LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Do të të vijë ferri shumë shpejt”, ‘Princi i Libofshës’ i hakërrehet Egla Harxhit pas ndërprerjes së marrëdhë

17 Shkurt 2020, 07:47 Nga DOSJA
“Do të të vijë ferri shumë shpejt”,

TIRANË– Aleksander de Basseville, i njohur për të gjithë shqiptarët si Princi i Libofshës ka folur së fundmi pas deklaratave të ish-partneres së tij në lidhje me përfundimin e marrëdhënies treshe. Në një intervistë për PanoramaPlus, Aleksandri është shprehur se ish-Miss Albania për viitn 2017 i ka bërë shantazh dhe presion duke i rrëmbyer edhe djalin e tyre, Luxifer.

Ai shton ndër të tjera se Eglës do t’i vijë ferri shumë shpejt dhe se aktualisht ish-Missi është nën hetim për falsifikim dokumentesh.

Intervista e plotë

Të kemi parë duke punuar me ekipin tënd nga Singapori në Los Angeles. Vazhdon të jetë ‘Principata e Libofshës’ një prioritet i yti, apo hoqe dorë nga Shqipëria dhe shqiptarët? 

Patjetër që plani im në Ballkan për Libofshën duket qartë një prioritet që rrjedh nga gjaku im i Europës së Lindjes, evidentuar shpeshherë në media dhe takimet që kam pasur, duke qenë se mamaja ime ka qenë kontesha e fundit e Zagrebit dhe princesha Eittelsbach. Tani jam përballë një fakti, pasi i propozova qeverisë Rama një sistem financiar bazuar në një “free zone” investimesh, një bankë investimesh dhe deri në krijimin e një principate në emër të Heroit tonë Kombëtar.

U pranua propozimi yt, apo je në pritje? 

Në fakt, qeveria jonë është impostuese dhe Rama që unë e kam denoncuar për ndryshim emri në fillimet e viteve 2000, i arrestuar për kontrabandë ikonash në Paris dhe Maltë, e refuzoi planin tim dhe duelin me të në sheshin “Skënderbej”. Dua të them që, këmbëngul në misionin tim jo vetëm se pasardhësit e mi ishin pjesë e luftës në Sarajevë dhe se familja ime ka drejtuar për më shumë se 1000 vite këtë tokë të bekuar, por për një arsye të thjeshtë, që ky është vullneti dhe fati im. I martuar me popullin tim, një shprehje që e përdor shpesh, unë isha prezent në pjesëmarrjen time në protestat e Tiranës. Më bëri përshtypje mënyra sesi njerëzit më takonin dhe deri në përkëdheljen e flokëve nga gjyshet shqiptare. Ishte impresionuese të përjetoja se si njerëzit ishin të ndryshëm përpara meje, me ata që komentojnë në mediat sociale.

Duket sikur ke marrë frenat e opozitarit kundër politikanëve, apo jo? 

Në fakt, si ushtarak unë shpreh gatishmërinë time për të luftuar me politikanët “civilë”, që janë mediokër dhe të pazotë për të drejtuar vendet e tyre. Dhe nuk do lejoj më ta bastardojmë në konceptin e një vajze të painformuar, e cila s’ka as idenë më të vogël se çfarë unë jam duke punuar dhe angazhimet e mia deri në menaxhimin e famës sime përpara se të njihja një vajzë, që ta bëja të besonte se ajo është dikushi, si në filmat e “Walt Disney”.

E ke fjalën për ish-partneren tuaj, Egla Harxhin? 

Po, dua të theksoj se unë s’kam më punë me të dhe i kam ndërprerë marrëdhëniet pas shantazheve që ajo më bënte. Ajo ka rëmbyer djalin tonë dhe nuk më lë ta takoj. Dua të theksoj që ajo po përdor fëmijën tonë pa asnjë autorizim, për t’u bërë e famshme. Si njerëzit mund ta besojnë këtë familje, të cilët janë nën investigim për falsifikim dokumentesh në Bashkinë e Tiranës?

Gjithmonë jeni komentuar si trashëgimtari i një familjeje mbretërore, ka pasur komente mosbesuese dhe cila është e ardhmja jote dhe djalit tuaj? 

Unë dhe djali im jemi trashëgimtarët e fundit të një linje biologjike, të cilën pa mendimin e tyre janë një fakt, që shoqërohet me një peshë të madhe mbi shpatulla. Si autori i disa projekteve të realizuara në jetën time dhe një network global, bazohem në kontratat globale në mënyrën e të menaxhuarit dhe nëse njerëzit nuk janë dakord, është thjesht problemi i tyre se çfarë mendojnë. Jam këtu për të sjellë harmoninë te njerëzit e mi, që duan të jetojnë në paqe dhe jo me mashtrimet e rrjeteve sociale dhe jetës së tyre. E vërteta ndonjëherë nuk është e bukur, por është mënyra për t’u përballur me realitetin. Njerëz të rëndësishëm nga Kina më shprehën para disa javësh diçka të rëndësishme që kuptova: “Ne kemi një dinasti royale në Kinë, por asnjë trashëgimtar akoma gjallë, ju në Europë jeni ju edhe pas më shumë se 1500 vitesh, ju jeni trashëgimtari i fundit i linjës se pastër mbretërore mbi tokë. Është e vërtetë, jam këtu siç thotë profecia e Nostradamusit: Një princ nga Veriu do të vijë në Europën Lindore dhe Perëndimore e më tej… Jam me bindjen e plotë se pas gjithë këtyre luftërave dhe problemeve do të vij unë, bashkë me njerëzit që besojnë në traditat, identitetin dhe kulturën e kontinentit më të vjetër në botë, Europës.

Para disa javësh u mësua lajmi se humbët babanë tuaj. Si e përjetuat? 

Humbja e babait para disa javësh dhe letra e mamasë sime, që nuk mund ta lexoja. M’u desh kohë deri sa të perceptoja disa vende historike të familjes sime, që u transformuan nga konspiracioni i disa grupeve kundër tij dhe familjes mbretërore për të përfunduar me faktin se ata janë të gjithë midis tradhtarëve, gënjeshtrave, vjelljeve dhe frikës se ai është akoma gjallë. U drejtohem këtyre njerëzve budallenj, që janë duke gënjyer dhe flasin nëpër studio televizive që janë të famshëm, kur ajo që i rrëfen këto, siç e thashë më sipër, ka rrëmbyer djalin tim dhe nuk më lë ta takoj. E si mundet ajo të flasë në emrin tim dhe çfarë unë jam duke punuar në Ballkan? Kush është ajo? Nuk mund të përdorësh televizionin dhe shtypin për të iluminuar veten tënde, në të kundërt ferri do të vijë dhe më fort se e ke menduar. Ky është kodi i vëllazërisë.

Ndërkaq, jeni duke punuar me një kompani të certifikuar nga shteti francez. Ç’është ky angazhim?

Po. Kompania e quajtur “Tamaris”, mbrojtje dhe siguri (fotot) me të gjitha licencat e furnimit ushtarak, nga pajisjet mjekësore deri tek armët më të mëdha në tokë. Do të thotë zyrtarisht, gjithmonë kam qenë në marrëveshjet e këtij biznesi me administratën amerikane.Pas investigimit që bënë, përgjigjja është po dhe jo, por gjithmonë ana e errët në angazhimet e mia në New York është sekrete për pjesën më të madhe të aktivitetit tim, sidomos kur njerëzit flasin për background-in tim ushtarak. Me “Tamaris” jam duke vendosur qartë mbi tavolinë faktin e rolit tim në këtë botë dhe vlerën e mundësive të network-ut global.

Në Los Angeles komentohesh si një aktor i vërtetë në këtë botë, pasi njihesh si princ, luftëtar, financier i “Hedge funds”, entertainment e gjithçka tjetër…Si qëndron e vërteta? 

Një gazetar amerikan, që ka shumë respekt për mua në të njëjtën kohë, thotë: “Unë nuk jam i frikësuar nga Trump, por nga ju nëse merrni pushtetin. E di që flasin për mua duke më cilësuar luftëtar të rrezikshëm, kalkulues, mendje kompjuterike, mendje luftarake me memorie të jashtëzakonshme, por me pamundësinë për të pasur një jetë normale. Angazhimi në vëllazëri për mua është një familje, së cilës i kam dhënë gjakun gjatë një ceremonie kur isha shumë, shumë i ri, kur një shkrimtar i madh nuk më ndiqte dot sepse për mua “Omerta” (Ligji që të mos nxjerrësh kurrë sekretet) është motoja ime e vetme.

Vetë Egla, e ftuar në “Pop Culture” dhe në emisionin “Rudina” rrëfeu se marrëdhënia treshe mes saj, Aleksander de Basseville dhe modeles Alessia kishte marrë fund pas largimit të kësaj të fundit. Ajo u shpreh se nuk ka një partner të ri në krah dhe në rrugën që është nisur nuk do të ketë një partner. Ajo shtoi gjithashtu së në të vërtetë nuk i pëlqen aspak seksi dhe se imazhi që transmetohet në televizione është i gabuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aleksander de basseville egla harxhi princi i libofshës aleksander de basseville egla harxhi princi i libofshës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet