, çmimi i zonave rurale do të jetë 58 mijë për metër katror sa është aktualisht çmimi i referencës për qytetin e Shkodrës. Ndërsa në fshatrat Tale të Lezhës dhe Shëngjin çmimi i referencës do të jetë 70 mijë lekë për metër katror./Monitor.al

cmimet fiskale gjiri i lalezit dhermi ksamil

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet