LIVE UPDATES
Ekonomi

A duhet të paguajnë vendet e pasura për dëmet nga klima në vendet e varfra?

Pika e dytë është se rregullimi i ndryshimeve klimatike do të kërkojë ndërhyrje në sistemin financiar global. Kjo ide gjithashtu po merr vrull.

7 Janar 2023, 07:50 Nga I.A
A duhet të paguajnë vendet e pasura për dëmet nga klima
Foto Ilustruese

EGJIPT- Bisedimet vjetore të OKB-së për klimën, ndonjëherë krahasohen me një cirk, ose një fushëbetejë. Samiti i këtij viti, i quajtur COP27, që u mbajt në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, ishte një ndërthurje e komedisë dhe e zemërimit.

Për shkak të problemeve me shërbimin e ushqimit, shumë delegatë hanin shpejt e shpejt sanduiçe dhe banane mes takimeve dhe mbledhjeve në grup. John Kerry, kryenegociatori i Amerikës, u prek nga Covid-19 dhe u detyrua të negociojë nga dhoma e hotelit, shkruan The Economist.

Rezultati i bisedimeve ishte një tekst që i bënte bisht sfidës më të madhe, bindjes së vendeve që nuk pranonin të premtonin se do të ndalnin djegien e lëndëve fosile. Në vend të kësaj, ata përsëritën premtimet e mëparshme për të “ulur gradualisht qymyrin” dhe për të hequr qafe subvencionet “joefikase” të karburanteve fosile, fraza që lënë shumë hapësirë të dobishme për manovrim.

Por COP27 mund të ketë përparuar debatin në dy pika të tjera. E para është “humbjet dhe dëmet”. Ky është në thelb, parimi “ndotësi paguan” i rregullit mjedisor, që zbatohet në të gjithë botën. Ideja është që vendet e pasura do të paguajnë të varfrit për t’i ndihmuar të përballen me dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë e lidhura me klimën, si përmbytjet, dhe ato më të ngadalta, si tharja e tokës.

Pika e dytë është se rregullimi i ndryshimeve klimatike do të kërkojë ndërhyrje në sistemin financiar global. Kjo ide gjithashtu po merr vrull.

“Humbjet dhe dëmet” tërhoqën më shumë tituj në shtyp. Ideja daton që në vitin 1991, kur Vanuatu, një komb ishull në Paqësor, sugjeroi një skemë sigurimi për të ndihmuar në pagimin e pasojave të rritjes së nivelit të detit. Për 30 vjet, kërkesa të tilla u refuzuan. Udhëheqësit e vendeve të mëdha që lëshojnë karbon – dhe avokatët e tyre – nuk pranonin asnjë përgjegjësi financiare për ndryshimet klimatike.

Por vitin e kaluar, në samitin e mëparshëm në Skoci, ministri i parë i Vanuatu-s, premtoi 2 milionë paund (2.4 milion dollarë) për kauzën. Krahasuar me shkallën e problemit, kjo sigurisht që është një shumë krejt e papërfillshme. Por ishte një shenjë e parë se batica mund të kthehej.

Në fillim të këtij viti, shirat e dendur në Azinë Jugore shkaktuan më shumë se 30 miliardë dollarë dëme dhe humbje financiare në Pakistan, gati sa 9% e PBB-së së vendit. Ndryshimet natyrore klimatike, veçanërisht një dukuri e ftohjes së oqeanit e njohur si “La Niña”, ishin pjesërisht përgjegjës për këtë. Por reshjet, me shumë gjasa, janë bërë më të rënda nga efektet e gazrave serë.

Përmbytjet u përmendën në COP27 si shembull i nevojës që vendet e pasura të ndihmonin financiarisht. Një sërë zotimesh të bëra nga qeveritë europiane, e sollën totalin e premtuar të ndihmave në 255 milionë euro (262 milionë dollarë), ku pjesa më e madhe e parave (170 milion euro), do të vijnë nga Gjermania.

Të mbështetur nga Bashkimi Europian, G77, një grup kombesh të varfra dhe me të ardhura të mesme, do të krijojnë një fond të ri nën kujdesin e OKB-së, hollësitë e të cilit do të diskutohen deri në nëntor të vitit të ardhshëm.

Me fjalë të tjera, Samiti në Egjipt, krijoi një arkë. Por sa para do të përfundojnë brenda saj, është e paqartë. Do të jetë e ndërlikuar të bindësh qytetarët e kombeve të industrializuara që të paguajnë për mëkatet e kryera nga gjyshërit e tyre.

Dhe historia tregon se vendet e varfra nuk duhet të kenë shumë shpresa. Një ankesë e zakonshme në COP27, kishte të bënte me dështimin e vendeve të zhvilluara për të respektuar premtimet e bëra në Samitin e klimës në Kopenhagën në vitin 2009.

Këto shtete ishin zotuar të grumbullonin 100 miliardë dollarë në vit për të ndihmuar vendet e varfra të përshtaten me një botë më të ngrohtë, duke ndërtuar mbrojtje kundër përmbytjeve, shtëpi kundër nxehtësisë dhe të ngjashme. Ky ishte një “dështim i rëndë dhe i pashpjegueshëm”, tha William Ruto, presidenti i Kenias.

Edhe pse vazhdon të mbështetet ideja e një fondi të veçantë për “humbje dhe dëme”, duhen kryer ende diskutime mbi faktin se cili duhet të paguajë për to. Ka shumë mënyra për të vlerësuar emetimet historike të një vendi (dhe për rrjedhojë, sasinë e ngrohjes që ai ka shkaktuar).

Një analizë e përpiluar nga faqja e internetit Carbon Brief, e mbështetur në një sërë punimesh shkencore dhe burime zyrtare, përfshin emetimet industriale dhe emetimet e shkaktuara nga ndryshimet në përdorimin e tokës, si prerja e pyjeve.

Kjo listë çuditërisht e vendos Amerikën në krye. Por SHBA-ja nuk ndiqet nga vende të tjera të pasura, por nga vende të mëdha, me të ardhura mesatare, si Kina (tani ndotësi më i madh i gazrave serë në botë), Rusia, Brazili dhe Indonezia (shih grafikun).

Ka të ngjarë të ketë debate edhe mbi faktin se cili duhet të përfitojë nga ndihmat. BE-ja dëshiron që paratë të shkojnë kryesisht për shtetet “veçanërisht të cenueshme” në vend të atyre “në zhvillim”.

Sipas përkufizimeve të vjetruara të Konventës së OKB-së për Klimën, kategoria e fundit përfshin vende si Kina me të ardhura mesatare dhe Singapori shumë i pasur, qytetarët e të cilit, këto kohë, fitojnë mbi se dy herë më shumë se ata të BE-së. Vendimet “duhet të marrin parasysh situatën ekonomike të vendeve në vitin 2022 dhe jo në vitin 1992”, tha Frans Timmermans, kryenegociatori i BE-së.

Konferenca shqyrtoi gjithashtu mënyra më teknokratike për të mbledhur para për vendet më të varfra. “Nisma Bridgetown”, u përkrah nga Mia Mottley, kryeministrja e Barbadosit. Ajo propozon rishikimin e institucioneve financiare ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore.

Ide të tilla kishin filluar të fitonin mbështetje që përpara se të mbahej samiti në Sharm El-Sheikh. Në korrik, një raport i porositur nga G20-a, një klub i vendeve të pasura, rekomandoi ndryshimin e rregullave për bankat shumëpalëshe të zhvillimit, për shembull që ato të lejohen për t’i kushtuar më pak vëmendje opinioneve të agjencive të vlerësimit të kredisë, kur vlerësojnë huatë.

Avokatë si Avinash Persaud, këshilltar i zonjës Mottley, thonë se lejimi i bankave të ndryshme në botë që të angazhohen në huadhënie më të rrezikshme, mund të zhbllokojë rreth 1 trilion dollarë para shtesë, pa pasur nevojë që aksionerët e tyre të investojnë më shumë para. Në tetor, Janet Yellen, sekretarja e Departamentit të Thesarit në Amerikë, tha se Banka Botërore në veçanti, duhet të përpiqet të gjejë mënyra për të “zgjatur” bilancin e saj.

Është hedhur edhe një propozim më polemik për të krijuar një “Trust Global për Zbutjen e Klimës” në FMN, huadhënësi ndërkombëtar i mundësisë së fundit.

Zonja Mottley sugjeroi një emetim prej 500 miliardë dollarësh të të Drejtave të Posaçme të Tërheqjes (Special Drawing Rights, ose SDR), një lloj monedhe e krijuar nga fondi, për të kapitalizuar këtë operacion të ri, krahas parave nga investitorët privatë.

Më pas, trusti do të jepte hua me norma interesi më të ulëta për vendet e varfra që synojnë të ulin emetimet e karbonit. Rregullat e FMN-së nënkuptojnë se SDR-të thjesht mund të krijohen me rregulla burokratike, pa ndonjë angazhim të mëtejshëm nga aksionerët e fondit.

Nisma e zonjës Mottley ka fituar mbështetjen e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili u tha delegatëve në Sharm El-Sheikh se Banka Botërore dhe FMN-ja kishin nevojë për rregulla të reja dhe një mendim të ri për t’u përballur me ndryshimin e klimës.

Macron e pëlqeu veçanërisht idenë që, si pasojë e një fatkeqësie natyrore të lidhur me klimën, vendeve të varfra mund t’u pezulloheshin përkohësisht shlyerjet e borxhit. Por jo të gjithë udhëheqësit perëndimorë duket se e miratuan këtë ide të re. Lëshimi i SDR-ve ka qenë historikisht i rrallë, i rezervuar vetëm për kriza financiare akute. Amerika zotëron të drejtën e vetos në FMN. Në tetor, zonja Yellen tha se mendonte se tani nuk ishte koha për të emetuar më shumë para.

Mosmarrëveshjet midis vendeve të pasura dhe atyre të varfra, janë një dukuri e zakonshme në samitet e klimës. Vendet e varfra u kërkojnë para vendeve të pasura, këto të fundit qortojnë qeveritë e vendeve të varfra se nuk kanë arritur të paguajnë borxhet ose se kanë keqmenaxhuar fondet.

Megjithatë, këtë herë, si vendet e pasura, ashtu edhe ato të varfra, ndihen më ngushtë se zakonisht. Barra e borxhit kombëtar u rrit gjatë pandemisë Covid-19.

Rritja e kostos së ushqimit dhe energjisë, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, po shkakton shtrëngimin e rripave në vendet e pasura – veçanërisht në Europë – dhe po bën kërdi në ato të varfra, vuajtjet e të cilëve përkeqësohen më tej nga fuqia e dollarit.

Perspektiva ekonomike e botës është më e zymtë se në vitet e fundit. E gjithë kjo e bën edhe më të vështirë grumbullimin e parave të nevojshme për t’u marrë me ndryshimet klimatike.

Faturat vazhdojnë të rriten. Eliminimi i karburanteve fosile nga ekonomitë e vendeve do të jetë një detyrë jashtëzakonisht e shtrenjtë. Në të njëjtën kohë, një pjesë e ndryshimeve klimatike janë tashmë të pashmangshme.

Përshtatja me një planet më të ngrohtë (më shumë mbrojtje kundër përmbytjeve, ndërtesa të izoluara nga nxehtësia dhe të ngjashme), do të kërkojë shpenzimin e shumave të mëdha. Një vlerësim i OKB-së ka parashikuar se kostoja do të arrijë në mbi 200 miliardë dollarë në vit, deri në vitin 2030.

Ata që janë në rrezik më të lartë, do të kenë më shumë vështirësi. Pa pasur sigurime të përballueshme, shtetet ishullore të Karaibeve dhe Paqësorit duhet të marrin hua kur godet një fatkeqësi natyrore.

Sipas një vlerësimi, vendet me rrezik më të lartë nga fatkeqësitë natyrore, kanë raporte borxhi ndaj të ardhurave kombëtare, që janë tashmë 1.5 pikë përqindje më të larta se vendet e tjera, një shifër që mund të rritet në të ardhmen.

Ulja e emetimeve, përshtatja me një klimë më të ngrohtë dhe pagesa për dëmet e shkaktuara nga klima, janë të gjitha të lidhura me njëra -tjetrën. Dekarbonizimi më i shpejtë nënkupton një faturë më të ulët për përshtatje dhe më pak shpenzime për rindërtimin pas fatkeqësive.

Por një mësim që nxjerrim nga COP27, është se bota nuk ka gjetur ende mënyrën se si mund t’i bëjë të tria njëkohësisht. Alok Sharma, politikan britanik i cili kryesoi bisedimet e vitit të kaluar, përshëndeti krijimin e një fondi “humbjesh dhe dëmesh”.

Por ai shprehu keqardhjen që nuk ishte bërë më shumë: “Fakti që emetimet do të arrijnë kulmin para vitit 2025, nuk është përfshirë në këtë marrëveshje, as ndonjë rrugë e qartë në eliminimin e qymyrit, dhe as një angazhim i qartë për eliminimin e lëndëve djegëse fosile”.

Marrë nga Monitor.al

cop27

Sondazh

Poll
Ekonomi 7 Janar 2023, 07:29 I.A

Horoskopi financiar i 2023

Foto Ilustruese TIRANË- Pas disa viteve pandemi, luftës në Ukrainë, rritjes së inflacionit, do të donim shumë të ki...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet