Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Task Forcë do të ketë detyrë të hartojë planin e veprimit për trajtimin dhe zgjidhjen e problematikës në lidhje me tokat bujqësore në përdorim të personave fizikë (individë) pa titull pronësie. Fillimisht do të evidentohen sipërfaqet e pronave si dhe poseduesit e tyre.

Tokat bujqësore pa titull pronësie, por në përdorim nga të tretët do të kalojnë në sitën e Task Forcës ndërinstitucionale të propozuar nga Këshilli i Ministrave.
Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare “Për ngritjen e Task-Forcës për koordinimin e procesit të trajtimit të tokave bujqësore në përdorim, në kushtet e nenit 12, të ligjit nr. 20/2020” parashikon që në përbërje të Task -Forcë do të ketë përfaqësues nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Trajtimit të Pronës dhe Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor. Përbërja e saj do të miratohet me urdhër të Kryeministrit.
Task Forcë do të ketë detyrë të hartojë planin e veprimit për trajtimin dhe zgjidhjen e problematikës në lidhje me tokat bujqësore në përdorim të personave fizikë (individë) pa titull pronësie. Fillimisht do të evidentohen sipërfaqet e pronave si dhe poseduesit e tyre.
Me tej Task Forcë do të analizojë rast pas rasti rrethanat për fitimin e pronësisë sipas mënyrave origjinale të parashikuara në Kodin Civil apo mënyrave të tjera të posaçme, të parashikuara në ligje të veçanta.
Nga ana tjetër sipas vendimit Task -Forca do të bashkëpunojë me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, me qëllim finalizimin e proceseve, për kërkesat e dorëzuara pranë këtij institucioni nga pushteti vendor.
Afati për evidentimin e sipërfaqeve të pronave bujqësore pa till pronësie, por në përdorim nga të tjerë dhe adresimi për zgjidhjen e problematikës së pronësisë është përcaktuar 1 vit nga hyrja në fuqi e vendimit.
Objekt i veprimtarisë së Task-Forcës do të jenë pasuritë e paluajtshme që plotësojnë disa kushte, si: janë braktisur nga subjekti pretendues ligjor dhe nuk janë regjistruar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), janë toka bujqësore (sipas zërave përkatës të saj), nuk janë prona private të të tretëve, nuk janë objekt i formave të kompensimit fizik, nuk janë zënë nga ndërtime pa leje të të tretëve apo të vetë subjektit kërkues nuk janë objekt i investimeve strategjike, sipas legjislacionit në fuqi për investimet strategjike, nuk janë prona shtetërore të destinuara për qëllime turistike, nuk janë prona publike të patjetërsueshme dhe nuk janë të zëna nga ndërtimet, objekt trajtimi, të nenit 34, të ligjit nr. 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
Vendimi përcakton se në mbështetje të veprimtarisë së Task-Forcës, pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të formohet sekretariati teknik i saj, i përbërë nga punonjës të kësaj Agjencie. Punonjësit e sekretariatit caktohen nga drejtori i përgjithshëm i ASHK-së./MONITOR
Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit kanë pësuar një rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave, duke shë...
Bonusi i bebeve, një shpërblim financiar për nxitjen e lindshmërisë që nisi të aplikohej në vitin 2019, nuk duket se p...
Koncesionet me Partneritet Publik-Privat (PPP) në sektorin e shëndetësisë vit pas viti po rrisin kostot për buxhetin e shtetit dhe ve...
Tabela/ Paga mesatare mujore TIRANE- Ndonëse vendi është futur në një garë të ethshme rajonale të rritjes s&e...
Euro dhe dollare TIRANË- Ditën e sotme dollari amerikan blihet me 98.2 lekë dhe shitet me 99.4 lekë. Euro blihet me 105.8 lekë dhe...
37.7% e ndërmarrjeve shqiptare zhvilluan takime online në vitin 2022, sipas statistikave të publikuara nga Eurostat. Në krahasim me mesat...
Vijon ende në ajër shitja e apartamenteve për projektin e Durrës Yacht Marina. Kompania “Eagle Hills Real Estate Development”...
Shqipëria po përjeton këtë vit sezonin më të mirë turistik në historinë e saj. Nga jugu në veri, të hua...
Rënia e kursit të këmbimit të Euros me Lekun u ndal sot, pas më shumë se dy javësh. Sipas kursit zyrtar të këmbi...
Në tre muajt e parë të vitit, të ardhurat nga emigrantë shënuan nivelin më të lartë të paktën që n...