LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e qëndrueshme e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

Agroturizmi duket se ka gjetur formulën që vizitorët kërkojnë dhe e rikërkojnë dhe mbi të gjitha janë të gatshëm të paguajnë.

18 Janar 2026, 07:27 Nga E.d
Rritja e qëndrueshme e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe
Foto ilustruse

Agroturizmi po ecën në një trajektore të qartë viteve të fundit: rritje e qëndrueshme, pa zhurmë dhe pa luhatje sezonale. Ky sektor nuk premton rekorde por është i sigurt se do të tërheqë pranë vetes më shumë vizitorë edhe këtë vit duke u kthyer në segmentin më të stabilizuar të turizmit.

Agroturizmi duket se ka gjetur formulën që vizitorët kërkojnë dhe e rikërkojnë dhe mbi të gjitha janë të gatshëm të paguajnë. Dikur një territor i paeksploruar fort dhe me rrezik të lartë, për shkak të kompleksitetit që ka gërshetimi në një i dy sektorëve, sot ky model shpërblen ata pak sipërmarrës që investuan herët dhe me vizion.

Ndryshe nga turizmi klasik, që ndikohet fort nga sezonaliteti, agroturizmi ka ndërtuar një identitet që funksionon gjatë gjithë vitit. Viti 2025 e konfirmoi plotësisht këtë prirje pozitive, falë konsolidimit të strukturave ekzistuese që po zgjerojnë ofertën, po eksperimentojnë me ide të reja dhe po përshtaten gjithnjë e më shumë me kërkesat e vizitorëve. Nuk bëhet fjalë për perfeksion, por për identitet dhe origjinalitet, diçka që i shërben qëndrueshmërisë në një realitet sfidues.

Mes kostove në rritje, mungesës së fuqisë punëtore dhe boshatisjes së fshatrave, agroturizmi po shndërrohet në një nxitës të ekonomisë lokale duke hapur mundësi për prodhimet vendase dhe po krijon arsye reale që fermerët dhe banorët të mos largohen, të paktën aty ku modeli po funksionon.

Agroturizmi hyn me optimizëm në këtë vit të ri

Ky vit po shihet me optimizëm nga operatorët e agroturizmit, të cilët janë të mësuar me rritje modeste, por të qëndrueshme dhe presin që ritmi të vijojë njëlloj. Bazë e kësaj pritshmërie janë së pari investimet e vazhdueshme për përmirësim dhe zgjerim të ofertës në strukturat e tyre. Së dyti është interesi që të huajt po vijojnë të tregojnë për Shqipërinë, në veçanti, për dimensionin e saj rural, aty ku agroturizmi ka ditur të ndërthurë përvojën autentike me traditën lokale.

Sipas operatorëve të sektorit, qëllimi fillestar është së pari ruajtja e nivelit aktual të vizitorëve që ky sektor ka marrë dhe me të cilin mbylli vitin 2025.

Agroturizmi mbështetet sot në dy shtylla të forta: klientët besnikë që rikthehen rregullisht dhe vizitorët e rinj, të nxitur nga kureshtja për një Shqipëri ndryshe nga turizmi masiv.

“Për ne është e rëndësishme të mos kemi rënie dhe të mbajmë stabilitetin. Kemi klientë që kthehen dhe të tjerë që na zbulojnë për herë të parë. Interesi ekziston dhe kjo na bën optimistë për këtë vit, sidomos nëse ruajmë këtë qëndrueshmëri në afatgjatë”, thekson z. Prenga.

Në të njëjtën linjë, z. Gjepali vë në dukje avantazhet konkurruese që Shqipëria vijon të ketë: klimën e favorshme dhe raportin cilësi–çmim, veçanërisht në gastronomi.

Sipas tij, agroturizmet shqiptare mbeten ende të përballueshme krahasuar me standardet perëndimore për atë që ofrojnë.

“Jemi mësuar të rritemi vit pas viti dhe kjo na bën pozitivë. Ushqimi i mirë dhe jeta autentike rurale në Europë kushtojnë shumë më shtrenjtë.

Shqipëria ofron një mikroklimë të shkëlqyer dhe përvoja reale, faktorë që besoj do të vazhdojnë të jenë vendimtarë për ata që na zgjedhin”, nënvizon ai.

Pse agroturizmi po tërheq turistë më cilësorë se turizmi klasik

Ndërsa turizmi klasik në sezonin veror që lamë pas u përball me luhatje të dukshme gjatë verës, agroturizmi u rezistoi më mirë tronditjeve, duke konfirmuar një nivel më të lartë qëndrueshmërie.

Përfaqësues të sektorit vlerësojnë se suksesi afatgjatë varet nga ecja në një linjë të përbashkët mes turizmit dhe agroturizmit, me fokus të qartë tek ajo që po rezulton pika kyçe: oferta autentike dhe identiteti kombëtar.

Sipas tyre, nëse ky vizion i përbashkët mungon, zinxhiri prishet. Dobësimi i një segmenti reflektohet menjëherë te tjetri, duke rrezikuar ekuilibrin e gjithë sektorit.

“Rritja nuk është përgjegjësi vetëm e agroturizmit. Identiteti nuk ndërtohet nga një pikë e vetme, por nga Tirana deri në Çamëri. Nuk është thjesht çështje marke, por mendësie dhe vizioni të unifikuar.

Promovimi sjell turistë, por mënyra si i presim dhe çfarë u ofrojmë përcakton nëse ata rikthehen. Të punosh vetëm për momentin dhe jo për të nesërmen na dëmton të gjithëve. Pa identitet, nuk ka turizëm të vërtetë”, thekson z. Prenga.

Tregu i turizmit dhe agroturizmit vijon të kalojë një proces testimi që përsëritet çdo vit: disa operatorë konsolidohen dhe rriten, ndërsa të tjerë luhaten ose dalin nga tregu. Sipas z. Gjepali, kjo është një fazë tranzitore që do të qartësojë peizazhin e sektorit në një afat relativisht të shkurtër.

“Agroturizmet, ndryshe nga turizmi tradicional, menaxhohen kryesisht nga familje dhe kjo sjell më shumë përkushtim dhe shërbim më cilësor. Faza që po vjen është ajo e selektimit natyror për të gjithë sektorin.

Do të bëhet diferencimi i qartë mes atyre që ofrojnë standard real dhe atyre që premtojnë më shumë sesa japin. Në dy-tre vitet e ardhshme, do të konsolidohet një bërthamë e fortë strukturash serioze dhe panorama e turizmit dhe agroturizmit do të jetë shumë më e qartë”, thotë ai./Monitor.al

ekonomi agroturizmi rritje

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete