Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar në Ministrinë e Financave, në raportin e veprimtarisë për vitin 2023, evidentoi se shumica e institucioneve publike nuk i çojnë në kohë në thesar faturat e detyrimeve të prapambetura.

Detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj palëve të treta janë shumë më të larta se raportimet periodike të Ministrisë së Financave.
Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar në Ministrinë e Financave, në raportin e veprimtarisë për vitin 2023, evidentoi se shumica e institucioneve publike nuk i çojnë në kohë në thesar faturat e detyrimeve të prapambetura.
“Faturat e detyrimeve të prapambetura janë dërguar në kohë pranë degës përkatëse të thesarit për regjistrimin në SIFQ si shpenzime të periudhave të ardhshme (llogaria ekonomike 486)” është një tjetër tregues i analizuar nga struktura përgjegjëse për thesarin.
“Lidhur me këtë tregues, theksojmë se nuk ka të dhëna për pjesën më të madhe të institucioneve, duke e vlerësuar treguesin në një nivel të ulët me 1 pikë nga 4 pikë të mundshme (ose 25%) referon Drejtoria e Kontrollit Financiar në Ministrinë e Financave.
Institucionet kanë përkeqësuar raportimin në kohë të detyrimeve vitet e fundit. P.sh. në vitin 2019 Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, zbuloi se mbi 46% e faturave të detyrimeve të prapambetura nuk janë kontabilizuar brenda afatit prej 30 ditësh në sistemin e Thesarit (SIFQ).
Në atë kohë kjo drejtori vuri alarmin e kuq, duke e konsideruar me risk të lartë krijimin e detyrimeve të prapambetura. Procesi i auditit zbuloi se krijimi i detyrimeve erdhi nga keqfunksionimi i të gjithë zinxhirit, që nga procesi i planifikimit e deri te përdorimi i fondeve, teksa akumulimi i tyre ka dalë jashtë kontrollit, kryesisht prej kapaciteteve të mangëta menaxhuese.
Por që nga viti 2019 , ku 46% e faturave të detyrimeve regjistroheshin në thesar në vitin 2023 u regjistruan vetëm 25% e tyre.
Ministria e Financave raportoi se në fund të majit 2024 stoku i detyrimeve të prapambetura nga të gjitha entet publike ishte 11.5 miliardë lekë ose 3,6 miliardë lekë më i lartë se në fund të dhjetorit, por ndërkohë vetëm Ministra e infrastrukturës raporton se në katër muajt e parë të vitit 2024 përllogarit 7,6 miliardë lekë detyrime të reja.
Burime nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave shpjeguan se detyrimet e prapambetura krijohen kryesisht nga katër arsye kryesore.
Së pari, në disa raste, kontratat për investime realizohen përtej parashikimeve buxhetore. Së dyti, autoritetet kontraktuese ndryshojnë destinacionin e fondeve nga një projekt në një tjetër.
Shpesh, projekti i ri ka nevoja më të mëdha për financime dhe bëhet shkak për akumulim detyrimesh.
Së treti, problematike në drejtim të krijimit të detyrimeve mbetet fakti se 70% e fondeve për investime apo mirëmbajtje alokohej në dy muajt e fundit.
Së katërti, autoritetet kontraktore vuajnë nga një nivel i ulët menaxhimi, shpjegoi burimi nga Drejtoria e Thesarit./Monitor.al
Plani TIRANË- I rrethuar nga ujërat kristal të Detit Mesdhe, ishulli shkëmbor i Sazanit shërbeu si bazë ushtarake shqiptare g...
Plazh TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka shqyrtuar në mbledhjen e fundit një sërë lejesh zhvillimi e nd&eum...
Banka e Shqipërisë TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të mbaj&eu...
Perendimi TIRANË- Sektori i ndërtimit në vendin tonë është në një fazë të vrullshme të zhvillim...
Çdo ditë, drejt Lumit të Shalës udhëtojnë me qindra turistë, varka që lundrojnë pa pushim teksa marrin e &...
TIRANË- Janë të shumta bizneset e profesioneve të lira në pritje të kthimit të shumave të parapaguara për tatimin...
foto ilustruese TIRANË- Detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj palëve të treta janë shumë më të larta se ra...
foto ilustruese TIRANË- Kostot e financimit të katër kontratave koncesionare në shëndetësi me PPP kanë dalë jasht&e...
foto ilustruese TIRANË- Prodhuesit e birrës artizanale, përveç kostove të larta të prodhimit, të ndikuara ng...
Foto Ilustruese TIRANË- Në përfundim të gjysmës së parë të këtij viti, Ministria e Financave ka çelur ...