12 Janar 2024, 08:00
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Kthimet e fondeve të investimit shënuan rritje të ndjeshme vitin e kaluar, duke u ringritur nga goditja që pësuan prej rritjes së shpejtë të normave të interesit në vitin 2022. Sipas të dhënave më të fundit të raportuara nga shoqëritë administruese, të gjitha fondet e investimit në Lekë kishin kthime pozitive, madje edhe në nivele të konsiderueshme.
Në fund të muajit nëntor 2023, fondi i më i madh i investimit, Raiffeisen Prestigj, raportoi një kthim vjetor në masën 6.96% (nga -4.07% në fund të vitit 2022). Fondi tjetër i shoqërisë administruese Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Invest, raportoi kthim nga investimi në masën 11.23% (nga -8.82% në fund të vitit 2022).
Fondi Credins Premium në fund të nëntorit raportonte një kthim vjetor pozitiv në masën 1.22% (nga -6.77% në fund të vitit 2022).
Ndërkohë, fondi Albsig Standard është i vetmi fond që publikon rezultatet mbi bazë ditore. Vlerësuar në çmimin e kuotës të datës 9 janar 2024, kthimi vjetor nga investimi i këtij fondi ishte në masën 8.02%.
Tendenca rënëse e yield-eve gjatë vitit 2023, veçanërisht në gjysmën e parë të tij, bëri që çmimi i kuotës së fondeve të investimit në lekë të arrinte një rimëkëmbje të shpejtë, pas rënies së fortë të vitit 2022. Fondet në lekë i investojnë kuotat e tyre kryesisht në obligacione dhe bono të qeverisë shqiptare.
Në parim, çmimi i një titulli financiar të borxhit lëviz në drejtim të kundërt me ecurinë e yield-eve në tregjet financiare. Në momentin që yield-et rriten, çmimi i titullit ulet; ndërsa kur yield-et ulen, çmimi i titullit rritet.
Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), asetet neto të fondeve të investimit në fund të 9-mujorit 2023 arritën në afërsisht 44.8 miliardë lekë. Asetet neto u rritën me 1.5 miliardë lekë krahasuar me tremujorin e dytë, ndërkohë që paraqiten në rritje me 7.94% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Asetet neto të tregut u rritën për të tretin tremujor radhazi, duke konsoliduar sinjalet e një rimëkëmbjeje të ngadaltë.
Një zhvillim ndoshta edhe më i rëndësishëm ishte edhe rritja e numrit të anëtareve në këto fonde. Numri i anëtarëve arriti në 31 281, në rritje me 8% krahasuar me fundin e vitit 2022.
Numri i anëtarëve u rrit për të dytin tremujor radhazi, çka mund të jetë një tregues i rifitimit gradual të besimit të investitorëve. Sidoqoftë, numri i investitorëve ngelet ende larg nivelit prej më shumë se 40 mijë subjektesh (në masën dërrmuese individë) që regjistrohej para rritjes së normave të interesit, në fund të vitit 2021.
Marrë nga Monitor.al
fondet e investimit
Ekonomi
12 Janar 2024, 07:45
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Fëmijët e sotshëm rrezikohen nga një seri sëmundjesh në disa raste vdekjeprurëse për a...
Ekonomi
12 Janar 2024, 07:36
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria përkeqësohet me 4 vende, duke u renditur në vendin e 57 nga 170 shtete në Indeksin e Progre...
Ekonomi
11 Janar 2024, 12:13
M.B
TIRANA- Të dielën e 25 gushtit 2019, Fluturimi izoloi soletën dhe sistemoi ballkonet e shtëpisë në Kamëz – një g...
Ekonomi
11 Janar 2024, 07:11
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Për të disiplinuar ndërmarrjet shtetërorë që marrin kreditë dhe nuk i shlyejnë, Minist...
Ekonomi
11 Janar 2024, 07:07
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Nga 1 janari 2024 nisi zbatimin rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja nga...
Ekonomi
10 Janar 2024, 08:54
I.A
Aeroporti i Vlorës
VLORË- Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës që pritet të përfundojë në fund të kë...
Ekonomi
10 Janar 2024, 08:22
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Totali i emetimeve të letrave me vlerë të qeverisë këtë vit pritet të jetë rreth 378,6...
Ekonomi
10 Janar 2024, 07:56
I.A
Banka e Shqipërisë
TIRANË- Në gusht të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi ndërprerjen e përlloga...
Ekonomi
10 Janar 2024, 07:47
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak ndaj ndërmarrjeve të administrimit në rezidenca...
Ekonomi
10 Janar 2024, 07:42
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Teksa reforma e agregimit, apo bashkimit të ujësjellësve duke krijuar ndërmarrje më të mëdha...