LIVE UPDATES
Ekonomi

Kreditimi i ekonomisë u rrit edhe për qershorin

Për të gjithë 6-mujorin e parë 2024, vlera e kredisë së re arriti në 202 miliardë lekë, 11.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

30 Korrik 2025, 14:50 Nga N.F
Kreditimi i ekonomisë u rrit edhe për qershorin
Foto

TIRANË- Kredia e re për ekonominë vijoi rritjen edhe për qershorin, duke i ruajtur shifrat e deritanishme të vitit 2025 në nivelet më të larta historike. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për qershorin sektori bankar disbursoi rreth 38.9 miliardë lekë kredi të reja, në rritje me 24.7% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Kredia për qershorin shfaqi ecuri pozitive, si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve, që sërish dha kontributin kryesor në rritje.

Për të gjithë 6-mujorin e parë 2024, vlera e kredisë së re arriti në 202 miliardë lekë, 11.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat e deritanishme të këtij viti tregojnë se rritja e kredisë është mbështetur kryesisht në segmentin e individëve.

Në gjashtë muaj, kredia e re për individët arriti në 67.2 miliardë lekë, me një rritje prej 27.6% krahasuar me një vit më parë. Ecuria e kredisë për individë ka qenë paralelisht e mirë si në segmentin konsumator, ashtu edhe në atë për blerje banesash.

Megjithatë, në fillim të muajit korrik ka nisur zbatimi i masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë për kredinë për blerje banesash nga individët. Këto masa parashikojnë aplikimin e niveleve tavan të përqindjes së financimit me kredi të pronave dhe të raportit mes kësteve të kredisë dhe të ardhurave.

Këto masa besohet se do të ndikojnë veçanërisht blerjen e një prone të dytë me kredi. Një ngadalësim i kredidhënies në këtë segment pritet të ketë ndikim të konsiderueshëm edhe në ecurinë e përgjithshme të kredisë për muajt në vazhdim.

Edhe kredia për biznesin është në rritje pozitive për 6-mujorin, megjithëse me ritme më të ulëta krahasuar me kredinë për individë. Në gjashtë muaj, sektori dha 132.2 miliardë lekë kredi të reja për ndërmarrjet private, me një rritje prej 2.6%.

Kredia për bizneset e ka ngadalësuar rritjen e shpejtë që regjistroi vitin e kaluar, megjithatë ecuria e saj ka ardhur në përmirësim gjatë tremujorit të dytë të vitit. Në fund të muajit qershor, portofoli apo teprica e kredisë për ekonominë arriti vlerën e 892.7 miliard lekëve, me një rritje prej afërsisht 12 miliardë lekësh krahasuar me muajin maj.

Me bazë vjetore krahasimi, portofoli i kredisë për ekonominë është në rritje me 12.1%. Me luhatje të vogla mujore, rritja vjetore e kredisë ngelet pranë niveleve më të larta në 17 vitet e fundit.

Në segmentin e individëve, portofoli i kredisë është në rritje me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, për bizneset rritja ngelet në nivele pak më të ulëta, me 10.3% me bazë vjetore./ Monitor

kredia e re ne shqiperi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës