LIVE UPDATES
Ekonomi

Europa është mbërthyer nga një gjendje shpirtërore e zymtë

Pasi BE-ja u bashkua në mbështetjen për Ukrainën (me përjashtim të zotit Orban), blloku u përça sërish kur shpërtheu lufta në Lindjen e Mesme.

7 Janar 2024, 07:41 Nga r.ll
Europa është mbërthyer nga një gjendje shpirtërore e
foto ilustruese

TIRANË- Sezoni festiv ka nisur tashmë dhe bashkë me të, edhe disa tradita të qëndrueshme europiane: tregjet e Krishtlindjeve janë ngritur në të gjithë Gjermaninë; holandezët do të vazhdojnë traditën e çuditshme duke parakaluar nëpër rrugë me fytyrat e lyera me bojë të zezë; në Hungari, kryeministri Viktor Orban po komploton edhe një herë për t’u prishur punë udhëheqësve të BE-së në një samit të fundvitit.

Muaji i dhjetorit nuk është kurrë i lehtë në Bruksel, një vend ku vendimet e vështira shtyhen vazhdimisht deri në minutën e fundit (edhe moti me shi e bën atmosferën e dhjetorit më të zymtë).

Kështu, viti 2023 duket se nuk ka gjasa të përfundojë me hare. Në këtë periudhë festash, jo vetëm që hungarezi është më grindavec se kurrë, por së shpejti, ai mund të ketë edhe një aleat të ri nga e djathta, holandezin Geert Wilders, i cili fitoi zgjedhjet më 22 nëntor.

Si për t’i bërë gjërat edhe më keq, një rrëmujë buxhetore në Gjermani po kërcënon të bëjë kërdinë me financat tashmë të tendosura të BE-së. Një samit më 14 dhe 15 dhjetor kishte për qëllim të ndihmonte Ukrainën me para dhe me bisedimet e anëtarësimit në bllok. Tani, të dyja këto perspektiva duken të lëkundura.

Një atmosferë e zymtë ka përfshirë Europën në javët e fundit. Ndërsa vjeshta i zuri vendin verës, u bë gjithnjë e më e qartë se kundërsulmi ukrainas që shumë veta shpresonin se do të zmbrapste Rusinë, ishte zbehur.

Pasi BE-ja u bashkua në mbështetjen për Ukrainën (me përjashtim të zotit Orban), blloku u përça sërish kur shpërtheu lufta në Lindjen e Mesme. Nga ana tjetër e oqeanit, perspektiva e rikthimit të Donald Trump në pushtet ka kaluar nga një skenar i papërfytyrueshëm, në një skenar të mundshëm, ndaj të cilit duhen marrë masa për të përballuar pasojat.

Të paktën Europa ka qenë e vendosur për të përmbushur detyrën e saj në lidhje me Ukrainën. Edhe pse Amerika është ajo që ka bërë përpjekjet më të mëdha në ofrimin e ndihmës ushtarake, BE-ja mund të krenohet që ka ndihmuar në mënyra më të buta. Përveç faktit se mirëpriti me miliona refugjatë që nga viti 2022, kontributi kryesor i Europës ka qenë sigurimi i së ardhmes së Ukrainës.

Në qershor, blloku u zotua të ofronte 50 miliardë euro (55 miliardë dollarë) në para të gatshme, për të ndihmuar qeverinë në Kiev, deri në fund të vitit 2027.

Më e rëndësishmja, premtoi se Ukraina një ditë do të bëhet anëtare e klubit, një rrugë e sigurt për t’u zhvilluar pas luftës dhe për të qëndruar jashtë kthetrave të Rusisë hakmarrëse.

Samiti në dhjetor synonte të shënonte përparim në këto dy drejtime. Përveç ndihmës financiare, Ukraina duhej të kalonte në hapin tjetër të anëtarësimit në BE, atë të fillimit të bisedimeve zyrtare (tetë shtete më të vogla, duke përfshirë gjashtë në Ballkanin Perëndimor, janë gjithashtu në këtë proces shumëvjeçar). Në varësi të faktit se cilin do të pyesni, si paratë, ashtu edhe zgjerimi i bllokut, mund të vonohen, në mos më keq.

Fillojmë me ndihmën financiare për Ukrainën. Orban e ka bërë të qartë për muaj me radhë, se ai është kundër dërgimit të më shumë parave në Ukrainë.

Ky është një problem i madh, sepse vendimi për dërgimin e ndihmave kërkon miratimin njëzëri të 27 anëtarëve të BE-së. Një arsye e kundërshtimit të Orban-it është prirja e tij e vazhdueshme për t’i parë gjërat nga këndvështrimi i Kremlinit.

Një tjetër arsye është se Brukseli e ka përjashtuar për vite me radhë Hungarinë nga disa programe të shpenzimeve të BE-së, me arsyetimin se ajo po shkel normat demokratike, si p.sh. një sistem gjyqësor të pavarur.

Për muaj të tërë, BE-ja ka menduar se mund ta zbusë këtë ngërç me kalimin e kohës, qoftë edhe duke iu dorëzuar pjesërisht shantazhit të zotit Orban.

Shpresohet se po të zhbllokohet të paktën një pjesë e fondeve prej 30 miliardë eurosh të pezulluara për Hungarinë, udhëheqësi i saj do të nënshtrohet më në fund ndaj vullnetit të BE-së, siç ka bërë edhe më parë pasi ka kërcënuar me veto, për shembull në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë.

Kësaj here, mund të mos mjaftojë një grusht me para për ta zgjidhur problemin. Nga ana e tij, Orban ndihet i shfajësuar dhe thotë se është i prerë në qëndrimin e vet dhe se BE-ja duhej ta kishte dëgjuar kur ai paralajmëroi se po përfshihej në një konflikt të gjatë.

Tashmë është hapur një tjetër problem me Gjermaninë. Më 15 nëntor, Gjykata e saj Kushtetuese vendosi se fondet e ndryshme jashtë bilancit që kishte përdorur qeveria për të shmangur një “frenë borxhi” të vetimponuar, ishin jokushtetuese. Si pasojë, pritet rishikimi i thellë i financave të brendshme të vendit.

Kjo, nga ana tjetër, vë në rrezik një rritje të planifikuar në buxhetin e përgjithshëm të BE-së, pjesë e të cilit ishte edhe financimi për Ukrainën.

Megjithëse të gjithë, përveç zotit Orban pajtohen se duhet t’i dërgohen para Kievit, vendet anëtare nuk pajtohen njëzëri për një shumë prej 50 miliardë eurosh të kërkuar nga Komisioni Europian, për të paguar për gjëra të tjera, si rritjen e pagave të stafit të Brukselit në vijë me inflacionin, skemat e reja për të penguar emigrimin, e kështu me radhë.

Qeveritë dorështrënguara si ato holandeze dhe suedeze, kanë lobuar kundër parave shtesë; Gjermania ishte gjithashtu skeptike, por tani thotë se duart e saj janë të lidhura.

Të ndash ndihmën prej 50 miliardë euro për Ukrainën, nga shuma 50 miliardë euro që pritet të shpenzohet për synime të tjera, mund të jetë një detyrë e ndërlikuar politike, duke e bërë një marrëveshje për të gjithë paketën edhe më të vështirë, deri në fund të vitit.

Asgjë e mirë nuk duket në horizont

Është pothuajse e sigurt se Ukraina do t’i marrë paratë. Por fondet mund të mbërrijnë me vonesë, ndërkohë që autoritetet në Kiev pritet të vuajnë nga mungesa e parave në fillim të vitit 2024.

Kjo vonesë do të dëmtonte besueshmërinë e BE-së, veçanërisht nëse do të shtyhej edhe fillimi i bisedimeve të anëtarësimit. Ukraina i ka përmbushur (me kushte të veçanta) të gjitha kërkesat për të kaluar në fazën tjetër të udhëtimit të saj në BE. Kjo nuk është e mjaftueshme për hungarezët me fuqinë e vetos. Zoti Wilders, është një kritik i hapur i zgjerimit të BE-së.

Shtyrja e fillimit të bisedimeve të pranimit deri në pranverë, siç mendohet se mund të ndodhë tani, ndoshta nuk është edhe aq e rëndësishme, duke pasur parasysh se anëtarësimi në BE kërkon vite.

Por nëse Ukraina nuk mund të kalojë dot nëpër pengesat e hershme të procesit, kjo është shenjë e keqe për fazat e vështira të mëvonshme, të cilat do të përfshijnë bindjen e anëtarëve të BE-së, se një pjesë e mirë e parave që ata marrin tani, do të shkojnë për ndërtimin e autostradave dhe pasurimin e fermerëve në Ukrainë.

Diskutimet e vazhdueshme për paratë dhe zgjerimin shkaktojnë humbjen e vrullit. Bashkimi që mundësoi që Europa të qëndronte në këmbë në ditët e para të konfliktit, nuk është më aq i sigurt sa dikur. Duke qenë se mbështetja e Amerikës është gjithashtu e pasigurt, tani më shumë se kurrë, Europa nuk duhet të humbasë forcën e vullnetit. Rreziqet janë aq të larta sa optimistët mendojnë se një marrëveshje me BE-në është e pashmangshme. Shpresojmë se do të kenë të drejtë./MONITOR

europe ukraine

Sondazh

Poll
Ekonomi 6 Janar 2024, 08:17 I.A

Skuterët elektrikë, shokë apo...

Skuterët elektrikë TIRANË- Mëngjeset për Eneida Bicën nisin me marrjen e shokut të saj të ngushtë në krah...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë