Aksident i rëndë te “Shkalla e Tujanit”/ Makina përplaset me motorin, humbin jetën daja dhe nipi (EMRAT+PAMJE)
Aksidenti me vdekje tek “Shkalla e Tujanit”, viktima mbetën daja dhe nipi 14 Maj, 11:31 Aksidenti me dy vikt...
Aksidenti me vdekje tek “Shkalla e Tujanit”, viktima mbetën daja dhe nipi 14 Maj, 11:31 Aksidenti me dy vikt...
Zgjedhjet e 11 majit/ Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe uron Ramën për fitoren! Premton thellim të bashkëpunimi...
FOTO+VIDEO/ Pamje nga aksidenti masiv në Tiranë, drejtuesi i GLE-së dhe tre automjeteve të tjera konfliktohen me leva 14 Ma...
Përfundon numërimi në Vlorë/ Kush janë 12 deputetët e Parlamentit të ri? PS i shtohen emra të rinj, PD-s...
Rreth 68% e të anketuarve në Shqipëri besojnë më shumë se rajoni i Ballkanit Perëndimor është një vend i sigurt për të jetuar (68%), ndërsa të anketuarit në Kosovë kanë besimin më të ulët pasi vetëm 45% e tyre besojnë se Ballkani është një vend i sigurte.
TIRANË- Prej dekadash Ballkani është një Rajon që ka vuajtur nga luftërat dhe konfliktet dhe gjithnjë renditet jo fort i sigurte. Anketa e sigurisë që u zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal evidentoi se Shqiptarët ndjehen më të sigurt për të jetuar në Ballkan në krahasim me vendet e tjera të Rajonit.
Rreth 68% e të anketuarve në Shqipëri besojnë më shumë se rajoni i Ballkanit Perëndimor është një vend i sigurt për të jetuar (68%), ndërsa të anketuarit në Kosovë kanë besimin më të ulët pasi vetëm 45% e tyre besojnë se Ballkani është një vend i sigurte.
Një shenjë shqetësuese është trendi negativ për sa i përket ndjenjës së sigurisë së rajonit në tërësi. Domethënë, vit pas viti ndjenja e sigurisë është në rënie dhe ndjenja e pasigurisë po rritet në Ballkanin Perëndimor. Besimi te siguria ka rënë më së shumti në Mal të Zi, nga 84% në 2021 në 56% në 2023.
Perspektiva e një përhapjeje nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe rritja e tensioneve në rajon, veçanërisht në Serbi, Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovina, mund të shpjegojnë rënien e besimit të siguria në të anketuarit në Rajon.
Ekziston një optimizëm i lehtë në lidhje me sigurinë në të ardhmen në Rajon, pasi shumica e të anketuarve brenda ekonomive pajtuan me pyetjen se “Rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë një vend më i sigurt për të jetuar.”
51% pajtohen (plotësisht dhe priren të bien dakord) se rajoni do të jetë një vend më i sigurt për të jetuar vitin e ardhshëm. Megjithatë, një pjesë thelbësore e tyre, rreth 43% nuk pajtohen me këtë pyetje. Teksa popullsia ne Ballkan nisi të ndihej më e qetë pas tre vjet frike intensive nga pandemia, lufta e vazhdueshme në Ukrainë mund të jetë shkak për shqetësim në rritje.
Përveç vlerësimit të sigurisë në shtetet e tyre, të anketuarve iu kërkua gjithashtu të ndajnë të
mendime mbi situatën e sigurisë për fqinjët në Rajon. Të anketuarit në Shqipëri dhe ata në Kosovë mendojnë se siguria është më e dobët në Serbi. Teksa ekziston një pikëpamje e unifikuar se Kosova është vendi më pak i sigurt për të jetuar. Ndërsa këto perceptime janë më të diversifikuara për Shqipërinë dhe Serbinë.
Nga ana tjetër, të anketuarit në Serbi dhe ata në Mal të Zi e konsiderojnë Shqipërinë më pak të sigurt se të anketuarit nga ekonomitë e tjera. Në përgjithësi, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut konsiderohen si vendet më të sigurta në rajon.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Pagesat me kartë kanë vijuar rritjen edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit. Sipas të dh&e...
TIRANË- Shërbimet publike të ofruara në formë dixhitale nga institucionet qendrore për biznesin nuk kanë avancuar me të...
Foto Ilustruese TIRANË- Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gjatë këtij viti. Sipas të dhënave ...
Foto Ilustruese TIRANË- Në fund të 10 mujorit balanca buxhetore shënoi suficit 48 miliardë lekë (457 milionë euro), nive...
Foto Ilustruese Tani, kur teknologjia është duke ndryshuar qasjen ndaj profesioneve, nevojitet përditësim i njohurive në të g...
Prej dekadash Ballkani është një Rajon që ka vuajtur nga luftërat dhe konfliktet dhe gjithnjë renditet jo fort i sigurte. Anket...
Investimet e huaja direkte hyrëse në terma realë u rritën vitin e kaluar, por megjithatë Shqipëria qëndron në mesin e ...
Emigracioni dhe plakja po e ulin me shpejtësi popullsinë e Shqipërisë. Të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se, ...
Mbështetja e sektorit bankar me likuiditet nga Banka e Shqipërisë ka arritur nivelet më të larta historike në muajin shtator-tet...
Ndonëse jemi një vend nga më të varfrit në Europë dhe mbajmë rekord për shpenzimet për ushqime në raport me ...