LIVE UPDATES
Ekonomi

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

Pas pandemisë së Covid-19 tregu vendas i pijeve freskuese po përjeton një transformim të shpejtë dhe shqetësues. Produktet shqiptare po zëvendësohen nga marka të huaja që shiten me çmime më të lira, kryesisht nga Kosova dhe Polonia.

20 Shtator 2025, 08:01 Nga I.A

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

TIRANË- Teksa prodhuesit shqiptarë të pijeve freskuese po përballen me sfidat e gjetjes së punëtorëve dhe rënien e konsumit prej ndryshimeve demografike, pesha e importeve të pijeve freskuese për të dytin vit radhazi ishte 61% e tregut. Brenda një dekade, importet janë dyfishuar, kundrejt prodhimit vendas që është tkurrur.

Pas pandemisë së Covid-19 tregu vendas i pijeve freskuese po përjeton një transformim të shpejtë dhe shqetësues. Produktet shqiptare po zëvendësohen nga marka të huaja që shiten me çmime më të lira, kryesisht nga Kosova dhe Polonia.

Importet po dominojnë raftet e supermarketeve, ndërkohë që vit pas viti disa fabrika të vogla të prodhimit, po mbyllin dyert për shkak të pamundësisë për të konkurruar.

Prodhuesit shqiptarë, përfshirë ata që përfaqësojnë brende ndërkombëtare të njohura, pohuan se po përballen me kosto prodhimi gjithnjë e më të larta, të ndikuara nga mungesa e ekonomisë së shkallës, rritja e kostos së fuqisë punëtore, politika fiskale jofavorizuese.

Një tjetër problem thelbësor lidhet me pabarazinë në trajtimin doganor mes prodhimeve vendase dhe atyre të importuara.

Sipas prodhuesve vendas, për importin e lëndëve të para ata paguajnë tarifa doganore nga 5 deri në 15%, ndërsa produktet e gatshme që hyjnë nga jashtë, përfshirë pijet freskuese, importohen me 0% taksë doganore.

Kjo situatë po i shtyn fabrikat e vogla drejt mbylljes, ndërsa operatorët më të mëdhenj po luftojnë për të ulur kostot prodhuese.

Pas rënies që pati prodhimi vendas i pijeve freskuese në vitin 2023, për vitin pasardhës, sasia e prodhuar është në rritje të lehtë, për shkak të nxitjes së konsumit nga turizmi, por gjithsesi me ritme më të ngadalta se importet.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në vitin 2024, në rang vendi u prodhua një sasi prej 68,6 mln litrash pije freskuese. Krahasuar me 2023, prodhimi u rrit 4%.

Pavarësisht përmirësimit të prodhimit, pijet freskuese të importit vijojnë të zgjerojnë peshën në tregun vendas, duke e dominuar atë prej dy vitesh.

Për të dytin vit radhazi, si për 2023 edhe në 2024, importet vijojnë të mbajnë peshën kryesore të tregut të pijeve freskuese. Në vitin 2024 pesha e pijeve të importit zuri 61% të tregut, kundrejt 39% të peshës së pijeve vendase.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Doganave, rezulton se nga viti 2013 deri në 2020, prodhimi ka qenë zakonisht mbi 50% të totalit.

Pas vitit 2020, importet fillojnë të dominojnë tregun me mbi 55–60% të totalit.

Në dekadën e fundit (të dhënat nga viti 2013 deri në 2024) tregojnë se përqindjet më të ulëta të peshës së prodhimit janë shënuar në vitet 2023-2024, përkatësisht me 39% të peshës të tregut, kundrejt 61% të peshës që mbajnë pijet freskuese që vijnë nga jashtë.

Pavarësisht se në Shqipëri prodhohen markat më të njohura ndërkombëtare të pijeve freskuese si “Coca Cola” dhe “Pepsi”, importet, shpesh më të lira për shkak të kursit të favorshëm të Euros, po zgjerohen në treg, teksa rritja e kostos së punës mbetet faktori kyç që sfidon konkurrueshmërinë e prodhimit vendas.

Prodhuesit më të mëdhenj në vend pohojnë se po vazhdojnë të prodhojnë me kosto të lartë, kryesisht për shkak të rritjes së pagave në sektorin e prodhimit.

Përfaqësues të “Agna Group”, një nga prodhuesit më të mëdhenj në vend të markave të huaja të pijeve freskuese si: “Pepsi”, “7 Up”, “Ivi”, “Lipton” pohuan për “Monitor” se rritja e kostos prodhuese prej fuqisë së shtrenjtë punëtore është ndër arsyet kryesore që prodhimi vendas ka humbur konkurrueshmërinë, teksa rënia e vazhdueshme e Euros vijon të favorizojë importet me çmime më të lira.

Nga viti 2022, pas fillimit të luftës në Ukrainë, është vërejtur një rritje e pagave nga 30 deri në 45% në këtë sektor nga prodhuesit më të mëdhenj. 20% deri në 25% e rritjes së pagave ka shkuar për të kompensuar rënien e fuqisë blerëse nga inflacioni.

Pjesa tjetër e rritjes është bërë për të frenuar largimet e punonjësve drejt vendeve të huaja.

“Në vend vijon të realizohet prodhim me kosto të lartë, ku shkaku kryesor mbetet rritja e pagave të fuqisë punëtore. Që nga viti 2022, si pasojë e krizës së çmimeve të shkaktuar nga fillimi i luftës në Ukrainë, pagat në sektorin e prodhimit janë rritur me 30 deri në 45%.

Nga kjo rritje, rreth 20–25% është bërë për të kompensuar inflacionin, ndërsa pjesa tjetër për të frenuar emigracionin e punonjësve, të cilët parapëlqejnë punësimin jashtë vendit me paga mujore prej 2,000 deri në 2,500 euro.

Aktualisht, paga mujore për një punonjës në sektorin e prodhimit, në varësi të pozicionit, varion nga 900 deri në 1,200 euro.

Rritja e ndjeshme e kostos për shkak të pagave është një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e përgjithshme të kostos së prodhimit”, pohojnë përfaqësues të grupit “Agna Group”.

Emigracioni ngadalëson rritjen e kërkesës

Pavarësisht se kompanitë më të mëdha në vend pohojnë se kanë rritur prodhimin gjatë muajve të verës, si pasojë e kërkesës sezonale, për ta ndryshimet demografike dhe emigracioni vazhdon të zvogëlojë konsumin vendës, duke e bërë më të vështirë që të konkurrojnë me importet.

Mbështetur nga të dhënat e numrit të popullsisë sipas Censit 2023, ku krahasuar me Censin e 2011-s numri i popullsisë ka rënë me rreth 400 mijë banorë, përfaqësues të kompanisë “Agna Group” llogarisin se kjo ka ndikuar negativisht te kërkesa mesatarisht me rënie 2-3% në vit apo mesatarisht deri në 30% për dekadën e fundit.

Sipas të dhënave të Censit 2023, krahasuar me të dhënat e 2011-s, rezulton se popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit.

Nga të dhënat e Censit, rënia më e madhe e popullsisë në përqindje ka ndodhur në Shkodër me 28,3% banorë më pak krahasuar me të dhënat e 2011 dhe në Kukës me 27,3%, teksa popullsia Tiranës, gjatë kësaj periudhe, është shtuar me vetëm 1,2%.

Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8% në 2011 në 31,6% në 2023.

Nga ana tjetër, fluksi i turistëve nuk po e kompenson rënien e konsumit nga largimet e popullatës në emigracion.

Sasia e pijeve prodhuese të prodhuara nga “Agna Group” në janar-korrik 2025 është rreth 5% më e lartë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për drejtuesit e grupit, rritja në këto nivele e sasisë së prodhimit vlerësohet normale për muajt e verës, e pandikuar nga turizmi, ndërsa ngadalësimi i rritjes nga 10 deri në 15% që ishte vite më parë, ndikohet prej ndryshimeve demografike.

Importet e pijeve freskuese vijojnë tendencën rritëse. Në muajt janar-qershor, sipas të dhënave të Doganave, u importuan 49,7 mln litra pije freskuese.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s, sasia e importeve u rrit me 2%. Ndërsa sasia vjetore e importeve për 2024 u rrit me 3% kundrejt vitit paraardhës. Në 9 vitet e fundit, nga 2016 deri në 2024, sasia vjetore e importeve është dyfishuar.

Për vitin 2024, referuar të dhënave të Doganave është importuar sasia më e lartë e importeve prej rreth 108 mln litra, kundrejt sasisë prej 54 mln litra që ishin importet në 2016. Që pas pandemisë së Covid-19, në Shqipëri prej 2021 pijet freskuese të importit kanë peshë më të lartë në treg sesa prodhimi vendas.

Në vitin 2021, pesha e sasisë së importeve në treg u rrit me 7% pikë përqindje, nga 47% në 2020, kurse në vitin pasardhës arriti në 54%. Në vitin 2023, kur edhe sasia e prodhuar në vend ka pësuar rënie, pesha e importeve në treg ka arritur 61%, kundrejt 55% që ishte pesha e tyre në vitin 2022./Monitor.al

pije freskuese

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë