LIVE UPDATES
Ekonomi

Fondi rezervë për humbjet nga kreditë ishte i qëndrueshëm gjatë vitit të kaluar

Për kreditë standarde bankat duhet të llogarisin provigjione më masën 1%, ndërsa për ato në vonesë nga 30 deri në 60 ditë provigjionimi kërkohet në masën 5%.

29 Janar 2025, 13:31 Nga N.F
Fondi rezervë për humbjet nga kreditë ishte i
Foto ilustruese

TIRANË- Kostot e riskut të sektorit bankar kanë ngelur në nivele të qëndrueshme gjatë vitit të kaluar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të tremujorit të tretë 2024 vlera e provigjioneve (fondet rezervë për humbjet e mundshme nga kreditë dhe aktivet e tjera) ishte 31 miliardë lekë, në rënie me 0.5% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit dhe me 7.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vlera e provigjioneve ka qenë e qëndrueshme në intervalin mes 31 dhe 32 miliardë lekëve përgjatë tre tremujorëve të vitit 2024. Shpenzimet e provigjioneve janë të lidhura direkt me cilësinë e portofolit të aseteve të sektorit bankar. Veçanërisht rritja e vlerës së kredive me probleme sjell edhe rritjen e shpenzimeve për provigjione. Megjithatë, ecuria e këtyre e shpenzimeve lidhet edhe me peshën specifike të secilës klasë të kredive që konsiderohen me probleme.

Për kreditë standarde bankat duhet të llogarisin provigjione më masën 1%, ndërsa për ato në vonesë nga 30 deri në 60 ditë provigjionimi kërkohet në masën 5%. Shkalla e provigjionimit rritet kur fillon klasifikimi si kredi me probleme (me vonesë në shlyerje prej më shumë se 60 ditë). Për këtë kategori (nën standarde) kërkohet provigjionim jo më pak se 20%, për kategorinë “e dyshimtë” (me vonesë më shumë se 90 ditë) jo më pak se 50% dhe për kategorinë “e humbur” (me vonesë mbi 180 ditë) kërkohet provigjionim i plotë, në masën 100%).

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme ka pësuar një rënie të ngadaltë gjatë vitit të kaluar. Në fund të nëntorit ky raport zbriti në 4.48%, nga 5.07% që kishte qenë në nëntor të vitit 2023 dhe ka arritur nivelin më të ulët që prej shtatorit të vitit 2008.

Përveç një ecurie në përgjithësi të mirë të ekonomisë reale, ulja e raportit të kredive me probleme duket se është mbështetur edhe nga zmadhimi i portofolit total të kredisë gjatë vitit 2024. Në fund të muajit nëntor, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 824.4 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 14%. Rritja vjetore e kredisë ka arritur ritmet më të larta qysh prej vitit 2009.

Megjithatë, fakti që rënia e raportit të kredive me probleme është e kufizuar, në një vit kur kredia është rritur me ritme të shpejta, në vetvete përbën një sinjal kujdesi dhe mund të rezervojë rreziqe për rritjen e kredive të këqija në ekonomi në të ardhmen.

Totali i kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 39.6 miliardë lekë, nga rreth 36.6 miliardë lekë që kishte qenë një vit më parë, në fund të nëntorit 2023. Kjo tregon se, në vlerë absolute, kreditë e këqija janë rritur me 3 miliardë lekë ose afërsisht 8.2% krahasuar me një vit më parë.

Banka e Shqipërisë është shprehur e shqetësuar për ritmet e shpejta të rritjes së kreditimit, madje vitin e kaluar vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Shqetësimet lidhen sidomos me segmentin e kredisë për pasuri të paluajtshme, që në fakt përbën edhe shtysën kryesore për rritjen e shpejtë të kreditimit të ekonomisë./ Monitor

fondi rezervë kredi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë