Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
‘Eja në zyrë t’i nxjerrim mungesat’, dënohet me 3 vjet burg mësuesi nga Peja që ngacmoi seksualisht nxënëse
1 Prill 2021, 13:40Nga DOSJA
KOSOVË- Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me tre vite e gjashtë muaj burgim një mësues nga Peja, meqenëse i njëjti e kishte ngacmuar seksualisht nxënësen e tij të mitur, raporton Express.
Përveç dënimit me burgim, XH.J i është ndaluar edhe ushtrimi i profesionit për pesë vjet.
Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dënim plotësues ndalim i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit”,– thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Komunikata e plotë:
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit XH.J për shkak se:
Me datë 27.12.2019 rreth orës 07:20 min, në Pejë, pikërisht në kabinetin e shkollës fillore, i pandehuri XH.J fillon që ta prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur, ashtu që i njëjti një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vije në kabinet me qëllim që t’i ndihmoj për t’i nxjerr mungesat dhe statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë, shkon në kabinet ku vjen pandehuri, i afrohet të miturës te banka dhe pa pëlqimin e saj e ngacmon, ku e mitura me forcë e shtyn të pandehurin duke e larguar nga vetja dhe me vrap del nga kabineti, shkon në shtëpi dhe njofton familjaret e saj.
Me këto veprime i pandehuri XH.J ka kryer vepër penale sulm seksual nga neni 229 par.3. nen par. 3.7 dhe 3.10 e lidhur me par. l të KPRK-së.
Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e gjashtë (6) muaj, të cilin dënim do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit e në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dënim plotësues ndalim i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil.
I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguajnë shumën prej njëqind (100) euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej pesëdhjetë (50) euro, si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BRITANI– Shefja e faqes së internetit të bixhozit Bet365, Denise Coates, u pagua gati gjysmë miliard paund në pagë dhe dividentë vitin e kaluar.Pas një vo...
KOSOVË– Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se gjasat për pazare politike në zgjedhjen e presidentit nuk ekzistojnë pasi nuk pranojnë asnjë kandidat tjetër për k...
KOSOVË-Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 12 viktima si pasojë e virusit COVID-19. Gjatë kësaj kohe është raportuar rekord i rasteve të re...
MIANMAR– Të paktën 43 fëmijë janë vrarë nga forcat e armatosura në Mianmar që nga grushti ushtarak i shkurtit, sipas organizatës së të drejtave ‘Save the Childr...
BRITANI– Dy doza të vaksinësanti-COVID krijojnë mbrojtje të fortë imunitare me antitrupa tek të moshuarit mbi 80-vjeç.Sipas një studimi të kryer, testet ...
TAXHIKISTAN– Një zëvendësministër i Shëndetësisë në Taxhikistan është shkarkuar, pasi ka ngatërruar Korenë e Jugut me atë të Veriut, si dhe ka harruar emr...
KOSOVË– Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente, por vendimi mund të mos pranohet nga të gjithë deputetë...
ITALI- Hapësira ajrore përreth vullkanit Etna është mbyllur për shkak të emetimit të një reje shpërthyese mbi 9 km të lartë që del nga krateri Jug-Lindor, i vul...