6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ndërkohë, gjatë fundjavës, këmbimet në tregun valutor kishin shënuar madje vlera edhe më të ulëta. Kursi mesatar në pikat e këmbimit valutor zbriti poshtë nivelit të 97 lekëve, por megjithatë vlera e fundjavës nuk reflektohen në kursin zyrtar të këmbimit, që publikohet vetëm ditët e punës.
TIRANA- Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët e para të muajit gusht dhe ka prekur rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 97.3 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Ndërkohë, gjatë fundjavës, këmbimet në tregun valutor kishin shënuar madje vlera edhe më të ulëta. Kursi mesatar në pikat e këmbimit valutor zbriti poshtë nivelit të 97 lekëve, por megjithatë vlera e fundjavës nuk reflektohen në kursin zyrtar të këmbimit, që publikohet vetëm ditët e punës.
Agjentët mendojnë se piku i sezonit turistik edhe këtë po sjell prurje të mëdha valutore, veçanërisht gjatë fundjavave, duke forcuar presionet rënëse mbi kursin e këmbimit euro-lek. Këto prurje vazhdojnë të jenë të mëdha, pavarësisht se anketimet e operatorëve tregojnë një numër pushuesish më të ulët krahasuar me vitin e kaluar. Në javët e fundit, as ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë nuk po mjaftojnë për ta shmangur rënien e mëtejshme të kursit.
Banka Qendrore edhe këtë vit po realizon blerje të drejtpërdrejta periodike për të ulur sasinë e valutës në treg. Shifrat e blerjeve në tregun valutor publikohen me një tremujor vonesë dhe për momentin nuk ka një informacion lidhur me volumin e valutës që po tërheq Banka e Shqipërisë nga tregu. Në periudhën korrik-gusht të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë pati blerë 176 milionë euro, blerje që mjaftuan vetëm për ta mbajtur kursin pak më lart kufirit të 98 lekëve.
Për tremujorin e parë të vitit, statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se deficiti i llogarisë korrente ra në vlerën e 212 milionë eurove, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tkurrja e deficitit të jashtëm në tremujorin e parë erdhi paralelisht nga rënia e deficitit në mallra dhe zgjerimi i mëtejshëm i suficitit në shërbime. Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 295 milionë eurove, në rritje me 10.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme. Agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga subjektet nga jashtë vendit vazhdojnë të jenë të larta, veçanërisht në zonat bregdetare.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja në pasuri të paluajtshme po rriten edhe këtë vit. Për tremujorin e parë, ato arritën vlerën e 104 milionë eurove, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite buxhetore, vlerësohet se po vazhdon të luajë një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase. Të dhënat e Ministrisë së Financave treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.1 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 36% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që synojnë të adresojnë problemet ...
Foto ilustruese TIRANA- Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e sht&e...
Foto ilustruese TIRANA- Shqipëria zë vendin e fundit mes 35 vendeve europiane sa i përket shpenzimeve për pensione për frymë,...
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë ka përgatitur projektrregulloren që vendos bazat për nivelin e tarifave që bankat ...
Foto TIRANË- Kërkesa për pasuri të paluajtshme në zonat bregdetare nga Golemi në Qerret, Vlorë, Rradhimë, Orikum dh...
Foto TIRANË- Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e par&eum...
Foto TIRANË- Struktura e ekonomisë shqiptare po ndryshon me shpejtësi duke u zhvendosur nga prodhimi tek shërbimet. Të dhënat...
Foto TIRANË- Kredia e re për ekonominë vijoi rritjen edhe për qershorin, duke i ruajtur shifrat e deritanishme të vitit 2025 n&eum...
Foto TIRANË- Sipas një kërkimi të Monitor, nga 200 kompanitë më të mëdha në vend, vetëm 35% e tyre rezult...
Foto TIRANË- Inflacioni bazë u rrit për të katërtin muaj radhazi në qershor, duke konfirmuar një rritje graduale të...