Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
INSTAT raportoi se, niveli i pjesëmarrjes bruto në arsimin e detyrueshëm është 96,9 % për djemtë dhe 90,4 % për vajzat. Edhe pjesëmarrja në nivelin e mesëm të studimeve është më e lartë për djemtë se për vajzat, përkatësisht 95,7 % dhe 90,2 %, ndërsa në nivelin universitar raporti përmbyset, ku pjesëmarrja është më e lartë për vajzat, me 74,7 % krahasimisht me djemtë me 51,5 %.
Braktisja e arsimit pas pandemisë është përkeqësuar ndjeshëm në vendin tonë, por ky fenomen po bëhet shqetësues tek femrat.
Gjatë vitit 2022 rreth 10 për qind e vajzave në moshë shkollore nuk e ndjekin arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar. Në vitin 2014 ky tregues ishte më pak se 2%.
INSTAT raportoi se, niveli i pjesëmarrjes bruto në arsimin e detyrueshëm është 96,9 % për djemtë dhe 90,4 % për vajzat. Edhe pjesëmarrja në nivelin e mesëm të studimeve është më e lartë për djemtë se për vajzat, përkatësisht 95,7 % dhe 90,2 %, ndërsa në nivelin universitar raporti përmbyset, ku pjesëmarrja është më e lartë për vajzat, me 74,7 % krahasimisht me djemtë me 51,5 %.
Pjesëmarrja sipas gjinisë në ciklet arsimore tregon për ekzistencën e diferencave gjinore në nivelet e ndryshme të arsimit. Ka një raport më të lartë të djemve krahasuar me vajzat në arsimin parauniversitar ndërkohë që në arsimin e lartë 58,7 % e studentëve të këtij cikli janë vajza.
Kjo statistike tregon se në vitin 2022 nga 100 vajza kanë moshën dhe detyrimin për të ndjekur arsimin 9-vjecar, shkojnë në shkollë vetëm 90 nga më shumë se 98 që ishte pjesëmarrja në vitin 2014.
Një kthim pas i treguesit që përfaqëson braktisjen e shkollës lajmëron një perspektive jo të mirë për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
UNICEF vlerëson se braktisja e shkollës në Shqipëri ka si shkak varfërinë e skajshme, nivelin e ulët të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me komunitetin, dukuritë negative brenda shoqërisë, lëvizjet e popullatës, migrimet etj.
Ndikim në braktisjen shkollore ka niveli arsimor i prindërve të fëmijëve, lëvizjet demografike gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, emigracioni individual e familjar, prindërit e shkurorëzuar, dhuna në familje (dhuna në çift dhe ajo ndaj fëmijëve nga një prind apo nga të dy prindërit), humbja e njërit prej prindërve apo e të dyve, mentaliteti i prindërve për arsimimin e vajzave, ngujimi për shkak të gjakmarrjes apo hakmarrjes etj.
Shumë nxënës braktisin shkollën si pasojë të problemeve sociale. Fëmijë nga familje të ndryshme, kryesisht romë dhe egjiptianë, por jo vetëm të tillë, mbeten pa u regjistruar në shkollë, i shmangen shkollës për shkak të zhvendosjes familjarisht nga një qendër banimi në një tjetër, për shkak të emigrimit të njërit prej prindërve, të të dy prindërve ose të gjithë familjes në vendet fqinje apo dhe më larg etj.
Nga studimet është vënë re se ushtrimi i dhunës në shkollë çon në braktisjen e shkollës nga nxënës të cilët janë shpesh viktima të dhunës së ushtruar nga bashkëmoshatarët, por edhe të atyre që ushtrojnë dhunë.
Këta të fundit kanë tendencë të përfshihen në banda kriminale adoleshentësh, të cilat përfshihen në vjedhje apo krime të tjera.
Edhe braktisja e fshehtë favorizon braktisjen shkollore. Lënia në hije, duke mos i aktivizuar të gjithë nxënësit, sidomos ata me vështirësi në të nxënë, i shkurajon nxënësit, i bën ata të humbasin besimin në aftësitë e tyre, të mbyllen në vetvete dhe të mbeten të papërfshirë edhe në veprimtari mësimore apo jashtëshkollore ku mund të shfaqin aftësi personale e interes për të nxënës./MONITOR
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një tjetër rënie të lehtë në ankandin e kësaj jave. Sipas të dhënave nga ...
Numri i aksidenteve këtë shtator ishte me një rritje 4.5 për qind në raport me një vit më parë. Të dhënat e ...
Tensionet e vazhdueshme në Kosovën veriore kanë bërë që disa partnerë ndërkombëtarë të zbatojnë ma...
Foto ilustruese SHBA-Çmimet e naftës u rritën të martën ndërsa investitorët presin të shohin nëse përp...
Foto ilustruese Subjektet e lidhura në 35 kilovolt, që furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, do të kenë t&eum...
Nga janari në gusht audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë konstatuar se efekti negativ në buxhetin e shtetit nga ana ...
Kredia për shtëpi ngelet produkti me performancën më të mirë cilësore për sektorin bankar shqiptar. Të dhëna...
Foto ilustruese Eksportet kane vijuar tendencën e tyre rënëse për të tetin muaj radhazi, duke reflektuar si një rënie t&...
Foto ilustruese TIRANË- Të dhënat zyrtare mbi investimet e huaja që raportohen nga Shqipëria janë shumë më të ...
Foto ilustruese TIRANË- Projektligji “Për taksimin e pasurisë së paluajtshme” i hedhur për konsultim nga Ministria e F...