LIVE UPDATES
Ekonomi

Agjencia e Sigurimit të Depozitave do të rinovojë linjën e kreditit të gatishmërisë me BERZH

Këto linja kredie po përdoren nga ASD që prej vitit 2014, me qëllim sigurimin e një rezerve të mëtejshme, në rast se paraqitet nevoja për të kompensuar depozituesit e siguruar Linja aktuale e kreditit ka një shumë limit prej 100 milionë eurosh, me afat deri në 11 qershor 2023.

13 Prill 2023, 07:21 Nga DOSJA
Agjencia e Sigurimit të Depozitave do të rinovojë linjën e
Foto Ilustruese

TIRANË- Agjencia e Sigurimit të Depozitave pritet të rinovojë linjën e kreditit të gatishmërisë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në mbledhjen e zhvilluar në fund të muajit mars, Këshilli Drejtues i ASD miratoi dhënien e autorizimit paraprak Drejtorit të Përgjithshëm, për fillimin e negociatave dhe hartimin e projektmarrëveshjes së linjës së kredisë.

Këto linja kredie po përdoren nga ASD që prej vitit 2014, me qëllim sigurimin e një rezerve të mëtejshme, në rast se paraqitet nevoja për të kompensuar depozituesit e siguruar Linja aktuale e kreditit ka një shumë limit prej 100 milionë eurosh, me afat deri në 11 qershor 2023.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave shprehet se, “në bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me autoritetet rregullatore dhe mbikëqyrëse të sistemit financiar në Shqipëri, vlerëson se tensionet gjeopolitike, rritja e inflacionit, sulmet kibernetike, etj, e gjetën sistemin bankar shqiptar likuid dhe të mirëkapitalizuar. Gjithsesi, me qëllim garantimin e mekanizmave mbrojtës për çdo situatë, Agjencia çmon si të nevojshme sigurimin e një linje kredie në gatishmëri (stand-by), e cila do të jetë një instrument që do të shërbejë për të rritur kapacitetin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në përmbushjen e detyrimit të saj ligjor, mbrojtjen dhe garantimin e depozitave të siguruara.”

Skemat e sigurimit të depozitave, që administrohen nga ASD, sigurojnë depozitat bankare deri në një vlerë maksimale prej 2.5 milionë lekësh dhe ato në shoqëritë e Kursim-Kreditit, deri në një shumë maksimale prej 2 milionë lekësh.

Vlera kontabël e fondit të sigurimit të depozitave në banka në fund të vitit 2021 arriti në rreth 52.8 miliardë lekë, lekë me një rrije prej 10.2% krahasuar me një vit më parë. Skema e sigurimit të depozitave në banka paraqitet tashmë e konsoliduar dhe ka kaluar prej vitesh kufirin e 5% të depozitave të siguruara, nivel që pranohet përgjithësisht si minimum i nevojshëm për tu arritur nga skemat e sigurimit të depozitave.

Ky tregues llogaritet si raporti mes vlerës totale të fondit të sigurimit të depozitave bankare dhe vlerës totale të depozitave të siguruara. Raporti i mbulimit të depozitave të siguruara bankare nga fondi përkatës që administrohet nga ASD, në fund të vitit 2021, arriti në 6.66%, nga 6.46% që pati qenë një vit më parë. Nëse marrim në konsideratë dhe linjën e kredisë prej 100 milionë euro që ASD mban me BERZH, ky raport arrin në pothuajse 8.2%.

Sipas ligjit “Për Sigurimin e Depozitave”, për bankat tregtare, primi tremujor i sigurimit përllogaritet si 0.125% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë regjistruar në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm. Megjithatë, ligji “Për Sigurimin e Depozitave”, në nenin 35, pika 11 përcakton se “Agjencia (ASD) mund të ulë primin tremujor të pagueshëm nga bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave deri në 0,025% të mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë të regjistruara në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm, por vetëm nëse mjetet financiare të Agjencisë janë jo më pak se 5% të mesatares së këtyre depozitave”.

Duke qenë se ky nivel është arritur prej vitesh, bankat tregtare po kërkojnë me këmbëngulje uljen e primit të sigurimit. Nga ana e saj, ASD është shprehur se është në fazën e kryerjes së analizave për të zhvilluar më tej skemën e sigurimit të depozitave në banka, por çdo vendim për të ndryshuar parametra të ndryshëm të skemës duhet të merret në dakordësi dhe koordinim me institucionet e tjera të përfshira, duke filluar nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave.

Marrë nga Monitor.al

agjencia e sigurimit te depozitave berzh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet