Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Aplikimet për përfitimin e subvencioneve direkte për bujqësinë dhe naftën falas nisën më 20 mars. Udhëzimi i përbashkët i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë përcaktonte se mbështetja për fermerët do të zbatohet nëpërmjet 9 masave, nga 5 masa mbështetëse që u zbatuan në 2022, duke përfshirë edhe naftën falas që hyri në vitin e tretë të zbatimit.
TIRANË- Janë mbyllur aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi. Në total sipas të dhënave të përditësuara të AZHBR-së kanë mbërritur 68,500 aplikime përmes portalit e-Albania, për masat direkte në bujqësi, si mbështetje në blegtori, bletari, ferma organike, certifikimin Global GAP, naftën për punimet e mekanizuara në bujqësi, si edhe fara dhe fidanë dhe inpute të tjera.
Qarku me numrin më ta lartë të aplikimeve është ai i Fierit, pasuar nga qarku i Korçës. Brenda 15 ditësh, aplikimet e kualifikuara do të publikohen në faqen zyrtare të AZHBR- së, www.azhbr.gov.al.
Aplikimet për përfitimin e subvencioneve direkte për bujqësinë dhe naftën falas nisën më 20 mars. Udhëzimi i përbashkët i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë përcaktonte se mbështetja për fermerët do të zbatohet nëpërmjet 9 masave, nga 5 masa mbështetëse që u zbatuan në 2022, duke përfshirë edhe naftën falas që hyri në vitin e tretë të zbatimit.
Për herë të parë këtë vit u aplikua edhe skema me subvencione në mbështetje të fermave me jo më pak se 10 krerë lopë në vlerën e 10,000 lekëve për krerë, dhe mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje. Gjithashtu do të vijojnë të mbështeten fermat organike në vitin e parë, në vlerën 100,000, në vitin e dytë dhe tretë 150,000 lekë dhe 200,000 për fermë të certifikuar.
Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3,3 miliardë lekë. Në 2022 mbështetja mbështetja nëpërmjet skemës kombëtare të bujqësisë arriti në vlerën e 4,9 miliardë lekëve. Fillimisht fondi i miratuar ishte 3,7 miliardë lekë, duke iu shtuar edhe 1,2 miliardë lekë në mesin e vitit për zbatimin e masës së re për dhënien e subvencioneve direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha të atyre fermerëve që kultivonin grurë në hapësira mbi 1 ha.
Skemat subvencionuese të bujqësisë nisën zbatimin në vitin 2022, të cilat zëvendësuan heqjen e skemës së kompensimit 6% të TVSH-së te agroindustria, vendosjen e 10% të TVSH-së te inputet bujqësore nga zero që ishin më parë.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka kërkuar që të bëhet rivlerësim për procedurën e prok...
Foto Ilustruese TIRANË- Teksa ekonomia e Shqipërisë pësoi rritje të lartë pas pandemisë më mbi 8.9 për qind du...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria dhe Kosova janë renditur sërish nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) si shtetet më t&e...
Enio Jaço TIRANË- Nga Enio Jaço Për katër vite me radhë, Dhoma Amerikane dhe dhomat e tjera të huaja në Shqip...
Foto Ilustruese TIRANË- Kompanitë e sigurimeve paguan 128 milionë lekë ose rreth 1.1 milionë euro në dy muajt e parë t&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Yield-i i obligacioneve 10 vjeçare pësoi një tjetër rënie të fortë në ankandin e k&e...
Mbretëri e Bashkuar TIRANË- Mbretëria e Bashkuar është bërë destinacioni kryesor ku shtetasit shqiptarë, sidomos t&...
Foto ilustruese Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare në vitin 2023. Nga 2.5% q&...
Grafiku TIRANË- Euro e ka nisur edhe këtë javë me një rënie të lehtë në kursin e këmbimit me lekun. Moned...
Foto ilustruese TIRANE- Një deklaratë e paprecedentë është lëshuar sot nga disa nga dhomat kryesore që përfaqë...