LIVE UPDATES
Editorial

Yuri, nëse vula...!

Kam pritur që skandal pas skandali të qeverisë, ambasadorja e cila u investua me zë dhe me figurë në mbajtjen e karriges së Ramës, të fliste ndonjë fjalë, por sigurisht kjo nuk ndodhi dhe po ashtu jam e sigurt që nuk do të ndodhë, sepse përfaqësuesja e shtetit më demokratik në botë, sot, është skllave e fjalëve të saj.

2 Mars 2023, 08:58 Nga Meri Lika
Yuri, nëse vula...!
Meri Lika

 “Pse s’më erdhe kur të prita
100 vjet po m’bahet dita.”

Nuk e di ku i kam lexuar këto vargje, të cilat shumë çuditshëm, këto kohë, më vijnë në kujtesë sa herë që, gazetarët i drejtojnë mikrofonin ambasadores amerikane për ta pyetur në lidhje me skandalin e radhës të ish-kanakarit të saj, kryeministrit tonë.

Të them të drejtën, më vjen mirë që ajo nuk flet, sepse siç thotë Jorge Luis Borges “Mos fol nëse nuk mund ta përmirësosh heshtjen” apo edhe siç thotë Shekspiri "Është më mirë të jesh mbreti i heshtjes sate se skllav i fjalëve të tua". Fatkeqësisht në kushtet e këtyre aforizmave është sot ambasadorja.

Kam pritur që skandal pas skandali të qeverisë, ambasadorja e cila u investua me zë dhe me figurë në mbajtjen e karriges së Ramës, të fliste ndonjë fjalë, por sigurisht kjo nuk ndodhi dhe po ashtu jam e sigurt që nuk do të ndodhë, sepse përfaqësuesja e shtetit më demokratik në botë, sot, është skllave e fjalëve të saj.

Në lidhje me skandalin McGonigal, mua në ndryshim nga shumë të tjerë, nuk më shqetëson aspak që ky Zeusi ynë na i paska cënuar sigurinë Amerikës, sepse Amerika është e zonja t’i zgjidhë mirë gjërat e saj, dhe nuk i duhemi as unë e as askush nga ne. Ajo që më shqëtëson mua janë veprimet e kryeministrit tim (në fakt unë nuk e kam votuar kurrë).

Nuk më shqetëson “dëmi” që ky i korruptuari ynë i ka shkaktuar Amerikës sepse ka kohë që shumë prej nesh janë duke iu rënë kambanave të alarmit, por fatkeqësisht pikërisht ajo, ambasadorja e amrikws, e cila duhet t’i dëgjonte këto këmbana, na vendosi në rolin e personazhit negativ të filmit, duke na trajtuar si këngën e sirenave për veshët e Odisesë.
Duhet ta bëj një sqarim të vogël, ne që “bërtisnim” korrupsionin jemi sirenat kurse Yuri është Odisea.

Në udhëtimin e saj uliksian, duke u orvatur deteve dhe oqaneve të politikës shqiptare, ambasadorja u magjeps keq si Uliksi nga magjistarja Çirçe, por harroi se “magjistari” që e magjepsi ishte thjesht një vdekatar që magjinë nuk e kishte dhuratë të Zotave por produkt të korrupsionit të tij.

Diskutimi i vulës së partisë më të madhe opozitare, krahas skandalit McGonigal, sigurisht që është bërë tema e ditës dhe e diskutimeve jo për atë se kujt i përket kjo vulë, por për problemin më të madh që sot ka pushteti ynë atë të shkeljes së demokracisë dhe të ndarjes së pushteteve.

Ky gjyq absurd dhe i çuditshëm është rrobaqepësi më i mirë i rrobave imagjinare, i cili po na e nxjerr “mbretin” dhe shpurën e tij, vendase e të huaj, krejt lakuriq.

Sot në fakt, do doja të dija nëse ambasadorja i qëndron deklaratës së saj se po ajo do të ndërhynte në gjykata e në politikë, domethënë ku t’i donte qejfi asaj, në mënyrë që vulën ta marrin vulëhumburit.

Yuri, unë po të akuzoj publikisht , se nëse vula iu kalon vulëhumburve, ti ke mbështetur korrupsionin në vendin tim, ke punuar për të më dhunuar demokracinë, ke luftuar për të më vrarë pluralizmin, ti më kë shkelur kushtetutën e më ke prekur sigurinë kombëtare.

E duke qenë se të gjitha këto të vendosin në frontin e atyre që më duan të zhdukur si komb, unë të shpall Person të Padëshiruar.

meri lika yuri kim charles mcgonigal

Sondazh

Poll
Editorial 28 Shkurt 2023, 13:39 Arber Zaimi

Mbi “marrëveshjen”

Arber Zaimi Mbi “marrëveshjen”. 1. Ajo nuk është nënshkruar ende. Kur të nënshkruhet i bien thonjëzat dhe b...

Editorial 28 Shkurt 2023, 11:32 Henry Kissinger

ChatGPT, Revolucion intelektual?

Henry Kissinger Një teknologji e re po përpiqet ta transformojë rrënjësisht procesin njohës tek njerëzit, që nga ko...

Editorial 24 Shkurt 2023, 13:17 Politico

Si e dëboi Moska Francën nga Afrika

Foto Ilustruese Flamuri francez u ul për herë të fundit në kampin ushtarak Bila Zagré në Burkina Faso të diel&eum...

Editorial 21 Shkurt 2023, 09:54 Meri Lika

Fushata e sharlatanit politik

Politikani varet nga fjala!   Në fushatë, në televizion, në Parlament, apo në takime publike, në deklaratat që jep dhe...

Editorial 17 Shkurt 2023, 12:08 Harry Bajraktari

15 vjet më parë ëndrra u bë realitet

Harry Bajraktari Kur e nisëm punën në Washington, gati askush nuk dinte emrin Kosovë – lavdi e respekt për ata që punua...

Editorial 17 Shkurt 2023, 11:55 Meri Lika

Kartonokracia

Meri Lika Shqipëria po kthehet në një vend të çuditshëm, kjo çuditshmëri e kohëve të fundit po bë...

Editorial 14 Shkurt 2023, 19:55 Meri Lika

Diktatura perfekte

Meri Lika Në vitin 1990, gjatë një takimi intelektualësh të organizuar nga Octavio Paz dhe të transmetuar në televizion,...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet