LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e ofertës monetare në lekë u ngadalësua vitin e kaluar

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit dhjetor 2022, rritja e agregatit monetar M2 me bazë vjetore ishte në nivelin 2.3%, nga 6.5% që kishte qenë një vit më parë dhe 13.8% që kishte qenë në fund të vitit 2020. Një rritje kaq e ulët e ofertës monetare në kekë nuk ishte shënuar që prej fundit të vitit 2018.

29 Mars 2023, 07:21 Nga DOSJA
Rritja e ofertës monetare në lekë u ngadalësua vitin e
Foto Ilustruese

TIRANË- Rritja e agregatit monetar M2 vitin e kaluar shënoi nivelin më të ulët që prej vitit 2018. Agregati monetar M2 jep vlerën e parasë jashtë bankave dhe depozitave bankare të rezidentëve në lekë (përjashtuar depozitat e qeverisë) dhe përfaqëson rrjedhimisht vlerën e ofertës monetare në monedhën vendase. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit dhjetor 2022, rritja e agregatit monetar M2 me bazë vjetore ishte në nivelin 2.3%, nga 6.5% që kishte qenë një vit më parë dhe 13.8% që kishte qenë në fund të vitit 2020. Një rritje kaq e ulët e ofertës monetare në kekë nuk ishte shënuar që prej fundit të vitit 2018.

Frenimi i agregatit M2 është shënuar në të gjithë komponentët e tij përbërës. Rritja e llogarive rrjedhëse dhe depozitave pa afat në lekë u reduktua në 3.9%, nga 14.5% që kishte qenë një vit më parë. Ndërkohë, rënia e depozitave me afat në monedhën vendase u thellua më tej në 6.3%, nga 3.5% që kishte qenë një vit më parë. Treguesi i parasë jashtë bankave shënoi një rritje me 5.8%, nivel më i ulët se rritja prej 6.3% që ishte regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e agregatit monetar M2 duket rezultat i një politike monetare që prej marsit të vitit të kaluar ka marrë tipare më shtrënguese. Norma bazë e interesit u rrit gradualisht, nga minimum historik prej 0.5% në nivelin 2.75% në fund të muajit nëntor, ndërsa më datë 23 mars të këtij viti Banka e Shqipërisë ndërmori rritjen e radhës në nivelin 3%. Normalizimi i politikës monetare po reflektohet gradualisht në një rritje më të vogël të injektimit të parasë në ekonomi, në përpjekje për të zbutur presionet e forta inflacioniste.

Gjithashtu, një ndikim në ngadalësimin e ndjeshëm të rritjes së agregatit M2 mund të ketë dhënë edhe politika fiskale. Deficiti buxhetor vitin e kaluar pësoi rënie me më shumë se 8% krahasuar me një vit më parë, çka nënkupton se stimuli fiskal ka qenë më i ulët krahasuar me një vit më parë. Rritja e ngadalësuar e agregatit M2 është gjithashtu një faktor që mund të ketë ndikuar pjesërisht në forcimin e lekut në kursin e këmbimit valutor.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kursi mesatar i këmbimit të euros për vitin 2022 zbriti në 119 lekë, 122.5 lekë që kishte qenë në vitin 2021. Por, gjysma e dytë e vitit solli një tendencë në dukshme drejt një mbiçmimi më të lartë të monedhës vendase. Për tremujorin e fundit 2022, Euro u këmbye mesatarisht me 116.4 lekë, ndërsa për muajin dhjetor kursi mesatar ishte edhe më i ulët, në nivelin 114.9 lekë.

Marrë nga Monitor.al

agregati monetar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet