LIVE UPDATES
Ekonomi

Çmimi i Bitcoin është në rritje. Çfarë do të ndodhë më pas?

Ky rekord ishte një kthesë e jashtëzakonshme nga ditët e errëta të nëntorit 2022, kur rritja e normave të interesit uli dëshirën për ndërmarrjen e rreziqeve dhe platforma e shkëmbimit të kriptomonedhave FTX, u rrënua.

13 Prill 2024, 07:40 Nga M.B
Çmimi i Bitcoin është në rritje. Çfarë do
Foto ilustruese

SHBA- Për një periudhë të shkurtër, dukej se të gjithë ata që zotëronin kriptomonedhat bitcoin kishin fituar para prej tyre. Më 5 mars, vlera e kriptomonedhave arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, në 69,000 dollarë, duke kënaqur turmat e dhëna pas kriptomonedhave, shkruan The Economist. Më pas, kjo vlerë ra paksa. Ky rekord ishte një kthesë e jashtëzakonshme nga ditët e errëta të nëntorit 2022, kur rritja e normave të interesit uli dëshirën për ndërmarrjen e rreziqeve dhe platforma e shkëmbimit të kriptomonedhave FTX, u rrënua.

Blerja e monedhave bitcoin në platforma të tilla shkëmbimi nisi të shihej si një mashtrim për grabitje parash. Tashmë, nuk është vetëm bitcoin që po rritet, por edhe gjithçka tjetër. Tregjet e aksioneve në të gjithë botën janë afër niveleve rekord. Po kështu edhe çmimet e arit. Edhe çmimet e bonove po rriten pas një periudhe të mjerueshme dyvjeçare.

Ka një sërë arsyesh për këtë lulëzim në botën financiare: zhurma që ka krijuar Inteligjenca Artificiale, gëzimi për gjendjen e ekonomisë globale dhe pritshmëritë për një politikë monetare më të lirë në të ardhmen. Megjithatë, monedhat bitcoin duket se po ecin më mirë se shumica e aseteve të tjera. Më 10 janar, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve, një rregullator amerikan, miratoi aplikimet nga 11 kompani investimi, duke përfshirë BlackRock dhe Fidelity, për të krijuar fonde të tregtuara me kriptomonedhat bitcoin (të quajtura ETF).

Këto e bëjnë më të lehtë që investitorët të blejnë kriptomonedha. Në vend që të krijojnë një llogari me një sistem shkëmbimi të specializuar, të krijojnë një portofol kripto, të kryejnë një transfertë bankare dhe më në fund të blejnë monedha bitcoin, tashmë njerëzit thjesht mund të hyjnë në llogaritë e tyre të ndërmjetësimit dhe të blejnë një ETF.

Tani, asetet në dhjetë ETF-të më të mëdha bitcoin arrijnë në rreth 50 miliardë dollarë. Dhe kjo veprimtari duket se nxit vetveten: sa më shumë para të derdhen, aq më shumë rritet çmimi, më shumë njerëz flasin për ETF-të bitcoin, më shumë para derdhen, e kështu me radhë.

Bitcoin ka ekzistuar për 14 vjet. Mekanizmi elegant nëpërmjet të cilit funksionon dhe nëpërmjet të cilit rritet furnizimi, nuk është hakeruar asnjëherë, që do të thotë se kuponët kripto nuk do të shkojnë asgjëkundi. Megjithatë, tani është e qartë se ato kanë një përdorim mjaft të kufizuar për pagesa, për shkak të kostove të larta dhe shpejtësisë së ngadaltë të transaksioneve.

Ata që përpiqen të ndërtojnë aplikacione me shërbimin blockchain nuk po e bëjnë këtë duke përdorur bitcoin. Me krijimin e ETF-ve, e ardhmja e bitcoin duket se është përdorimi i saj si një aset investimi dhe asgjë më tepër. Pra, pas kësaj rritjeje fillestare të interesit, si do të jenë kthimet e fitimit? Do të ishte marrëzi të bënim parashikime, duke u nisur nga e gjithë historia e bitcoin. Gjatë 14 viteve të fundit, kriptomonedha është shndërruar nga një ide e pazakontë, në diçka më të ngjashme me një aset financiar të zakonshëm.

Megjithatë, lëvizjet më të fundit të çmimeve mund të na japin disa të dhëna për të parashikuar të ardhmen. Ka dy shpjegime për këto luhatje. Njëri është se blerjet janë në thelb një bast i madh mbi përparimin teknologjik, me variacione që pasqyrojnë perspektivat për vetë kriptomonedhat. Për shembull, edhe pse aksionet e kompanive të teknologjisë u rritën në mes të vitit 2021, bitcoin ra pasi Elon Musk postoi tweet-e negative në lidhje me pagesat me kriptomonedha. Çmimet e kriptomonedhave u ulën edhe në fund të vitit 2022, pavarësisht se tregjet e aksioneve po rriteshin, dhe kjo ndodhi për shkak të dështimit të platformës së shkëmbimit FTX.

A është një ar dixhital

Teoria tjetër është se kriptomonedha bitcoin është si një lloj ari dixhital. Në fund të fundit, furnizimi i tyre është në thelb i kufizuar, ashtu si furnizimi i arit kufizohet nga sasia e metalit në tokë. Asnjë nga asetet nuk paguan yield dhe nuk gjeneron fitime. Kjo teori u hodh poshtë në vitet 2021 dhe 2022, pasi inflacioni u rrit dhe bitcoin ra, por vitin e kaluar, kriptomonedha përsëri lëvizi në një vijë me arin. Ndoshta të dyja teoritë përmbajnë elemente të vërteta. Kështu që një aset hibrid, që përfshin fushën teknologjike, kriptomonedhat dhe arin, mund të jetë i dobishëm edhe në portofolat e njerëzve të zakonshëm, veçanërisht nëse lidhet me asetet e tjera që mund të ketë një investitor.

Diversifikimi i aseteve të palidhura mes tyre është parimi themelor i menaxhimit të portofolit. Rishpërndarja e 1% të vlerës së një fondi në bitcoin do të ishte një mbrojtje e mirë me rreziqe të ulëta. Nëse investitorët e blejnë këtë argument, çmimi i kriptomonedhave bitcoin ka të ngjarë të rritet edhe për njëfarë kohe. Çfarë do të ndodhë kur të ketë përfunduar procesi i kalimit të kriptomonedhës në një aset financiar standard? Le të hamendësojmë se bitcoin do të jetë shtuar në shumicën e portofolave të investitorëve.

Hamendësojmë gjithashtu se teknologjia e kriptomonedhave nuk përhapet me sukses. Në këtë skenar, kthimet e bitcoin-it ndoshta do t’u përngjajnë atyre të arit: pra, do të ketë një sasi fikse të kriptomonedhave dhe çmimi i tyre do të rritej afërsisht në përputhje me stokun e parave. Kjo nënkupton kthime fitimi të qëndrueshme njëshifrore. Krijimi i një ETF-je bitcoin mund të ketë shkaktuar një furi fitimesh mahnitëse, por e ardhmja e botës bitcoin mund të jetë një rritje më e ngadaltë dhe më e qëndrueshme./ Monitor

bitcoin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet