E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Të dhënat tregojnë një nivel të ulët të financimit publik për kërkimin dhe inovacionin, në një kohë kur këto fusha konsiderohen kyçe për rritjen afatgjatë dhe konkurrueshmërinë ekonomike të vendit.

Shqipëria ka alokuar në vitin 2024 rreth 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për aktivitetet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit, sipas statistikave të publikuara për herë të parë nga Instituti i Statistikave (INSTAT) sot .
Të dhënat tregojnë një nivel të ulët të financimit publik për kërkimin dhe inovacionin, në një kohë kur këto fusha konsiderohen kyçe për rritjen afatgjatë dhe konkurrueshmërinë ekonomike të vendit.
Pjesa dërrmuese e fondeve të buxhetit të shtetit është përqendruar te institucionet e arsimit të lartë, të cilat kanë përfituar 54,7% të totalit të financimeve për kërkim dhe zhvillim. Pas tyre renditet sektori qeveritar me 43,8%, ndërsa OJF-te kane përfituar vetëm 1,5% të fondeve të alokuara.
Sipas klasifikimit të objektivave socio-ekonomike (NABS), mbi gjysmën e fondeve, 52,6% janë orientuar drejt “përmirësimit të përgjithshëm të njohurive”, përmes kërkimit dhe zhvillimit të financuar nga universitetet. Ky orientim tregon se prioriteti kryesor i financimit publik mbetet mbështetja universiteteve, më shumë sesa zhvillimi i kërkimit të aplikuar apo projekteve të lidhura drejtpërdrejt me sektorët ekonomikë.
Të dhënat e INSTAT-it tregojnë gjithashtu se fusha si arsimi, energjia, bujqësia, shëndetësia dhe teknologjia industriale marrin vetëm një pjesë relativisht të vogël të fondeve totale, ndërsa investimet në kërkim për transportin, telekomunikacionin dhe infrastrukturën mbeten të kufizuara.
Strukturë aktuale e financimit nuk shkon në projekte të orientuara nga nevojat konkrete të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.
INSTAT klasifikon “Kërkimi dhe Zhvillimi (K&Zh)” një punë kreative dhe sistematike e ndërmarrë me qëllim të rritjes së stokut të njohurive, duke përfshirë njohuritë për njerëzimin, kulturën dhe shoqërinë dhe për të krijuar aplikacione të reja nga njohuritë e fituara.
Kërkimi shkencor përfshin punën kreative dhe hulumtimin origjinal të ndërmarrë mbi baza sistematike për të fituar njohuri të reja, duke përfshirë njohuritë për njerëzimin, kulturën dhe shoqërinë.
Të dhënat e përpunuara nga INSTAT lidhen me parashikimet e buxhetit, jo me shpenzimet në fund të vitit kalendarik./Monitor.al
Foto Ilustruese Të dhënat zyrtare të rifreskuara tregojnë se aktualisht janë 10 operatorë ekonomikë të përjash...
Foto ilustruese Ka përfunduar pa lavdi bashkëpunimi që u nis me bujë mes shoqërisë turke të fluturimeve “Turkish A...
Foto ilustruese Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te sekt...
Foto Ilustruese Edhe pse të rinjtë po pinë më pak, industria e alkoolit vazhdon të zgjerohet. Është ende her&e...
Në fillim të këtij viti, hyri në fuqi paketa e Bankës së Shqipërisë, që synonte të mbronte konsumatorët...
Foto ilustruse Në shumë raste, firmat shqiptare kanë tashmë përvojë reale me klientë ndërkombëtarë, kryes...
Shpenzimet e sektorit bankar për personelin po rriten për të pestin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ...
Foto ilustruese Shumë shoqëri audituese kanë filluar të ofrojnë shërbime kontabiliteti për sipërmarrje të huaj...
Nëse integrimi në BE do të ndodhë pa rritur cilësinë e ekonomisë dhe të vlerës së punës në Shqip&e...
Anëtarësimi në SEPA pritet të kursejë më shumë se 71 milionë euro në vit në transfertat ndërkombët...