Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar në Ministrinë e Financave, në raportin e veprimtarisë për vitin 2023, evidentoi se shumica e institucioneve publike nuk i çojnë në kohë në thesar faturat e detyrimeve të prapambetura.
TIRANË- Detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj palëve të treta janë shumë më të larta se raportimet periodike të Ministrisë së Financave. Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar në Ministrinë e Financave, në raportin e veprimtarisë për vitin 2023, evidentoi se shumica e institucioneve publike nuk i çojnë në kohë në thesar faturat e detyrimeve të prapambetura.
“Faturat e detyrimeve të prapambetura janë dërguar në kohë pranë degës përkatëse të thesarit për regjistrimin në SIFQ si shpenzime të periudhave të ardhshme (llogaria ekonomike 486)” është një tjetër tregues i analizuar nga struktura përgjegjëse për thesarin.
“Lidhur me këtë tregues, theksojmë se nuk ka të dhëna për pjesën më të madhe të institucioneve, duke e vlerësuar treguesin në një nivel të ulët me 1 pikë nga 4 pikë të mundshme (ose 25%) referon Drejtoria e Kontrollit Financiar në Ministrinë e Financave.
Institucionet kanë përkeqësuar raportimin në kohë të detyrimeve vitet e fundit. P.sh. në vitin 2019 Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, zbuloi se mbi 46% e faturave të detyrimeve të prapambetura nuk janë kontabilizuar brenda afatit prej 30 ditësh në sistemin e Thesarit (SIFQ).
Në atë kohë kjo drejtori vuri alarmin e kuq, duke e konsideruar me risk të lartë krijimin e detyrimeve të prapambetura. Procesi i auditit zbuloi se krijimi i detyrimeve erdhi nga keqfunksionimi i të gjithë zinxhirit, që nga procesi i planifikimit e deri te përdorimi i fondeve, teksa akumulimi i tyre ka dalë jashtë kontrollit, kryesisht prej kapaciteteve të mangëta menaxhuese. Por që nga viti 2019 , ku 46% e faturave të detyrimeve regjistroheshin në thesar në vitin 2023 u regjistruan vetëm 25% e tyre.
Ministria e Financave raportoi se në fund të majit 2024 stoku i detyrimeve të prapambetura nga të gjitha entet publike ishte 11.5 miliardë lekë ose 3,6 miliardë lekë më i lartë se në fund të dhjetorit, por ndërkohë vetëm Ministra e infrastrukturës raporton se në katër muajt e parë të vitit 2024 përllogarit 7,6 miliardë lekë detyrime të reja. Burime nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave shpjeguan se detyrimet e prapambetura krijohen kryesisht nga katër arsye kryesore.
Së pari, në disa raste, kontratat për investime realizohen përtej parashikimeve buxhetore. Së dyti, autoritetet kontraktuese ndryshojnë destinacionin e fondeve nga një projekt në një tjetër. Shpesh, projekti i ri ka nevoja më të mëdha për financime dhe bëhet shkak për akumulim detyrimesh.
Së treti, problematike në drejtim të krijimit të detyrimeve mbetet fakti se 70% e fondeve për investime apo mirëmbajtje alokohej në dy muajt e fundit. Së katërti, autoritetet kontraktore vuajnë nga një nivel i ulët menaxhimi, shpjegoi burimi nga Drejtoria e Thesarit./ Monitor
foto ilustruese TIRANË- Kostot e financimit të katër kontratave koncesionare në shëndetësi me PPP kanë dalë jasht&e...
foto ilustruese TIRANË- Prodhuesit e birrës artizanale, përveç kostove të larta të prodhimit, të ndikuara ng...
Foto Ilustruese TIRANË- Në përfundim të gjysmës së parë të këtij viti, Ministria e Financave ka çelur ...
foto ilustruese TIRANË- Sektori i prodhimit dhe sidomos fabrikat kanë hyrë në një cikël krize, që po nxi...
foto ilustruese TIRANË- Sektori vijoi rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të paauditu...
Ka një industri që do të mund të ishte ambasadore e produkteve tona në botë apo edhe e nxitjes së turizmit. Dhe ajo ës...
Foto Ilustruese TIRANË- Pas dy vitesh rritjeje, kërkesa për blerje apartamentesh në kryeqytet po shfaq tendenca frenimi. Ndërtues...
foto ilustruese TIRANË- Rritja e kredisë për shtëpi u frenua në muajin qershor. Sipas statistikave të Bankës së...
foto ilustruese TIRANË- Pas 2022-t, kur kriza e energjisë arriti kulmin dhe zhyti kompanitë e energjisë në një humbje prej rr...
foto ilustruese TIRANË- Banka e Shqipërisë ka reaguar ditën e sotme me një deklaratë, pasi Presidenti i Republikës ...