LIVE UPDATES
Editorial

Iluzioni opozitar që humbi në Gjykatën e Apelit

Nuk ka asgjë të re, asgjë të papritur. Kjo thjesht i jep përgjigje përgatitjeve për zgjedhje, zgjedhjes së kandidatëve me një anëtar një votë, pretendimeve se opozita mund të rrëzojë regjimin apo sistemin personal të Edi Ramës me një operacion kirurgjikal, ku do të preken vetëm metastazat e Rilindjes, duke ruajtur pjesën e shëndetshme.

3 Mars 2023, 20:17 Nga Enton Abilekaj
Iluzioni opozitar që humbi në Gjykatën e Apelit
Enton Abilekaj

Për të gjithë ata që mendonin deri sot në orën 19.00 se brenda sistemit personal të Edi Ramës ka shpresë për Drejtësi, ky ishte një vendim i domosdoshëm. Për të gjithë ata që mendonin se brenda sistemit personal të Edi Ramës ka shpresë për ta mundur me zgjedhje, për ta luftuar në rrugë institucionale, duke iu nënshtruar mekanizmave të Shtetit që janë nën pushtetin e tij, ky ishte një vendim i duhur. Nëse dikush ka akoma iluzione se sistemi që Edi Rama trashëgoi dhe më pas privatizoi dhe më pas personalizoi do t'i jepte mundësinë opozitës ta konkuronte dhe më pas ta rrënonte apo ta privatizonte, në rastin më të mirë është naiv.

Në rastin më të mirë se edhe më naivi nuk mund ta pranojë dot që padia në Gjykatën e Apelit ishte sadopak legjitime. Jo vetëm se nuk kishte palë në proces, që si opsion juridik bëhet i komplikuar, por sidomos për arsyen e thjeshtë dhe të ditur botërisht se autori i ankimimit, Enkelejd Alibeaj nuk përfaqëson atë që pretendon. Ai nuk është, nuk ka qenë dhe nuk u bë kurrë kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, apo asaj pjese që i takon Lulzim Bashës dhe atij, sepse Këshilli Kombëtar i atij grupimi nuk u mblodh kurrë pas 6 marsit te 2022. Statuti i Partisë Demokratike e përcakton qartë se kryetari në detyrë votohet nga Këshilli Kombëtar. Statuti i PD nuk e parashikon në asnjë nen rastin kur kryetari në detyrë nuk votohet për shkaqe objektive apo subjektive. Statuti nuk ka asnjë nen ku Këshilli Kombëtar ia delegon, pa u mbledhur, sekretarit të përgjithshëm, caktimin e Kryetarit në Detyrë.

Pavarësisht argumenteve elementare që delegjitimonin padinë e Alibeajt, gjyqtarët vendosën njësoj si Lindita Nikolla, që firma e tij të jetë më e fortë se ligji, më e fortë se Kushtetuta, më e fortë se çdo institucion në vend. Gjykata e Apelit, në 3 mars 2023, vendosi të zhbëjë rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit 2022, vendosi të shpërbëjë votën direkte të qytetarëve, edhe kur ajo çertifikohet nga sistemi i Edi Ramës. Gjykata vendosi që përjashtojë nga zgjedhjet lokale opozitën e zgjedhur për t'i hapur rrugë opozitës së emëruar nga Edi Rama, të përjashtojë nga sistemi ata që e rrezikojnë Edi Ramën në favor të atyre që negociojnë me Taulant Ballën.

Ky është vendim për shembjen e Rendit Kushtetues, e marrë nga një trup gjykues që nuk e ka, as tagrin dhe as fuqinë.

Prandaj është vendim i Edi Ramës, prandaj është konfirmim që sistemi i Edi Ramës tashmë është instaluar. Prandaj është alarm për të gjithë ata që, pavarësisht bindjes politike, besojnë tek pluralizmi dhe demokracia. I njëjti njeri që u kap nga institucionet e SHBA, duke korruptuar një drejtues të lartë të FBI-së, për të kontribuar në asgjësimin e opozitës, vetëm 2 muaj më pas, pasi dështoi përtej Atlantikut, imponon një vendim gjyqësor për emërimin e opozitës.

Për fatin e keq të një vendi ku qytetarët nuk kanë asnjë pushtet, përfaqësuesit e SHBA, nuk ngurruan të ishin aty për të imponuar vendimin anti-pluralist, vendimin që përjashton nga zgjedhjet të paktën dy të tretat e 630 mijë votuesve të Partisë Demokratike, ose 420 mijë shqiptarë, vendimin që imponon përsëritjen e zgjedhjeve moniste të 2019, vendimin që rikonfirmon pushtetin absolut të një njeriu, vendimin që i hap rrugën mandatit të katërt të pushtetit absolut.

Kjo është ajo që, Edi Rama, me mbështetjen e çuditshme të SHBA, po i bën vendit; instalimi i një regjimi, në emër të luftës kundër së shkuarës negative. Pavarësisht së tashmes së padurueshme.

Megjithatë nuk ka asgjë të re, asgjë të papritur. Kjo thjesht i jep përgjigje përgatitjeve për zgjedhje, zgjedhjes së kandidatëve me një anëtar një votë, pretendimeve se opozita mund të rrëzojë regjimin apo sistemin personal të Edi Ramës me një operacion kirurgjikal, ku do të preken vetëm metastazat e Rilindjes, duke ruajtur pjesën e shëndetshme.

Ajo që ndodhi sot, shërbeu për ta afruar përfundimin që do nxirrte ajo pjesë naive e shoqërisë apo e opozitës, se sistemi personal i një njeriu korrigjohet, ose shkatërrohet me zgjedhje, me kushtin që opozita të jetë e pakapur. Ai që e kontrollon sistemin, nëse nuk e kap opozitën, e përjashton nga sistemi.

Për fat të keq vendimi i sotëm, konfirmoi se nuk ka asnjë rrugë paqësore për ta rrëzuar Edi Ramën, nuk ka asnjë mundësi që ikja e tij të dalë si verdikt nga kutitë e votimit, nuk ka asnjë shans që vullneti i qytetarëve të konfirmohet besnikërisht me votë. Këto përgjigje u dhanë sot në Gjykatën e Apelit. Pyetjet që mbeten lidhen vetëm e opozitën. Si do ta rrëzojë Edi Ramën? A do vazhdojë me operacionin selektiv të ruajtjes së sistemit duke hequr vetëm Rilindjen? A e ka guximin dhe moralin ta rrëzojë bashkë me sistemin?/Dosja.al

enton abilekaj analiza nga enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 2 Mars 2023, 08:58 Meri Lika

Yuri, nëse vula...!

Meri Lika  “Pse s’më erdhe kur të prita 100 vjet po m’bahet dita.” Nuk e di ku i kam lexuar këto vargje, t&eum...

Editorial 28 Shkurt 2023, 13:39 Arber Zaimi

Mbi “marrëveshjen”

Arber Zaimi Mbi “marrëveshjen”. 1. Ajo nuk është nënshkruar ende. Kur të nënshkruhet i bien thonjëzat dhe b...

Editorial 28 Shkurt 2023, 11:32 Henry Kissinger

ChatGPT, Revolucion intelektual?

Henry Kissinger Një teknologji e re po përpiqet ta transformojë rrënjësisht procesin njohës tek njerëzit, që nga ko...

Editorial 24 Shkurt 2023, 13:17 Politico

Si e dëboi Moska Francën nga Afrika

Foto Ilustruese Flamuri francez u ul për herë të fundit në kampin ushtarak Bila Zagré në Burkina Faso të diel&eum...

Editorial 21 Shkurt 2023, 09:54 Meri Lika

Fushata e sharlatanit politik

Politikani varet nga fjala!   Në fushatë, në televizion, në Parlament, apo në takime publike, në deklaratat që jep dhe...

Editorial 17 Shkurt 2023, 12:08 Harry Bajraktari

15 vjet më parë ëndrra u bë realitet

Harry Bajraktari Kur e nisëm punën në Washington, gati askush nuk dinte emrin Kosovë – lavdi e respekt për ata që punua...

Editorial 17 Shkurt 2023, 11:55 Meri Lika

Kartonokracia

Meri Lika Shqipëria po kthehet në një vend të çuditshëm, kjo çuditshmëri e kohëve të fundit po bë...

Editorial 14 Shkurt 2023, 19:55 Meri Lika

Diktatura perfekte

Meri Lika Në vitin 1990, gjatë një takimi intelektualësh të organizuar nga Octavio Paz dhe të transmetuar në televizion,...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet