LIVE UPDATES
Ekonomi

19 organizata biznesi kundërshtojnë zyrtarisht anëtarësimin me detyrim në një Dhomë Ekonomike Kombëtare

Në letër bizneset shprehen se, ndërkohë që organizimi i bizneseve në Dhoma Tregtie është një formë e mirë e zhvillimit dhe e përcjelljes së mendimit të çdo lloj kategorie biznesi, ato janë të shqetësuara për anëtarësimin e detyrueshëm të biznesit.

15 Prill 2024, 07:10 Nga N.F
19 organizata biznesi kundërshtojnë zyrtarisht anëtarësimin
Foto ilustruese

TIRANË- 19 shoqata biznesi dhe dhoma tregtie i janë drejtuar me një letër Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, ku kundërshtojnë projektligjin që parashikon anëtarësimin me detyrim të të gjithë bizneseve në një Dhomë Ekonomike Kombëtare.

Në letër bizneset shprehen se, ndërkohë që organizimi i bizneseve në Dhoma Tregtie është një formë e mirë e zhvillimit dhe e përcjelljes së mendimit të çdo lloj kategorie biznesi, ato janë të shqetësuara për anëtarësimin e detyrueshëm të biznesit.

“Kjo bie ndesh me përpjekjen tonë të vazhdueshme për të mbrojtur të drejtën themelore kushtetuese të sipërmarrjes për të qenë e lirë, që të organizohet në shoqata publike apo private.

Modeli i paraqitur nuk jep argumente se perse ekzekutivi është duke menduar të kalojë nga një sistem liberal në një sistem me anëtarësim të detyruar dhe të rregulluar me ligj të organizimit të Dhomave.

Këtu gjejmë rastin të theksojmë, se liria e individit për të zgjedhur është tipari thelbësor i sipërmarrjes së lirë. Ne gjykojmë se përpara se të shkohet drejt një organizimi të ri të Dhomave Publike, duhet përfunduar një analizë e detajuar dhe vlerësim i performancës dhe funksioneve të dhomave aktuale publike, të cilat kanë në misionin e tyre, ofrimin e shërbimeve dhe forma të ndryshme të trajnimit,” thuhet në letër.

Sipas shoqatave të biznesit, nevojitet një studim i shërbimeve që janë ofruar deri më sot nga strukturat ekzistuese, për të qartësuar problematikat që janë shfaqur në performancën e këtyre organizmave publikë të tregtisë, si edhe mënyrën se si projektligj i ri mendon t’i zgjidhë përmes ristrukturimit.

Sipas organizatave të biznesit, zgjedhja me vullnet të lirë e marrjes së shërbimeve të caktuara në këmbim të tarifës së anëtarësimit është mekanizmi i efektshëm i tregut që bën funksionale marrëdhënien me biznesin.

“Projektligji flet për tarifa të regjistrimit të biznesit në bazë të xhiros vjetore, pa dhënë shpjegime për natyrën e shërbimeve që do t’i ofrohen sipas kategorive të biznesit, apo një listë të përfitimeve që biznesi do të ketë, sipas kategorisë ku do të anëtarësohen në mënyrë të detyrueshme. Modeli i projektligjit të prezantuar për anëtarësim të detyrueshëm në Dhomën Ekonomike Kombëtare sjell vetëm kosto, si për buxhetin e shtetit, ashtu dhe për biznesin,” thuhet në reagim.

Subjektet shprehen që, edhe pse regjistrimi në dhomat publike të tregtisë është praktikuar në disa vende të Evropës, kjo vjen jo vetëm si rezultat i rolit të rëndësishëm historik të tyre, por edhe sepse këto vende i kanë deleguar këtyre dhomave, të drejtën për të kryer detyrat dhe shërbimet e autoriteteve publike.

Funksionalitete të QKB-së, si administrimi i regjistrit tregtar, funksionalitete të aktiviteteve të punësimit, katalogu i profesioneve, rregullimi i tregut dhe lëshimi i dokumenteve për tregtinë ndërkombëtare etj, janë shërbime që i ofrohen biznesit anëtar, pjesë e Dhomave Publike të Tregtisë. Në projektligj nuk parashikohet që Dhoma Ekonomike e re e krijuar do të ketë funksione të tilla dhe do të mund t’u ofrojë këto shërbime anëtarëve të vet.

Sipas shoqatave të biznesit, funksionimi i Dhomës Ekonomike Kombëtare duhet të jetë në respekt të fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe, si tipar themelor i demokracisë.

“Bizneset që regjistrohen me detyrim në dhoma publike që varen dhe financohen nga shteti, vendosin në diskutim ushtrimin e kësaj të drejte themelore. Projektligji parashikon që për një periudhë dyvjeçare, shteti shqiptar do të financojë Dhomën Kombëtare Ekonomike, duke krijuar kështu precedentë të varësisë dhe imponimit të mendimit. Gjithashtu, në projektligj është përcaktuar se do të jetë Ministri, autoriteti që do të aprovojë statutin dhe tarifat. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që projektligji të reflektojë dhe të sigurojë plotësisht lirinë dhe pavarësinë e bizneseve për të shprehur mendimet e tyre pa ndikim apo kufizim.

Shprehim edhe një herë qëndrimin tonë kundërshtues kryesor që lidhet me anëtarësimin e detyrueshëm në Dhomën Ekonomike Kombëtare, i cili parashikon të unifikojë dhe të kontrollojë aktivitetin e organizatave të biznesit në vend. Qëndrimi ynë i përbashkët është që çdo individ i përfshirë në biznes dhe çdo kompani që kryen aktivitet në Republikën e Shqipërisë, duhet të gëzojë të drejtën për t’u bërë pjesë e organizatës, shoqatës, dhomës që e përfaqëson më mirë, duke përfshirë këtu edhe të drejtën që të mos bëhet pjesë e asnjërës prej tyre. Gjithashtu, vendosim theksin në domosdoshmërinë e një analize që garanton një reformim efektiv të sistemit të përfaqësimit të biznesit në Shqipëri, si dhe metodave më efikase të konsultimit publik,” thuhet në letër.

Letra është firmosur nga Dhoma Amerikane e Tregtisë (AMCHAM), Dhoma Gjermane e Tregtisë në Shqipëri (DIHA), Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri (ÇIA), Dhoma Franceze e Tregtisë në Shqipëri, Confindustria Albania, Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (IÇ Albania), Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA), Shoqata Shqiptare e Energjive të Rinovueshme, Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe, Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA), Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit (AITA), Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit, Dhoma Ekonomike e Gruas dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri -Japoni.

Drafti, qeveria synon krijimin e një Dhome publike me anëtarësim të detyrueshëm, dhe nxjerrjen jashtë loje të shoqatave të sipërmarrjes

Këshilli Ekonomik Kombëtar ka shpërndarë së fundmi tek shoqatat e biznesit një model të ri të përfaqësimit të sipërmarrjes, përmes së cilit praktikisht qeveria do të “monopolizojë” përfaqësimin e sipërmarrjeve në Dhoma e Shoqata biznesi.

Thelbi i këtij modeli përfshin riorganizimin e modelit aktuale drejt modelit të pastër të së drejtës publike, në respektim të parimeve të një sistemi të unifikuar, me qasje sektoriale dhe ndarje rajonale. Reforma parashikon forcimin e pozitës së Dhomës Publike dhe krijimin e Dhomës Unike Ekonomike Kombëtare. Anëtarësimi i subjekteve tregtare do të jetë i detyrueshëm në harmoni me normat kushtetuese dhe modelet ndërkombëtare.

Kuotizacioni do të jetë i përshkallëzuar në bazë të llojit dhe xhiros vjetore, me kuotë minimale simbolike për biznesin e vogël, me përfaqësim sektorial dhe rajonal. Ky model, sipas raportit, do të nxiste një zë të unifikuar të biznesit dhe do të promovonte një dialog të rregullt me organet shtetërore për nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve.

Në raport quhet problematike numri i lartë i organizatave të biznesit, me më shumë se 180 shoqata. Sipas raportit ka një nivel të çrregullt të përfaqësimit sektorial, përfaqësimit rajonal dhe ndërkombëtar si dhe ka llogaridhënie dhe transparencë të dobët të veprimtarisë së dhomave dhe mungesë kohezioni dhe partneritet me Dhomat bilaterale.

Roli për krijimin e këtij modeli të ri i është lënë Ministrit për Sipërmarrjen, që do të ngrejë një Komision të përkohshëm me objektiv ngritjen e sistemit të ri të dhomave dhe organizimin e zgjedhjeve të para të organeve drejtuese dhe vendim marrëse brenda dy viteve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Komisioni i përkohshëm do ë përgatisë aktet nënligjore dhe zgjedhjet në sistemin e Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Dhomat sektoriale, duke shënuar dhe shpërbërjen e Komisionit të Përkohshëm me zgjedhjen e organeve drejtuese. Financimi fillestar i Dhomës Ekonomike Kombëtare do të subvencionohet nga shteti për një periudhë 2 vjeçare, duke filluar që nga momenti i fillimit të punës së komisionit.

Marrë nga Monitor

dhoma e tregtise organizata bisnesi anetaresim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet