Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Megjithatë, shkalla e rënies së depozitave me afat u ngushtua ndjeshëm krahasuar me vitin 2022, kur tkurrja kishte qenë disa herë më e lartë, me 6.3%. Njëkohësisht, rënia vjetore e depozitave me afat ishte më e ulëta e dekadës së fundit.
TIRANË- Depozitat me afat në monedhën vendase ranë për të dhjetin vit radhazi në 2023. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e depozitave me afat në lekë në fund të vitit të kaluar zbriti në 199.8 miliardë lekë, në rënie vjetore me 1.8%.
Megjithatë, shkalla e rënies së depozitave me afat u ngushtua ndjeshëm krahasuar me vitin 2022, kur tkurrja kishte qenë disa herë më e lartë, me 6.3%. Njëkohësisht, rënia vjetore e depozitave me afat ishte më e ulëta e dekadës së fundit.
Duke filluar nga viti 2014, depozitat me afat në lekë nisën një cikël rënieje, e ndikuar shumë nga ulja graduale e normave të interesit. Kursimet në banka filluan të dominoheshin kryesisht nga llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat. Kjo tendencë ka vijuar edhe pas vitit 2022, kur Banka e Shqipërisë ndryshoi kursin e politikës monetare, duke iu kthyer rritjes së normave të interesit.
Gjatë vitit 2022, Banka e Shqipërisë rriti me një ritëm të shpejtë normën bazë të interesit, nga niveli 0.5% në 2.75% në fund të vitit 2022.
Por, lëvizjet e Bankës së Shqipërisë u përcollën më shpejt në tregun e instrumenteve të borxhit të qeverisë, duke sjellë një rritje të fortë të yield-eve. Kjo bëri që, megjithë sinjalet e politikës monetare, depozitat me afat të pësonin një rënie të fortë me më shumë se 6%, sepse shumë shqiptarë vendosën t’i tërhiqnin kursimet nga bankat dhe t’i investonin në bono dhe në obligacione. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve për vitin 2022 arritën në 49.6 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 216% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, gjatë vitit 2023 ritmi i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë u ngadalësua ndjeshëm dhe gjatë vitit norma bazë u rrit me vetëm 0.5 pikë përqindje. Kjo solli rënie të yield-eve dhe më pak stimuj për të investuar në bono dhe obligacione, por edhe një rritje të dobët të interesave të depozitave bankare.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për muajin dhjetor 2023, norma mesatare e interesit të depozitave të reja në lekë ishte 1.64%, nga 1.43% që kishte qenë në fund të vitit 2022.
Në këto kushte, rënia e depozitave me afat në monedhën vendase ka vijuar edhe për 2023, por me ritme më të ngadalësuara, për shkak të rënies së konkurrencës nga instrumentet e borxhit të qeverisë.
Në total, depozitat në lekë të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë vitin e kaluar arritën në 578.8 miliardë lekë, në rritje me 4.9% krahasuar me një vit më parë. Pas stanjacionit të vitit 2022, depozitat totale në lekë u rritën me ritme të përshpejtuara. Në veçanti, depozitat e biznesit u rritën me ritme të larta, duke shfrytëzuar efektin e çmimeve më të larta dhe të ardhurave në rritje nga turizmi.
Marrë nga Monitor
gent Delegacioni SHBA- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupi i Bankës Botërore (BB) në mbledhjet e Pranverës në Ua...
Foto ilustruese TIRANË- Në 23 prill, Ministria e Financave do të organizojë rihapjen e ankandit të obligacioneve 1...
Foto ilustruese TIRANA- Biznesi më i preferuar i shqiptarëve, që nga fillimi i viteve ’90, ai i bareve e restoranteve, e ka marrë...
Foto ilustruese TIRANA- Muajt e fundit, qendra spitalore “Nënë Tereza”, është zhytur në kaos nga një zinxhir defe...
foto ilustruese TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody’s” ka ndryshuar perspektivën...
foto ilustruese TIRANË- Matja e audiencës kërkohet prej vitesh, por asnjëherë nuk është finalizuar me hapa konkretë...
Foto ilustruese TIRANA- Subjektet në tregun e parregulluar, të cilat kishin detyrimin të siguronin të vetëm energjinë, por n&...
Foto ilustruese TIRANË- Tani kur sezoni i parë i serave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet...
Foto ilustruese TIRANË- Importet e kafshëve të gjalla po tregojnë se sektori i blegtorisë në vend po përkeqësohet n...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të...